Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Super-skandali i UEFA-s/Sergio Ramos rezultoi me doping në finalen e Championsit

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Sergio Ramos largohet nga Real Madrid, 100 milionë euro e dërgojnë tek…

“Football Leaks” ka zbuluar një super-skandal të regjistruar në futboll i cili është fshehur nga UEFA. Sergio Ramos ka rezultuar dy herë në përdorimin e doping, por është falur dhe është fshehur si lajm. “Der Spiegel” publikoi lajmin duke shpjeguar se këto janë dy rastet e mundshme në të cilat kapiteni i Real Madridit ka shmangur rregullat.

Kapiteni ka dalë pozitiv në finalen e vitit 2017 në Champions League, në të cilin Real Madrid mundi Juventusin. UEFA ka arkivuar rastin. Ramos gjithashtu ka shkelur protokollin anti doping pas një ndeshje në La Liga në Malaga në prill 2018. Qendërmbrojtësi ka rezultuar pozitiv në medikamente që janë të ndaluar në sport.

Testet kanë treguar se në gjakun e tij ka patur injeksione të dexamethasone, të cilat atij i janë injektuar në gju dhe në shpatull një ditë para finales së Champions-it. Sipas “Football Leaks”, e cila zbulon numrin e mostrës së marrë nga lojtari i Real Madridit në një laborator në Seibersdorf, Austri, 3324822.

Çfarë është substanca Dexamethasone?

Dexamethasone është një përgatitje kortizon dhe ka efekt anti-flamator, substancë që është e përfshirë në listën e Substancave të Ndaluara nga WADA (Agjencia Botërore e Anti Doping).

Menjëherë sapo ka dalë përgjigja e testeve të dërguara në Austri, më 5 korrik laboratori i dërgoi këtë informacion UEFA-s. Një anëtar i njësisë anti-doping kontaktoi Sergio Ramos për sqarime dhe me 10 korrik lojtari iu ktheu përgjigje me katër rreshta. Ai shkroi se mjeku i Real Madrid e kishte kuruar atë një ditë para finales kundër Juventus duke i bashkangjitur raportin mjekësor të klubit, “ Shpresoj që kjo të sqarojë plotësisht situatë”, shkroi në fund spanjolli.

“Der Spiegel” sqaron se përdorimi i një substance të tillë lejohet të përdoret por në çdo rast është e detyrueshme që mjeku i klubit ta raportojë këtë në administratë para se të kryhet testi anti-doping. Mirëpo mjeku i Real Madrid nuk e bëri një gjë të tillë dhe gjurmët e substancës së gjetur në gjak konsiderohet një rast i dyshimtë dopingu.

Hapi i ardhshëm i detyrueshëm është fillimi i një hetimi. Dhe ky është problemi sipas gazetës gjermane sepse në formën e bashkangjitur si mostër nuk u përmend fare se është gjetur substanca në fjalë. Madje testi tregoi se është përdorur edhe substanca e quajtur Chronodose, e cila gjithashtu është e ndaluar nga WADA.

Sipas raportit të UEFA-s, Ramos ishte shoqëruar për të kryer testin anti doping dhe mjeku që ka kryer testin e ka firmosur. Sipas mjekut, ai e ka injektuar gabimisht substancën në shpatull dhe gju për shkak të emocioneve të larta pas fitimit të titullit. “Ishte një gabim njerëzor”, shkroi doktori në raport  dhe versioni i mjekut duket se e ka bindur UEFA-n, të cilët e mbyllën çështjen, duke iu tërhequr vërejtje që në rastet e tjera duhet të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm.

Tags: Championsitdopingfinalenrezultoisergio ramossuperUEFA-s

TË LIDHURA

Gjobiten klubet e Superiores, Komisioni i Disiplinës merr vendimet
Sport

Gjobiten klubet e Superiores, Komisioni i Disiplinës merr vendimet

19:48 | 02/12/2025
Kosova i la pa shpresë për Botëror, Sllovenia “i tregon derën” trajnerit
Sport

Kosova i la pa shpresë për Botëror, Sllovenia “i tregon derën” trajnerit

16:58 | 01/12/2025
Gol me kokë, Manaj realizon në Emiratet e Bashkuara Arabe
Sport

Gol me kokë, Manaj realizon në Emiratet e Bashkuara Arabe

17:36 | 29/11/2025
Next Post
Detaje të hetimeve për atentatin ndaj biznesmenit në Vlorë

Detaje të hetimeve për atentatin ndaj biznesmenit në Vlorë

Plas në Japoni/Podolski humb toruan, Iniesta profesionisti që i duhet futbollit (Video)

Plas në Japoni/Podolski humb toruan, Iniesta profesionisti që i duhet futbollit (Video)

Rama replikon me gazetarët: Kadrinjtë më qenkan turrur me radhë

Rama replikon me gazetarët: Kadrinjtë më qenkan turrur me radhë







JU REKOMANDOJMË

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

11:11 | 27/11/2025




TË FUNDIT

Qëlluan me armë zjarri ndaj një biznesi në Kukës, arrestohet 59-vjeçari, në kërkim i biri
Aktualitet

Qëlluan me armë zjarri ndaj një biznesi në Kukës, arrestohet 59-vjeçari, në kërkim i biri

by mirseda
13:24 | 03/12/2025
0

Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 27.11.2025, në lagjen Drinas të fshatit Mamëz, Kukës, ku u qëllua...

“Më keni hequr pampersat e mamit”/ Aktorja Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri Skampa: S’më japin rrogën

“Më keni hequr pampersat e mamit”/ Aktorja Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri Skampa: S’më japin rrogën

12:49 | 03/12/2025
PS për Avokatin e Popullit: Flasim kur të na mbërrijë zyrtarisht propozimi i Gazment Bardhit

PS për Avokatin e Popullit: Flasim kur të na mbërrijë zyrtarisht propozimi i Gazment Bardhit

12:44 | 03/12/2025
Berisha i alarmuar nga lëvizja e Salianjit: Ka qëllime private dhe personale  debati bëhet brenda

Berisha i alarmuar nga lëvizja e Salianjit: Ka qëllime private dhe personale debati bëhet brenda

12:15 | 03/12/2025
Celibashi propozon reformë te financimi politik: Duhet ligj i ri brenda dhjetorit!

Celibashi propozon reformë te financimi politik: Duhet ligj i ri brenda dhjetorit!

12:11 | 03/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com