Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Studimi i fundit: Ja çfarë mund t’i ketë shkaktuar vdekjen Napoleon Bonapartit

4 vjet ago
in Bota, Kryesore, Kuriozitete
Studimi i fundit: Ja çfarë mund t’i ketë shkaktuar vdekjen Napoleon Bonapartit

Ka shumë kohë që spekulohet mbi shkakun e vërtetë të vdekjes së Napoleon Bonapartit në ishullin e Shën Helenës më 5 maj të vitit 1821. Tani, në 200-vjetorin e kësaj ngjarje, një biokimist nga Universiteti De Montfort në Leiçester të Britanisë së Madhe, beson se ka zgjidhur më në fund misterin se çfarë e vrau një nga figurat më të njohura të historisë.

“Atë e vrau dashuria për kolonjën”-thotë Parvez Haris, profesor i shkencës bio-mjekësore në Shkollën e Shkencave Aleate të Shëndetit të De Montfort. Sipas dr.Haris, Napoleoni e helmoi ngadalë veten për vdekje për disa vjet, duke përdorur në sasi të mëdha njëlloj parfumi për burra që përmbante përbërës potencialisht toksikë.

“Napoleoni ishte një promovues i shkëlqyeshëm i kolonjës, që nisi të prodhohej për herë të parë në mënyrë masive në vitin 1792. Për të paktën 20 vjet ai e lante trupin me të, duke e derdhur mbi kokë. Ai merrte shumë shishe me vete gjatë fushatave të tij ushtarake dhe misioneve diplomatike. Të dhënat tregojnë se ai përdorte 2-3 shishe në ditë, kur sot burrat mund të përdorin maksimumi një shishe në vit!”- shprehet Dr.Haris

Perandori i Francës ishte i bindur se kolonja e tij e preferuar, mund ta mbronte atë nga sëmundjet dhe vdekja e parakohshme. Sado e çuditshme që tingëllon, kjo ide ka disa baza shkencore. Kjo pasi Napoleoni përdorte një lloj parfumi që përmbante sasi të mëdha alkooli, që është i dobishëm si antiseptik.

Kjo mund ta ketë ndihmuar atë të shmangë infeksionet bakteriale dhe virale, që ishin të zakonshme tek të tjerët që merrnin pjesë në fushatat e tij ushtarake. Dihet fakti që Napoleoni nuk u besonte mjekëve, dhe se ai preferoi ta lante trupin e tij nga koka te këmbët me parfum për burra çdo ditë për të ruajtur shëndetin dhe vitalitetin e tij.

Mesa duket ai e pinte atë me raste, pasi ishte i bindur se ky lëng përmbante përbërës magjikë që mund ta mbanin përgjithmonë të ri. Në doza të kufizuara, kolonja e preferuar e Napoleonit mund të ketë qenë e padëmshme, apo edhe e dobishme. Kolonja i merr aromat e saj dalluese nga vajrat esencialë që gjenden në lule dhe bimë të tjera.

Nëse merren në doza të kufizuara,këto vajra mund të kenë disa efekte pozitive. Ato mund të rrisin funksionimin e sistemit imunitar, të ulin inflamacionin, të ndihmojnë në uljen e ankthit dhe të promovojnë gjumë të shëndetshëm, ndër përfitimet e tjera të mundshme.

Por kur konsumohen në sasi të mëdha, vajrat esencialë mund të bëhen toksikë. Kërkimet moderne kanë treguar se nivelet e larta të vajrave thelbësorë, mund të shkaktojnë çekuilibër serioz të hormoneve, të cilat mund të çojnë në kriza shëndetësore, rënie të flokëve dhe zmadhim të gjoksit tek burrat.

Gjithashtu, studimet kanë zbuluar se konsumimi i tepërt i vajit esencial mund ta rrezikojë një njeri të preket nga kancer gastrointestinal. Napoleoni vuante nga të gjitha këto probleme, thekson Haris. Në fakt, konsensusi i përgjithshëm i studiuesve ka qenë se Napoleoni kishte vdekur nga kanceri i stomakut dhe ulçera e stomakut.

Mjeku i Napoleonit, Fransua Antomarki, që kreu edhe autopsinë e parë tek pacienti i tij më i famshëm, shënoi kancerin e stomakut si shkakun zyrtar të vdekjes së Napoleonit. Edhe disa studiues të sotëm që e kanë analizuar këtë çështje,janë pajtuar me këtë përfundim.

Studimi i Haris nuk e kundërshton këtë përfundim, por shkon më thellë duke identifikuar shkakun e mundshëm të kancerit. Një tjetër teori popullore, pretendon se Napoleoni vdiq nga helmimi me arsenik. Sipas kësaj teorie ai u helmua me dashje nga armiqtë e tij, dhe me shumë gjasa nga rojet britanike, të cilët u caktuan që ta ruanin gjatë internimit në Shën Helenë. Dhe kjo hipotezë nuk bazohet vetëm në spekulime.

Analiza e mostrave të flokëve të Napoleonit,zbuloi se ato përmbanin nivele të larta arseniku. Ndërkohë dihet se para vdekjes ai përjetoi simptoma të sëmundjes, të cilat i ngjanin atyre të shkaktuara nga helmimi me arsenik. Por studimet e mëvonshme e hodhën poshtë këtë teori.

Shkencëtarët kanë analizuar mostra shtesë të flokëve të Napoleonit, të marra në periudha të ndryshme të jetës së tij, duke gjetur sasi shqetësuese të arsenikut tek të gjithë ato. Në kohë kur jetoi Napoleoni arseniku përdorej shpesh tek ngjitësit dhe ngjyruesit, ndaj ishte e lehtë që të merrej nga mjedisi përreth.

Studiuesit studiuan mostrat e flokëve të marra nga individë të tjerë që jetonin në Evropë në atë kohë, dhe zbuluan se edhe ata përmbanin nivele të larta të arsenikut. Duke mos pasur ndonjë njohuri të vërtetë mjekësore, Napoleoni përdori shumë më shumë kolonjë sesa duhej. Ai e thithi atë përmes lëkurës së tij, apo edhe e piu në sasi aq të mëdha sa që një rezultat tragjik ishte ndoshta i pashmangshëm.

“Napoleoni, një mbrojtës i madh i shkencës, e helmoi dalëngadalë veten e tij. Në këndvështrimin tim se “Eau de Cologne” ishte helmi kryesor,dhe i kombinuar me kimikate të tjera, duke përfshirë arsenikun, duhet të ketë kontribuar në shëndetin e tij dhe në fund të fundit në vdekjen e tij nga kanceri i stomakut”-thotë dr.Haris.

Burimi i lajmit: https://www.ancient-origins.net/news-history-archaeology/napoleon-cologne-0015304

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: Napoleon BonapartiStudimivdekje

TË LIDHURA

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës
Bota

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

22:17 | 05/07/2025
Zelensky zbardh detaje nga biseda me Trump: Ishte më e mira që kam patur ndonjëherë
Bota

Zelensky zbardh detaje nga biseda me Trump: Ishte më e mira që kam patur ndonjëherë

22:16 | 05/07/2025
Fluturimi që përfundoi në tragjedi, 4 viktima nga rrëzimi i avionit
Bota

Fluturimi që përfundoi në tragjedi, 4 viktima nga rrëzimi i avionit

21:54 | 05/07/2025
Next Post
Zgjedhjet/ Maliqi thirrje për protesta: Uragani popullor duhet të vërshojë

Zgjedhjet/ Maliqi thirrje për protesta: Uragani popullor duhet të vërshojë

I kërcënuar nga bandat e Vlorës? Gazetari kërkon leje për armë

I kërcënuar nga bandat e Vlorës? Gazetari kërkon leje për armë

Ronaldo harron humbjen me Milanin/ Blen Ferrarin me vlerë prej 1.6 milionë euro

Ronaldo harron humbjen me Milanin/ Blen Ferrarin me vlerë prej 1.6 milionë euro

JU REKOMANDOJMË

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij
Sport

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij

by mirseda
22:56 | 05/07/2025
0

Në funeralin e Diogo Jotës dhe Andre Silvës, ishin qindra personalitete të futbollit. Mungesa që ra më...

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

22:33 | 05/07/2025
Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

22:19 | 05/07/2025
Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

22:17 | 05/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com