Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Stoltenberg i bindur: Rusia përpiqet të ndërhyjë në vendet e Ballkanit

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Festat/NATO flet shqip, dhurata më e bukur për Vitin e Ri (Video)

NATO-ja tha se Rusia ka bërë përpjekje të ndërhyjë dhe të ndikojë te vendet e Ballkanit që duan t’i bashkohen aleancës ushtarake të mbrojtjes.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i bëri këto komente në një intervistë ekskluzive për Euronews-in në Bruksel.

Ai foli në ditën kur Republika e Maqedonisë së Veriut nënshkroi një pakt që do t’i hapë rrugë këtij vendi për anëtarësim në NATO.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, dhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në konferencë pas nënshkrimit të protokollit për anëtarësim.
“Rusia përpiqet të ndërhyjë, Rusia përpiqet të ndërhyjë në proceset politike në shtetet sovrane. Mendoj se një gjë e tillë është gabim”, tha Stoltenberg.

“NATO i respekton, ne i respektojmë vendimet e shteteve të pavarura sovrane, pavarësisht nëse duan të hyjnë në NATO ose nëse nuk duan të hyjnë në NATO”, shtoi ai.

“Në Shkup kemi parë se shumica në parlament, shumica e partive politike e duan anëtarësimin në NATO. Ne e mirëpresim këtë. Por në Serbi, për shembull, e kanë thënë qartë se nuk duan të hyjnë në NATO dhe ne e respektojmë këtë. Andaj, Rusia duhet t’i respektojë vendimet e marra nga kombet sovrane, edhe nëse duan të anëtarësohen në NATO, edhe nëse nuk duan”, tha shefi i NATO-s.

Stoltenberg foli edhe për largimin e Uashingtonit dhe të Moskës nga Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme.

Pakti, i cili, sipas SHBA-së, është shkelur nga Rusia, i ka ndaluar dy vendet të përdorin raketa me rreze të shkurtër dhe të mesme.

“Nuk duam një garë të re armësh dhe do të përpiqemi ta bindim Rusinë që të kthehet në përputhje me traktatin”, tha Stoltenberg.

“Është një periudhë gjashtëmujore derisa procesi i tërheqjes të finalizohet. Gjatë kësaj periudhe, Rusia mund të kthehet. Përgjigjet tona do të maten, ato do të jenë mbrojtëse. Ne do t’i shqyrtojmë jo vetëm pasojat ushtarake, por edhe atë se si mund të marrim iniciativa të reja mbi kontrollin e armëve. Duhet të sigurojmë që NATO – në një botë pa Traktatin e Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme dhe me më shumë raketa ruse – është në gjendje të ofrojë mbrojtje efektive”, tha Stoltenberg.

Traktati është nënshkruar në vitin 1987 nga presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Ronald Reagan, dhe udhëheqësi sovjetik, Mikhail Gorbachev.

Traktati, i cili ka eliminuar një klasë të tërë të raketave nga Evropa, konsiderohet kyç për stabilitetin strategjik mes Uashingtonit dhe Moskës.

TË LIDHURA

Trump sulmon sërish NATO-n: Iu thashë të qëndrojnë larg, nuk na ndihmuan kur ishte e nevojshme
Bota

Trump sulmon sërish NATO-n: Iu thashë të qëndrojnë larg, nuk na ndihmuan kur ishte e nevojshme

18:41 | 17/04/2026
Donald Trump: Irani s’do ta përdorë më Hormuzin si armë
Bota

Donald Trump: Irani s’do ta përdorë më Hormuzin si armë

17:18 | 17/04/2026
Merr fund bllokimi, hapet zyrtarisht Ngushtica e Hormuzit
Bota

Merr fund bllokimi, hapet zyrtarisht Ngushtica e Hormuzit

15:11 | 17/04/2026
Next Post
Zidane, Beckham dhe Pochettino darkojnë në Londër, çfarë po planifikohet

Zidane, Beckham dhe Pochettino darkojnë në Londër, çfarë po planifikohet

Deputeti i PS-së kërkon uljen e çmimeve të biletave në Aeroportin “Nënë Tereza”

Deputeti i PS-së kërkon uljen e çmimeve të biletave në Aeroportin "Nënë Tereza"

U zgjodh anëtar i Komitetit Ekzekutiv në UEFA, vjen reagimi i Armand Dukës

U zgjodh anëtar i Komitetit Ekzekutiv në UEFA, vjen reagimi i Armand Dukës







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Pas tubimeve me shëtitje, rikthehet podiumi në protestën e PD tek Kryeministria
Aktualitet

Pas tubimeve me shëtitje, rikthehet podiumi në protestën e PD tek Kryeministria

by mirseda
19:25 | 17/04/2026
0

Në protestën e PD-së që pritet të nis përballë Kryeministris, nuk pritet ndonjë risi, veçse rikthimi i...

PD protestë kombëtare: Tubim te Kryeministria, 1500 policë në terren

PD protestë kombëtare: Tubim te Kryeministria, 1500 policë në terren

19:21 | 17/04/2026
Zjarr pranë autostradës Milot-Lezhë, tymi mbulon zonën

Zjarr pranë autostradës Milot-Lezhë, tymi mbulon zonën

18:53 | 17/04/2026
Trump sulmon sërish NATO-n: Iu thashë të qëndrojnë larg, nuk na ndihmuan kur ishte e nevojshme

Trump sulmon sërish NATO-n: Iu thashë të qëndrojnë larg, nuk na ndihmuan kur ishte e nevojshme

18:41 | 17/04/2026
Testi i parë për të, drejtori i Policisë Hita në terren për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë

Testi i parë për të, drejtori i Policisë Hita në terren për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë

18:38 | 17/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com