jojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Studimet në Universitetin e Tiranës, sa do kushtojë një vit akademik në 2019-2020

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Studimet në Universitetin e Tiranës, sa do kushtojë një vit akademik në 2019-2020

Për të pestin vit, Senati Akademik i Universitetit të Tiranës ruan të pandryshuara tarifat e shkollimit për studentët që do të pranojë për herë të parë në auditorë.

Vendim ky i Senatit Akademik, derivat i tarifave tavan të caktuara nga Këshilli i Ministrave, të cilat janë prej vitesh po ato. Kështu, edhe për 2019-2020, një vit akademik në Universitetin e Tiranës do të kushtojë nga 25- 40 mijë lekë. Profilet e edukimit në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Gjuhët e Huaja janë ato që do rëndojnë më pak në xhepat e studentëve e familjarëve të tyre, ndërsa Shkencat Sociale dhe Drejtësia kapin vlerat maksimale, krahasuar me fakultetet e tjera brenda UT-së.

Kujtojmë që me vendimin e fundvitit që shkoi, të gjithë të rinjtë që fitojnë statusin e studentit në ciklin e parë paguajnë vetëm gjysmën e tarifës. Benefite më të mëdha kanë ekselentët e maturës dhe universitetit (me mesatare mbi 9). Kusht për të përfituar vitet në vijim është ruajtja e mesatares mbi 6 për studentët dhe mbi 9 për të shkëlqyerit.

VENDIMI I SENATIT

Siç e kërkon ligji i arsimit të lartë, studentët duhet të njihen me detyrimin monetar, jo më larg se tre muaj përpara nisjes së vitit. Por ndonëse nuk ka filluar ende gara e mirëfilltë me aplikimet, Senati Akademik i Universitetit të Tiranës ka kaluar këtë fillimmuaj tarifat vjetore për nivelin bachelor e master, mbështetur në kufirin maksimal të tarifave, të caktuara nga qeveria.

“Panorama” boton vetëm pagesat e plota të ciklit të parë të studimeve, për të rinjtë që konkurrojnë për të hyrë për herë të parë në auditorët e universitetit më të madh në vend. Me kërkesë të fakulteteve, Senati Akademik ka miratuar ndryshime në tarifat e degëve që ndiqen si programe të dyta studimi, si dhe në nivelin master. Më konkretisht, profilet e Histori-Filologjisë si programe të dyta studimi do të kushtojnë thuajse gjysmë për gjysmë, duke u ulur nga 111.778, në 60.000 lekë. Sa i takon ciklit të dytë, i vetmi që ka bërë ndryshime është Instituti i Studimeve Evropiane, që ka kërkuar të ulë me 30% tarifat për studimet në Master Shkencor, qoftë si program të parë studimi apo të dytë.

Veç pagesave vjetore, Senati miratoi edhe tarifat e tjera, si atë për regjistrim në ciklin e parë, 1600 lekë, në ciklin e dytë të studimeve 2500 lekë, tarifën e regjistrimit për programe e dyta në shumën 3 mijë lekë dhe po aq edhe për regjistrim për transferim studimesh. /panorama

Tags: 2020StudimeUTvit akademik

TË LIDHURA

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë
Aktualitet

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë

22:38 | 21/03/2026
Dita e Sindromës Down, Zhupa: Arsimi dhe punësimi çelësi i integrimit real
Politikë

Dita e Sindromës Down, Zhupa: Arsimi dhe punësimi çelësi i integrimit real

21:22 | 21/03/2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS
Kryesore

Pas ndryshimeve të miratuara sot, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

19:36 | 21/03/2026
Next Post
“Si po derdhen nga SHBA dhe BE miliona euro”, ish-deputeti i LSI-së zbulon ku shkojnë ato

"Si po derdhen nga SHBA dhe BE miliona euro", ish-deputeti i LSI-së zbulon ku shkojnë ato

Leku forcohet më shumë se të gjitha monedhat rajonale, Shqipëria humb avantazhin konkurrues

Leku forcohet më shumë se të gjitha monedhat rajonale, Shqipëria humb avantazhin konkurrues

Zbulohet skema/ Mashtronte biznesmenët për projekte të mëdha ndërtimi, pranga 64-vjeçares (Emri)

Zbulohet skema/ Mashtronte biznesmenët për projekte të mëdha ndërtimi, pranga 64-vjeçares (Emri)







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë
Aktualitet

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë

by mirseda
22:38 | 21/03/2026
0

Policia italiane ka ndarë detaje nga operacioni kundër një bande të armatosur, me të cilën iu desh...

Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

22:36 | 21/03/2026
E rëndë në Kosovë/ 49-vjeçari ekzekutohet me armë nga i vëllai, arrestohet autori

E rëndë në Kosovë/ 49-vjeçari ekzekutohet me armë nga i vëllai, arrestohet autori

22:34 | 21/03/2026
Inflacion rekord në Iran, del kartëmonedha 10 mln rialë me vlerë 7 dollarë

Inflacion rekord në Iran, del kartëmonedha 10 mln rialë me vlerë 7 dollarë

22:32 | 21/03/2026
Irani shënjestron jugun e Izraelit, 40 persona plagosen në qytetin që mban objektin bërthamor

Irani shënjestron jugun e Izraelit, 40 persona plagosen në qytetin që mban objektin bërthamor

22:30 | 21/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com