Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Sulmet iraniane ndaj Arabisë Saudite: Çfarë mund të bëjë Trump?

6 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Sulmet iraniane ndaj Arabisë Saudite: Çfarë mund të bëjë Trump?

In this July 17, 2019, photo, President Donald Trump arrives to speak at a campaign rally at Williams Arena in Greenville, N.C. (AP Photo/Carolyn Kaster)

Nga: Jonathan Marcus “BBC”

Ndërsa po përpiqet të përgatisë një përgjigje ndaj sulmeve kundër infrastrukturës saudite të naftës, presidenti amerikan Donald Trump ka këmbëngulur se ka shumë opsione në duar. Ai ka zgjedhur tashmë të përdorë njërën prej tyre, duke urdhëruar shtimin e sanksione ekonomike kundër Teheranit, që nga ana e tij e mohon autorësinë e sulmit.

Njëherazi, Trump kërkon forcimin e politikës së “presionit maksimal” kundër Iranit, për të cilin SHBA-ja insiston se ka pasur një ndikim të rëndësishëm. Problemi është se shumë kritikë të administratës Trump, besojnë se është pikërisht kjo politikë, dhe vendimi i presidentit për të braktisur marrëveshjen bërthamore me Iranin, dhe rritja e presionit ekonomik, ajo që na ka sjellë në këtë situatë të tensionuar.

Atëherë, çfarë mund të bëjnë amerikanët? Cilat janë opsionet reale? Së pari, është e rëndësishme të kuptohet, se çdo veprim mund të jetë i menjëhershëm, ose mund të kryhet me kalimin e kohës. Ai mund të jetë i hapur ose fshehtas publikut. Megjithatë, si SHBA-ja ashtu edhe sauditët duhet ta bëjnë publike këtë çështje.

Ata duhet ta përcaktojnë qartë atë që ka ndodhur, dhe të sigurojnë prova të forta që të nxjerrin në pah përgjegjësinë e Teheranit. Kjo do të sigurojë kauzën morale dhe ligjore ndaj çdo reagimi, dhe do të ndihmojë në garantimin e mbështetjes më të gjerë ndërkombëtare për çdo hap të ndërmarrë.

Siç e thekson shpesh Sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo, kjo do të ishte tek e fundit “një akt lufte”. Përkundër mohimit nga iranianët, informacionet e publikuara deri më tani, tregojnë se Irani është i thellësisht i përfshirë në këto sulme. Por lipsen më shumë detaje për t’i dhënë përgjigje pyetjes thelbësore:a ishte ky sulm, siç thonë disa zyrtarë amerikanë, i nisur nga territori iranian?

Dhe sapo të sqarohet kjo çështje, çfarë mund të bëjë presidenti Trump? Ndërsa nuk ka ende detaje, reagimi fillestar i presidentit, ka qenë urdhërimi i më shumë sanksioneve ekonomike. S’ka dyshime se ekonomia iraniane po dëmtohet prej tyre.

Kjo thonë shumë analistë, është arsyeja pse Irani mund të ketë vendosur të godasë infrastrukturën saudite të naftës. Sulmi është një paralajmërim, se lufta ekonomike e Uashingtonit kundër Teheranit, mund të shoqërohet me një reagim iranian kundër Riadit.

Sulmet kanë dëshmuar një cenueshmëri jashtëzakonshme të madhe të Arabisë Saudite, një faktor që duhet mbajtur parasysh për çdo lloj opsioni ushtarak që po shqyrtohet. Problemi tjetër me intensifikimin e fushatës së “presionit maksimal”, është se SHBA-ja nuk ka shumë për të bërë në këtë drejtim.

Presioni ekonomik, është thuajse në maksimum e vet. Me kalimin e kohës, ndikimi i kësaj fushate në Iran do të përkeqësohet. Dhe përkundër pretendimeve të SHBA-së se ai po funksionon, disa analistë nuk shohin ndonjë shenjë se Irani po e moderon sjelljen e tij në rajon. Përkundrazi, sa më shumë që shtrohet presioni, aq më shumë forcohen dhe aleatët e Iranit, si Hezbollahu, ose milicitë pro-iraniane në Irak.

Është e vështirë të thuhet, nëse presidenti Trump, i sheh vërtetë sulmet e fundit si komprometim të interesit të madh kombëtar të SHBA-së. Ai është haptazi një president, që dëshiron t’u japë fund aventurave ushtarake amerikane jashtë vendit, dhe të mos fillojë të reja.

Dhe për një sërë arsyesh, Arabia Saudite po humbet më shumë miq sesa po fiton në Capitol Hill. Por le të supozojmë se SHBA-ja, mendon se po preken interesat e saj jetike, çfarë atëherë ndodh? Opsionet ushtarake dhe listat e synimeve të mundshme ndryshojnë. Pyetja kryesore është:çfarë synon të arrijë përdorimi i forcës?

Për shembull, mund të jetë një sulm simbolik. Si ai që Trump urdhëroi kundër një baze siriane të armëve kimike. Por që bëri shumë pak, për ta penguar regjimin e Asadit nga përdorimi i tij i mëtejshëm i armëve kimike. Ndërkohë, nëse synohet një efekt i vërtetë ushtarak, atëherë çdo sulm do të duhet të kalibrohet me kujdes.

Ai duhet të përputhet me shkallën e ashpërsisë së sulmit kundër Arabisë Saudite, por të jetë nga ana tjetër mjaftueshëm i fortë për t’i dërguar Iranit një mesazh të qartë. Irani nuk po tregon shenja përkuljeje. Ndaj ekziston një rrezik real, që tensionet midis Iranit dhe SHBA-së të pëshkallëzohen në një konflikt të plotë.

Si mund të shkonte një konflikt i tillë? Ka shumë variabla që duhen marrë parasysh. Dhe është më lehtë të thuash, se çfarë nuk do të ndodhë. Administrata Trump, mund të jetë vërtetë një armike e paepur e regjimit Iranian. Por ajo nuk do të ndërmarrë një pushtim në shkallë të plotë të Iranit, për ta rrëzuar regjimin atje.

Ky nuk është Iraku i Sadam Huseinit. Irani ishte një sfidë më komplekse, si në nivelin ushtarak ashtu edhe atë politik. Disa në Shtëpinë e Bardhë, duan qartazi ndryshimin e regjimit. Ka të ngjarë që të zhgënjehen. Pra, përjashtoni një luftë të madhe tokësore.

Shtetet e Bashkuara, mund të ndërmarrin sulme ndëshkuese kundër infrastrukturës ushtarake të Iranit. Por Irani i ka mjetet për t’u kundërpërgjigjur. Ai mund të përdorë një sërë masash, nga minat kundër anijeve lufrake, tankerave të naftës etj, duke i detyruar amerikanët të ndërmarrin hapa të tjera për t’i mbrojtur ato.

I gjendur nën presion, Irani mund të synojë ta përhapë konfliktin më gjerë në rajon, duke i kërkuar milicive të mbështetura prej tij në Irak, Siri ose gjetkë që të sulmojnë objektivat amerikane. Hezbollahu, mund të rinisë sulmet me raketa ndaj Izraelit.

Qëllimi do të ishte t’i tregohet Uashingtonit, se ajo që Trumpi e sheh si një fushatë të shkurtër ndëshkimore, rrezikon t’i vërë zjarrin gjithë rajonit. Ajo që e vështirëson më tej situatën, është fakti që SHBA-ja dhe aleatët e saj kryesorë perëndimorë, mbeten të ndarë se si ta trajtojnë Teheranin, edhe nëse ata kanë një vlerësim të ngjashëm mbi “problemin iranian”.

Evropianët shpresojnë ende, përkundër të gjitha gjasave, se marrëveshja bërthamore me Teheranin mund të mbijetojë. Shumë vende të tjera, jo vetëm Rusia dhe Kina, teksa nuk kanë iluzione mbi Iranin, priren ta shohin këtë si një “problem të Trumpit”.

Ato nuk ka të ngjarë t’i bashkohen një fushate të presionit maksimal diplomatik. Sigurisht, ekziston edhe një qasje tjetër diplomatike, për të shtensionuar situatën: Palët mund të përpiqen të bisedojnë. Përpara këtij episodi, kishte sugjerime të ndryshme, se presidenti Trump mund të ishte i hapur për një lloj takimi me iranianët. Kjo tani mund të jetë edhe më e pamundur. Dhe është e vështirë të shihet, nëse ndonjë udhëheqës iranian sheh përfitime për vendin e tij nga bisedime të tilla.

TIRANA TODAY

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Tags: Donald TrumpsanksioneTeherani

TË LIDHURA

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Temperaturat e larta lënë pa energji elektrike Bagdadin, ndërsa rritja e kërkesës bllokon dy linja transmetimi
Bota

Temperaturat e larta lënë pa energji elektrike Bagdadin, ndërsa rritja e kërkesës bllokon dy linja transmetimi

22:30 | 11/08/2025
U pa duke ecur i zhv*shur brenda një hoteli me 5 yje, linja ajrore britanike pezullon menjëherë pilotin
Bota

U pa duke ecur i zhv*shur brenda një hoteli me 5 yje, linja ajrore britanike pezullon menjëherë pilotin

21:30 | 11/08/2025
Next Post
Klaus Fuks, spiuni gjerman që bëri superfuqi bërthamore Bashkimin Sovjetik (video)

Klaus Fuks, spiuni gjerman që bëri superfuqi bërthamore Bashkimin Sovjetik (video)

Rama mbledh koordinatorët e veriut në Velipojë

Rama mbledh koordinatorët e veriut në Velipojë

Soreca flet pas dënimit të Tahirit

Soreca flet pas dënimit të Tahirit

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

16:43 | 06/08/2025
Netanyahu diskuton të enjten planin për pushtimin e Gazës, ndërsa Hezbollahu e paralajmëron: Nëse sulmon Libanin, do të goditesh me raketa!

Netanyahu diskuton të enjten planin për pushtimin e Gazës, ndërsa Hezbollahu e paralajmëron: Nëse sulmon Libanin, do të goditesh me raketa!

19:40 | 05/08/2025




TË FUNDIT

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

by mirseda
22:41 | 11/08/2025
0

Një studim i fundit zbuloi se gratë përjetojnë dy herë më shumë stres nga bashkëshortët sesa nga...

Temperaturat e larta lënë pa energji elektrike Bagdadin, ndërsa rritja e kërkesës bllokon dy linja transmetimi

Temperaturat e larta lënë pa energji elektrike Bagdadin, ndërsa rritja e kërkesës bllokon dy linja transmetimi

22:30 | 11/08/2025
Luis Enrique prek zemrat e të gjithëve: Finalja e Championsit më kujtoi vajzën time që nuk jeton më

Luis Enrique prek zemrat e të gjithëve: Finalja e Championsit më kujtoi vajzën time që nuk jeton më

22:20 | 11/08/2025
Zyrtare, Tirana përforcohet në sulm, afrohet lojtari

Zyrtare, Tirana përforcohet në sulm, afrohet lojtari

21:35 | 11/08/2025
U pa duke ecur i zhv*shur brenda një hoteli me 5 yje, linja ajrore britanike pezullon menjëherë pilotin

U pa duke ecur i zhv*shur brenda një hoteli me 5 yje, linja ajrore britanike pezullon menjëherë pilotin

21:30 | 11/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com