Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

‘Suksesi’ i protestës dhe vetmia e Bashës

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
‘Suksesi’ i protestës dhe vetmia e Bashës

Nga Mero Baze/ Të gjithë po vrapojnë ta lexojnë si dështim protestën e sotme, por Lulzim Basha e ka një shans ta shikojë si sukses. Ai në të vërtetë është duke kërkuar të gjejë rrugën për të ardhur në pushtet. Në shkencën e gjeologjisë, rezultati i kërkimit quhet pozitiv edhe kur nga kërkimi rezulton se nuk doli gjë. Kjo, pasi ti mbledh mendjen që në atë zonë të mos kërkosh më.

Edhe Lulzim Basha është mirë ta konsiderojë veten në një proces kërkimi, dhe jo të bëjë sikur gjoja bën opozitë. Ka gati një vit që ka humbur zgjedhjet, ditë më ditë nga data 26 maj qyshkurse paraqiti listën në KQZ, dhe ai është më shumë në panik nga humbja e karriges së PD, se sa nga nevoja për të rrëzuar Edi Ramën. Çdo lëvzije që ka bërë gjatë gjithë këtij viti nuk i ka kundër Ramës, por për të zënë hapësirën e mendimit kritik brenda PD-së.

Dhe për këtë nuk ka bërë kujdes të zgjedhë metodat. Dhuna në Kuvend dhe protesta e dhunshme në rrugë, i duket se është një mjet i fortë që prodhon zhurmë të madhe, për të mos dëgjuar zilet e vogla brenda PD-së.

Sot me aq pak njerëz që u mblodhën, Lulzim Basha duhet ta kuptojë se jo vetëm shoqërinë, por ai nuk ka bindur dot as PD-në me këtë manovër. Zhurma në parlament, bllokimi i foltoreve, fushata e përbaltjes së vendit për negociatat, dhe mbi të gjitha protagonizmi falls për të mos lejuar të dëgjohen zëra kundër tij, nuk është besuar as brenda PD-së.

Sot u pa që njerëzit e kanë konsideruar Lulzim Bashën një lloj Babaleje. Biles një Babale të poshtëruar, pasi Babales së vërtetë nuk i ka dalë akoma ekspertiza. Këtij i doli.

Dhe është koha të mos e marrë për dështim, por për sukses, meqë ka qejf ta quajë doemos sukses këtë protestë. Le ta quajë sukses dhe të heqë dorë nga ky stil opozitar, nga tërheqja në spiralen e dhunshme të Berishës, nga të bërit qesharak në Kuvend, nga inskenimet banale në Bulevard, dhe nga ekstaza që u përgjak një protestues, që u paguakërka dhe për gazetar në PD. Është më mire të gëzohet që dështoi dhe të mos e përsërisë më këtë skemë, por të ulet e të ndryshojë rrënjësisht për t’u bërë i besushëm si fillim brenda PD-së. Ky është i vetmi lider partie që qysh kur ka shkelur në atë parti, ka një ritëm rënie me progresion gjeometrik, duke shkuar poshtë e më poshtë. Më 2017, ai ishte 240 mijë vota më pak se 2013-a, kurse sot po aq të tjera në raport me 2017-n.

Dhe të gjitha vijnë nga fakti se nuk e beson njeri. Nuk e beson si politikan, nuk e beson si njeri, nuk e beson si kryetar partie, nuk e beson si ish- ministër i penalizuar, nuk e beson si kunati i Erionit, nuk e beson si vjehrri i Xhafës, nuk e beson si aleat i Mediut, nuk e beson si tutor i Gridës,  por mbi të gjitha, nuk e besojnë se ai di të bëjë ndonjë gjë.

Për të vetmen gjë që e besojnë, është se ai nuk është prishur akoma me Doktorin.

Që kjo situatë të ndryshojë, Basha duhet ta quajë sukses këtë protestë dhe t’u thotë të gjithë të vetëve i gëzuar, se tani e di se çfarë nuk duhet të bëjë më. Dhe mund të fillojë të mendojë për një zgjidhje të re, nëse e ka vërtet seriozisht. Nëse do të gënjejë dhe veten, siç e ka zakon, le të vazhdojë. Fati i Edi Ramës!/Tema/

Tags: Bashësprotestëssuksesivetmia

TË LIDHURA

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?
Editorial - Opinione

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?

13:19 | 21/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Next Post
Dramë në Kiev, Salah lë fushën në lot (Video)

Dramë në Kiev, Salah lë fushën në lot (Video)

Shkencëtarët japonezë prodhojnë alkool nga pemët

Shkencëtarët japonezë prodhojnë alkool nga pemët

Mbyllet pjesa e parë, një gol i anuluar dhe dy humbje “tragjike” (Video)

Mbyllet pjesa e parë, një gol i anuluar dhe dy humbje “tragjike” (Video)







JU REKOMANDOJMË

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

18:46 | 26/11/2025
“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025




TË FUNDIT

Akuzohej për marrje ryshfeti, dënohet me 14 vite burg ish-presidenti i Perusë
Bota

Akuzohej për marrje ryshfeti, dënohet me 14 vite burg ish-presidenti i Perusë

by mirseda
21:13 | 26/11/2025
0

Një gjykatë në Peru ka dënuar me 14 vite burg ish-presidentin Martin Vizcarra, i cili u shpall...

SHBA, dy anëtarë të Gardës Kombëtare qëllohen me armë, ngjarja pranë Shtëpisë së Bardhë

SHBA, dy anëtarë të Gardës Kombëtare qëllohen me armë, ngjarja pranë Shtëpisë së Bardhë

21:11 | 26/11/2025
Merz: Putin nuk ka shanse ta fitojë luftën në Ukrainë

Merz: Putin nuk ka shanse ta fitojë luftën në Ukrainë

20:08 | 26/11/2025
Reshjet intensive në Pogradec/ Prezencë e ujit në katet e para të banesave

Reshjet intensive në Pogradec/ Prezencë e ujit në katet e para të banesave

20:05 | 26/11/2025
Albin Kurti rizgjidhet kandidat i Vetëvendosjes për kryeministër pa asnjë votë kundër

Albin Kurti rizgjidhet kandidat i Vetëvendosjes për kryeministër pa asnjë votë kundër

19:40 | 26/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com