Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Sulme të reja ajrore mbi Rripin e Gazës

5 vjet ago
in Bota
Sulme të reja ajrore mbi Rripin e Gazës

Ushtria izraelite ndërmori një valë sulmesh ajrore mëngjesin e së hënës në Rripin e Gazës ndërsa tha se shkatërroi 15 kilometra tunele të militantëve dhe shtëpitë e pretenduara të nëntë komandantëve të Hamasit.

Banorët e Gazës të zgjuar nga sulmet i përshkruan ato si më të rëndat që nga fillimi i luftës një javë më parë, dhe madje edhe më të fuqishme sesa sulmet e një dite më parë që lanë prapa 42 të vdekur dhe rrafshuan tri ndërtesa.

Nuk pati informacion të menjëhershëm për viktimat nga sulmet e fundit. Një ndërtesë trekatëshe në Gaza u dëmtua rëndë, por banorët thanë se ushtria i paralajmëroi ata 10 minuta para sulmit dhe të gjithë u evakuuan. Ata thanë se shumë prej sulmeve ajrore goditën tokat bujqësore aty pranë.

Lufta shpërtheu të hënën e kaluar, kur Hamasi hodhi raketa me rreze të gjatë veprimi drejt Jerusalemit, pas disa javësh përplasjesh midis protestuesve palestinezë dhe policisë Izraelite.

Që nga ajo kohë, ushtria izraelite ka kryer qindra sulme ajrore që sipas saj synojnë infrastrukturën militante të Hamasit. Militantët palestinezë në Gaza kanë qëlluar me më shumë se 3 mijë e 100 raketa mbi Izraelin.

Të paktën 197 palestinezë janë vrarë në qindra sulme ajrore në Gaza, përfshirë 58 fëmijë dhe 34 gra, ndërsa janë plagosur 1 mijë e 230 veta. Të paktën dhjetë veta janë vrarë në Izrael nga sulmet me raketa nga Gaza, përfshirë një djalë 5-vjeçar.

“Unë nuk kam parë këtë nivel të shkatërrimit gjatë 14 viteve të punës time,” tha Samir al-Khatib, një zyrtar i emergjencave në Gaza. “As në luftën e vitit 2014”, shtoi ai, duke iu referuar luftës më shkatërruese nga katër luftërat e zhvilluara midis Izraelit dhe Hamasit.

Sulmet e së hënës pasuan komentet e së dielës të kryeministrit Benjamin Netanyahu, se nuk po planifikonte ndonjë përfundim “të menjëhershëm” të sulmeve vdekjeprurëse ajrore në Gaza./VOA/

Tags: GazaIzraelPalestine

TË LIDHURA

BBC: Anëtarët e Bordit të Paqes premtojnë 7 miliardë dollarë ndihmë për Gazën
Bota

BBC: Anëtarët e Bordit të Paqes premtojnë 7 miliardë dollarë ndihmë për Gazën

22:01 | 19/02/2026
Disa orë pas arrestimit për përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, lirohet ish-Princi Andrew
Bota

Disa orë pas arrestimit për përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, lirohet ish-Princi Andrew

21:30 | 19/02/2026
Nëndetësja me 4 ton kokainë, kapet nga marina meksikane në Oqeanin Paqësor
Bota

Nëndetësja me 4 ton kokainë, kapet nga marina meksikane në Oqeanin Paqësor

20:51 | 19/02/2026
Next Post
Flutura Açka në krahë të Agron Tufës

Në kujtesë të Teatrit Kombëtar

Vëzhguesit ndërkombëtarë, “idiotët e dobishëm” që i garantojnë Putinit sundimin

“Kanë 100 000 euro në shtëpi nga shitja e tokës”, detaje nga masakra në Greqi

Vëzhguesit ndërkombëtarë, “idiotët e dobishëm” që i garantojnë Putinit sundimin

Vëzhguesit ndërkombëtarë, “idiotët e dobishëm” që i garantojnë Putinit sundimin







JU REKOMANDOJMË

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

BBC: Anëtarët e Bordit të Paqes premtojnë 7 miliardë dollarë ndihmë për Gazën
Bota

BBC: Anëtarët e Bordit të Paqes premtojnë 7 miliardë dollarë ndihmë për Gazën

by mirseda
22:01 | 19/02/2026
0

Disa vende që janë anëtarësuar në Bordin e Paqes të Donald Trump kanë kontribuar më shumë se...

Disa orë pas arrestimit për përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, lirohet ish-Princi Andrew

Disa orë pas arrestimit për përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, lirohet ish-Princi Andrew

21:30 | 19/02/2026
Nëndetësja me 4 ton kokainë, kapet nga marina meksikane në Oqeanin Paqësor

Nëndetësja me 4 ton kokainë, kapet nga marina meksikane në Oqeanin Paqësor

20:51 | 19/02/2026
Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Fierit sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Fierit sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut

20:31 | 19/02/2026
Upps! Luizi “vuri në lojë” Luana Vjollcën në filmin e ri?

Upps! Luizi “vuri në lojë” Luana Vjollcën në filmin e ri?

20:06 | 19/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com