E përditshmja prestigjioze italiane, “Corriere dello sport”, në një klasifikim të bazuar në statistika, kjo media e shkruar ka renditur 10 portierët që kanë mesataren më të lartë të pritjeve të jashtëzakonshme në Serinë A. Strakosha mban vendin e dytë me 3.1 pritje për ndeshje, natyrisht flitet për ndërhyrje që evitojnë gola të sigurt dhe jo për pritjet rutinë.
Në krye të klasifikimit ndodhet gardiani i Romës, Allison Becker, ndërsa vendi i 3-të është një befasi, pasi aty gjendet portieri i Beneventos gjate pjesës së parë të sezonit, Vid Belec. Slloveni u transferua tek Sampdoria në Janar, por nuk ka luajtur ende asnjë ndeshje.
Vetëm vendi i 4-t për kapitenin e Juves, Giggi Buffon, ndërsa në këtë renditje mungon numri 99 i Milanit, Ganluiggi Donnarumma, i cili shikohet se pasardhësi i Buffon në kombëtaren italiane.
Thomas Strakosha e filloi këtë edicion si një bast i trajnerit Simone Inzaghi, i cili hoqi dorë nga ish portieri i kombëtares italiane, Federicho Marcheti, për t’i dorëzuar çelësat e prapavijës së Lazios, gardianit të kombëtares shqiptare.
Një bast i fituar plotësisht, sepse 22-vjeçari është kthyer në një pikë referimi tek bardhekaltrit, shumë pak gabime dhe një mori rastesh të rrezikshme të evituara, falë talentit dhe aftësive që disponon.