Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka komentuar në Kuvend deklaratat e bëra nga mazhoranca për situatën ekonomike në vendin tonë. Ajo deklaroi se qeveria duhet të kishte rishikuar buxhetin, dhe duhet të ofronte një paketë të re rezistence. Nga Kuvendi, deputetja Tabaku tha se i sheh me shumë shqetësim të ardhurat publike.
“Duhet të kishte ardhur me një buxhet të rishikuar, me një paketë të re rezistence, që ne mos të bëjmë fjalime populiste, siç thotë Braçe. Duhet të kishim ndryshuar shumë prioritetet.
Shqipëria po zbrazet dhe kot e keni që thoni që rritet punësimi, se po të ikin shumica e shqiptarëve. Socialistët do të punësohen. E shoh me shqetësim të ardhurat publike, se sot Rama është, po nesër jo”, tha Tabaku.