Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Stresi i “mirë” dhe ai i “keq”, si t’i dalloni dhe mbani nën kontroll

3 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant
Stresi i “mirë” dhe ai i “keq”, si t’i dalloni dhe mbani nën kontroll

Nga: Pasquale Saviano

Stresi ka një ndikim të fortë mbi trupin dhe psikikën tonë. Megjithatë, ekziston një lloj stresi “i mirë” që është i dobishëm për jetën, pasi shkakton atë shpërthim energjie që ju ndihmon të përballoni sfidat e përditshme. Stresi ndikon fuqishëm në funksionet tona psikike dhe jetësore.

Stresi “i dëmshëm”, është ai që ndikon në mënyrë kronike tek ne, ndërsa stresi që e përjetojmë për një kohë të shkurtër, sjell përfitime të mundshme shëndetësore. Stresi që mund ta përkufizojmë si “i mirë” kthehet në një stres “të keq” kur bëhet kronik ose ekstrem.

Që të dyja ndikojnë në jetën e një njeriut, por ndryshimin e bën mënyra se si menaxhohen ato. Stresi akut, ai që ka një kohëzgjatje të kufizuar (nga disa minuta në disa orë), e rrit energjinë dhe mprehtësinë mendore. Ai është një “zile zgjimi” thelbësor në rastet e situatave të rrezikshme.

Pasi na lejon të reagojmë shpejt në praninë e një rreziku. Por mund të jetë gjithashtu i dobishëm në situata jo të rrezikshme. Në këtë rast, mund të shërbejë si një motivues duke na nxitur të japim më të mirën tonë, për shembull në një intervistë pune, apo gjatë një aktiviteti sportiv.

Ky lloj stresi është i lidhur me mekanizmin “lufto ose vrapo”, që i ka lejuar speciet njerëzore të qëndrojnë gjallë dhe të evoluojnë përgjatë shekujve. Të rrahurat e zemrës rriten, frymëmarrja bëhet më e shpejtë, muskujt tkurren dhe truri fillon të zhvillojë strategji.

Është një lloj stresi funksional i mbijetesës, që e pushon ndikimin e tij tek ne, pasi të ketë kaluar rreziku apo situata ndaj së cilës duhet të reagojmë. Por nëse kjo gjendje tensioni vazhdon (siç ndodh tek shumë njerëz), ajo bëhet e dëmshme dhe shpesh e dobëson gjendjen tonë fizike dhe mendore. Meqë stresi është pjesë e jetës, pasi lidhet me ngjarjet e përditshme, është e rëndësishme të mësoni se si ta menaxhoni atë.

Janë 3 llojet më të njohura të stresit:

Stresi akut

Këtu përfshihet lloji më i zakonshëm të stresit, atë me të cilin duhet të përballemi çdo ditë. Ai shfaqet si pasojë e një ngjarjeje destabilizuese apo e një sfide të afërt. Në teori, sapo ngjarja të përfundojë apo të jetë tejkaluar sfida, funksionimi i trupit tonë dhe nivelet fiziologjike duhet të kthehen në normalitet.

Ky lloj stresi nuk është i dëmshëm sepse e përshpejton kohën e reagimit, përmirëson aftësitë për zgjidhjen e problemeve, stimulon kujtesën dhe e forcon sistemin imunitar. Nga ana tjetër stresi akut, ndahet në ‘eustress’ dhe ‘distress’. I pari lidhet me ngjarje pozitive që ndodhin në jetë (martesa, diplomimi, ardhja në jetë e fëmijëve, promovimi në detyrë etj), ndërsa i dytilidhet kryesisht me ngjarje shqetësuese (debate, humbje, situata traumatike).

Që të dyja ndikojnë në trupin e njeriut, por e bëjnë këtë në mënyra të ndryshme. Edhe pse stresi akut nuk është i dëmshëm në një periudhë afatshkurtër, dhe nëse ndodh vetëm një herë, episodet e përsëritura të stresit akut mund të kenë efekte të dëmshme.

I tillë është rasti i punonjësve në sistemin shëndetësor apo i ushtarakëve të përfshirë në situata kërcënuese për jetën. Episodet e përsëritura të stresit akut, mund të nxisin fillimin e çrregullimit të stresit post-traumatik ose gjendjeve të tjera të rënda ankthi dhe depresioni.

Stresi akut episodik

Është rezultat i episodeve të vazhdueshme të stresit akut, që karakterizon disa njerëz të cilët kryejnë punë të caktuara apo që i duhet të menaxhojnë dinamika komplekse (menaxherë, mjekë, ushtarë, prindër me familje të mëdha). Situatat e jetës kanë një fillim dhe një fund, por skenari stresues është gjithmonë i njëjti.

Situatat e vazhdueshme që janë të vështira për t’u menaxhuar, çojnë në shqetësime të vazhdueshme mbi atë që do të ndodhë duke ushqyer mendime negative, që e nxisin trupin të përjetojë stres edhe nëse nuk realizohen skenarët negativë. Këto janë rastet në të cilat me kalimin e kohës, stresi akut episodik mund të ndikojë në mirëqenien tonë.

Stresi kronik

Grumbullohet me kalimin e viteve dhe ndikon shumë tek ne, prandaj ky lloj stresi është më edhe më i dëmshmi. Një perceptim i vazhdueshëm i të qenit sëmurë, një perceptim i fortë se gjërat janë jashtë kontrollit: ndihma ndaj një personi të dashur, papunësia, mungesa e një partneri, një patologji kronike apo e lindur, janë të gjitha situata që mund të çojnë tek stresikronik.

Nëse nuk trajtohet siç duhet, stresi kronik mund të dëmtojë zona të ndryshme të trupit tonë,duke na bërë më të dobët dhe për këtë arsye të prirur ndaj sëmundjeve fizike. Ai e dobëson sistemin imunitar, duke na bërë më të prirur ndaj sëmundjeve virale.

Po ashtu, ai ka një ndikim të fortë në të gjitha sistemet që janë të rëndësishme për mirëqenien tonë, nga ato të frymëmarrjes dhe kardiovaskulare, tek muskuloskeletore, endokrine apo gastrointestinale. Edhe pse është pjesë e jetës sonë, nuk duhet domosdoshmërisht që të kthehet në diçka që krijon çdo herë siklet.

Gjëja kryesore është ta parandaloni që ajo të bëhet kronike. Veprimi mbi shkakun që gjeneron stresin, është mënyra më e mirë për ta kapërcyer atë. Por nëse kjo nuk është e mundur, është e dobishme të zhvillohen strategji për ta menaxhuar atë.

Për shembull, krijimi dhe ruajtja e një rrjeti të mirë mbështetësish, miqsh dhe familjarësh, duke provuar teknikat e relaksimit, duke e reduktuar ngarkesën në punë apo aktivitetet e përditshme, dhe duke pasur një mënyrë jetese të shëndetshme me ushqim të mirë dhe aktivitet fizik të vazhdueshëm. / Psiche – Bota.al

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Next Post
U kap me 20 kg k*kainë/Gruaja e Kajmakut, 1.9 milionë USD në bankë: Janë kursime familjare

U kap me 20 kg k*kainë/Gruaja e Kajmakut, 1.9 milionë USD në bankë: Janë kursime familjare

Të huajt dynden në Shqipëri për të bërë operacione plastike e estetike

Të huajt dynden në Shqipëri për të bërë operacione plastike e estetike

“Zullume të shëmtuara”/Ori Nebijaj sqaron përse u largua nga PD-ja

“Zullume të shëmtuara”/Ori Nebijaj sqaron përse u largua nga PD-ja







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025
Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

16:59 | 13/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025




TË FUNDIT

Përdorimi i telefonit në errësirë totale, mund të të dëmtojë sytë përjetësisht
Kuriozitete

Përdorimi i telefonit në errësirë totale, mund të të dëmtojë sytë përjetësisht

by mirseda
22:44 | 13/10/2025
0

Përdorimi i telefonit gjatë natës, në errësirë totale, mund të ketë pasoja serioze për shëndetin e syve...

Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

22:25 | 13/10/2025
Efi rikthehet në fshat, shfaqet në ‘gjendje të rëndë’

Efi rikthehet në fshat, shfaqet në ‘gjendje të rëndë’

22:22 | 13/10/2025
G Bani tërhiqet nga pjesmarrja në “Kënga Magjike”: Arti nuk krijohet me sulme personale

G Bani tërhiqet nga pjesmarrja në “Kënga Magjike”: Arti nuk krijohet me sulme personale

21:58 | 13/10/2025
U ndëshkua pas festës me shqiponjë/ Duka shuan misterin, tregon pse Manaj mori karton të verdhë

U ndëshkua pas festës me shqiponjë/ Duka shuan misterin, tregon pse Manaj mori karton të verdhë

21:51 | 13/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com