Lazio mbrëmjen e djeshme fitoi me rezultatin 4-1 përballë Cittadellas në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Italisë. Golat për lacialët u shënuan dy nga Immobile një nga Anderson dhe një autogol. Ndërsa në minutën e 41 miqtë shënojnë golin e vetëm, por që në të vërtetë rezultoi goli më i bukur i mbrëmjes.
Në minutën e 41’ ishte Bartolomei ai i cili realizoi një “perlë” të vërtetë pasi ekzekutoi një goditje dënimi nga një distancë e konsiderueshme dhe ti topi do të përfundonte në rrjetë. Gjuajtja ishte aq e fortë saqë Strakosha nuk lëvizi fare nga vendi, por thjeshtë shikoi topin kur ishte në fusnin e rrjetës.