Nicola Kalinic nuk arriti të shkëlqente tek Milani edhe pse vinte nga një sezon mjaft i mirë me Fiorentinën. Tek kuqezinjtë ai nuk arriti të ambientohet dhe shënoi shumë pak edhe pse e kishte të sigurt vendin e titullarit. Sezoni u mbyll shumë keq për kroatin, i cili u përjashtua vetëm pas ndeshjes së parë nga kombëtarja në Botërorin e Rusisë.E ardhmja e tij do të jetë larg Milanit dhe besohet që Kalinic do ti bashkohet Atletico Madridit. Sipas asaj që raporton “Cadena Ser” sulmuesi kroat ka arritur marrëveshjen me madrilenët dhe pritet vetëm miratimi i kuqezinjve për tu finalizuar.
Kalinic do të kalojë te skuadra e Simeone në formën e huazimit me detyrim blerje në qershor 2019 për shumën e 18 milionë eurove. Milan shpenzoi 22 milionë euro për ta marrë nga Fiorentina në sezonin e kaluar, por ai u paraqit poshtë nivelit të pritshmërive.