Pas apelit të hapur dhënë një ditë më parë, sot shumë qytetarë i janë bashkuar protestës së studentëve.
Pas grumbullimit nëpër Universitete, studentët kanë marshuar drejt godinës së Kryeministrisë, ku është njoftuar mbajtja e protestës.
Sikundër duket qartë edhe nga fotot, ka një prezencë të shtuar të uniformave blu.
Efektivët e policisë janë vendosur në lulishten mes Kryeministrisë dhe Piramidës, për sigurimin e ruajtjes së rendit.