Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Stërnipi i Ismail Qemalit tregon tentativat për t’u kthyer në Shqipëri: Sigurimi më kërcënoi të tërhiqesha

4 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant
Stërnipi i Ismail Qemalit tregon tentativat për t’u kthyer në Shqipëri: Sigurimi më kërcënoi të tërhiqesha

Ndonëse jashtë vendit për shumë dekada, familja e themeluesit të shtetit shqiptar Ismail Qemalit, nuk i ka reshtur tentativat për t’u kthyer në atdhe.

Nedim Vlora, stërnipi i tij ka treguar për “News24” se sigurimi i ka shkuar në shtëpi në Bari dhe e ka kërcënuar që të tërhiqet. Ai thotë se ka ndihmuar shumë emigrantë dhe ka sjell sipërmarrës për të investuar në Shqipëri.

– Kishte një moment që ju kishit idenë që të vinit në Shqipëri dhe të rrëzonit regjimin komunist. Me kë do vinit, çfarë do bënit?

E kisha kuptuar që situata nuk ishte ajo që po na tregonin, ajo që na pikturonin. Kisha kuptuar që gjërat në fakt nuk shkonin fare mirë. E dija që nuk mund të bëhej shumë. Por kisha vendosur të merrja një anije, të vija në mes të Adriatikut në ujëra kontinentale që asnjë shtet të mos mund të thoshte asgjë. Doja të vija këtu për të zgjuar pak popullin. Kishte nisur kriza e murit të Berlinit, kishte nisur situata në Rumani dhe ishte momenti. Unë kontaktova te refugjatët e parë që kishin mbërritur ne Brindisi. Arrita të vij në Kakavi në 1990. Aty më vunë para pistoletën. Nuk donin të më linin të hyja, munda të ikja nga Gjirokastra. I mbijetova edhe një atentati tjetër. Ishte një atentat që mu bë ndërsa po përpiqesha të hyja te Dajti.

Në Bari kisha bërë një asamble për një qeveri të Shqipërisë së Lirë në Itali. Më erdhi Sigurimi dhe më thanë se nëse lëvizja do më hiqnin qafe. Gjërat më pas ndryshuan sepse këtu pati një lëvizje nga brenda.

– Ju bënë atentat, si do ju hiqnin qafe?

Isha nisur nga Italia kur këtu nuk kishte ende asgjë. Ndaj më erdhi Sigurimi në shtëpi dhe praktikisht më kërcënoi në Bari, dhe më kërkoi të tërhiqesha. Ishim ftuar në një panair. Ishin dy veta, njëri e mori babanë tim mënjanë, më pas kuptuan që isha unë problemi. E kujtoj ende pamjen e tij, sepse më pas e kam parë atë njeri te Dajti, ai më pa, kuptoi që unë e njoha dhe u zhduk menjëherë.

– Pas 1990-ës familja e mbretit u rikthye. Ju e menduat të riktheheshit në Shqipëri?

Kam ardhur dhjetëra herë për të ndihmuar sadopak, kam sjellë sipërmarrës. Në Itali kam bërë disa konferenca për të ftuar njerëz që vinin në Shqipëri të investonin. Kam ndihmuar njerëz, refugjatë, ju kam gjetur punë, një vend që të jetonin. Më pas kuptova që aksioni im ishte i kotë, sepse kishte lidhje të tjera që duhej të funksiononin. Ndaj u tërhoqa, kisha nisur të jepja bezdi, sepse ata donin lidhje të drejtpërdrejta. /balkanweb

Tags: ismail qemaliNedim Vlora

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Gjermania mbështet anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

Gjermania mbështet anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

Apartamente me qira ditore, moda e re e investimit të pronarëve shqiptarë

Apartamente me qira ditore, moda e re e investimit të pronarëve shqiptarë

Kreu i ri i Shtetit/ Mazhoranca dhe opozita në Kuvend pa emra

Kreu i ri i Shtetit/ Mazhoranca dhe opozita në Kuvend pa emra







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Çfarë ndodhi brenda shtëpisë së BBVip 5? Kristi lag me ujë Rogertin
Showbizz

Çfarë ndodhi brenda shtëpisë së BBVip 5? Kristi lag me ujë Rogertin

by mirseda
19:54 | 11/02/2026
0

Një debat i tensionuar është regjistruar ditën e sotme në shtëpi, ku protagonistë janë bërë Rogerti dhe...

Aksident pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, taksia përplas motomjetin

Aksident pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, taksia përplas motomjetin

19:30 | 11/02/2026
Vetëvendosja cakton Albin Kurtin për formimin e Qeverisë; propozimi i dërgohet presidentes Osmani

Vetëvendosja cakton Albin Kurtin për formimin e Qeverisë; propozimi i dërgohet presidentes Osmani

19:29 | 11/02/2026
106-vjetori i Tiranës kryeqytet, Hajdari: Ditë krenarie për tiranasit autoktonë

106-vjetori i Tiranës kryeqytet, Hajdari: Ditë krenarie për tiranasit autoktonë

19:27 | 11/02/2026
Aeroporti i Vlorës bllokohet në gjykata; MACBO kërkon auditim ndërkombëtar.

Aeroporti i Vlorës bllokohet në gjykata; MACBO kërkon auditim ndërkombëtar.

18:43 | 11/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com