Zvicra po provon të “hakmerret” ndaj fenomenit që talentet kosovarë që janë rritur në vendin e tyre po largohen dhe zgjedhin të luajnë për vendin e tyre. Për këtë arsye miqësorja e programuar të zhvillohet mes Shqipërisë dhe Kosovës në tokën helvete është në rrezik. Federata e këtij vendi nuk e ka pranuar faktin se shumë talente i kanë dhënë lamtumirën helvetëve për të veshur fanellat e dy përfaqësueseve shqiptare.
Zvicra mendon se kjo do të ishte një “reklamë” e dy përfaqësueseve para syve të talenteve shqiptare atje, ndaj për momentin nuk ka dhënë lejen e miqësores të luhet në një nga stadiumet zvicerane, e zyrtarizuar edhe në faqen e FIFA-s.
Shqipëria dhe Kosova do të zhvillojnë një mini-faze përgatitore në Zvicër dhe për këtë vendasit nuk janë kundër, por duket se ndeshjen do ta luajnë diku tjetër, ku si opsione shihen Austria ose Italia.