E hënë, 1 Mars, 2021
11 C
Tirana

Studimi: 30% e njerëzve me Covid, simptoma deri në 9 muaj pas infektimit

Nëse jeni infektuar me COVID-19, simptomat e infektimit mund të vazhdojnë të shfaqen deri në 9 muaj pas infektimit.

Në studimin e bërë publik në revistën mjekësore JAMA Network Open, është zbuluar se deri në 30% të njerëzve me Covid-19 vazhdojnë të kenë simptoma deri në nëntë muaj pas infektimit.

Në studim u përfshinë 234 qytetarë por vetëm 177 individë kishin kaluar Covid-19 dhe zbuluan se rreth 30% e tyre kishin ende simptoma edhe pas 9 muajsh.

Nga 177 pacientë, 150 (84.7%) kishin shfaqur simptoma të lehta dhe nuk ishin shtruar kurrë në spital, 16 persona kishin shfaqur simptoma të moderuara prandaj u trajtuan në spital dhe 11 (6.2%) ishin asimptomatike. 23 nga 177 vuanin nga hipertensioni. Midis pjesëmarrësve me COVID-19, simptomat e vazhdueshme u raportuan nga 17 nga 64 pacientë (26.6%) të moshës 18 deri 39 vjeç, 25 nga 83 pacientë (30.1%) të moshës 40 deri 64 vjeç dhe 13 nga 30 pacientë (43.3%) të moshës 65 vjeç e lart.

Simptomat më të zakonshme ishin lodhja e raportuar te 24 pacientë dhe humbja e shijes ose nuhatjes te 24 pacientë të tjerë, ndërkohë që kishin kollë, probleme me frymëmarrjen dhe dhimbje të muskujve. Shumica e tyre deklaruan se kishin të paktën efekte në një aktivitet të jetës.

Më shumë se 80% e personave të shtruar në spital gjithashtu raportuan se kishin ende kollë dhe më shumë se 80% e tyre raportuan se kishin ethe deri në 9 muaj pas diagnozës.

Ndërsa studiuesit vunë në dukje se numri i vogël i personave të marrë në studim ishte një kufizim për përfundimet e tyre. Një pengesë gjithashtu mund të jetë fakti se  është vetëm në një vend dhe mund të ketë paragjykim nga simptomat e vetë-raportuara dhe ndjekjen e tyre.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kosova në pritje të konfirmimit nga COVAX për marrjen e vaksinave

Ministria në detyrë e Shëndetësisë në Kosovë tha se është në pritje të “konfirmimit final” nga COVAX për marrjen e dozave të para të...

Ukraina hedh në plehra vaksinat anti-covid, mjekët refuzuan t’i marrin

Ukrania ka hedhur poshtë disa doza vaksina anti-covid pasi mjekët kanë refuzuar që t’i marrin. Në lidhje me këtë ka folur edhe kreu i Partisë...

A mund ta kishin pushtuar dot britanikët Bashkimin Sovjetik?

Më 2 shtator 1945, presidenti amerikan Herri Truman, shpalli fundin e Lufës së Dytë Botërore. Me dorëzimin e Japonisë, bota mund të merrte frymë...

Takimet në Bruksel, Rama: Vlerësime shumë të mira për Shqipërinë

Kryeminstri Edi Rama e cilësoi si një ditë pozitive dhe produktive vizitën e tij në Bruksel ditën e sotme. Edhe pse në momente të vështira...

E bujshme nga Italia, PSG nis bisedimet për Elseid Hysajn

Një lajm i bujshëm ka qarkulluar së fundmi në mediat italiane. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, i cili mund të...