Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Steinmeier kërkon më shumë pjesëmarrje të qytetarëve në Europë

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Presidenti gjerman mbi pandeminë: Jo një politikë ”secili për vete”

Ditën e Europës më 9 Maj nis një vit plot forume e diskutime qytetare për të ardhmen e BE-së. 21 krerë shtetesh të përzgjedhur nga vendet e BE-së u bëjnë thirrje europianëve të shpalosin idetë e tyre në diskutime.

“Forca jonë si demokraci konsiston tek kontributi i shoqërive pluraliste në kërkim të rrugës më të mirë për të ardhmen”, deklaroi presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier në kuadër të ditës së Europës që kremtohet të dielën (09.05). „Sa më shumë njerëz të marrin pjesë në diskutimin e gjerë dhe të hapur, aq më mirë është për unionin tonë.” Rekomandimet e qytetareve dhe qytetarëve duhet t’i shërbejnë institucioneve europiane si bazë për zhvillimin e mëtejshëm dhe orientimin e ardhshëm të Bashkimit Europian. “Ne u bëjmë thirrje të gjithë qytetareve dhe qytetarëve të BE-së, që ta shfrytëzojnë këtë mundësi të veçantë për ta bashkëkonceotuar të ardhmen tonë”, theksoi Steinmeier.

Mund të duket sikur në gjendjen aktuale me pandeminë e koronavirusit „nuk mbetet mjaft kohë për një analizë të thellë të së ardhmes së Europës – por në fakt është e kundërta”, theksoi me bindje Steinmeier. Pandemia “na ka bërë që të kthjellohemi, se çfarë është vërtetë e vlefshme në jetë: shëndeti, qasja jonë ndaj natyrës dhe njerëzve, solidariteti reciprok dhe bashkëpunimi”, tha presidenti. Kriza e koronavirusit „ka shtruar çështje, që kanë të bëjnë me mënyrën tonë të jetesës”. Ajo 2ka treguar forcën e integrimit europian, por edhe dobësitë”, shkruan Steinmeier bashkë me njëzet krerë të tjerë të shteteve anëtare të BE-së.

Presidenti bën thirrje për „një Bashkim Europian të fortë, të aftë për veprim”, që drejtojë “kalimin tek një zhvillim mbarëbotëror i qendrueshëm, neutral ndaj klimës dhe i mbrojtur në aspektin digjital”. Një konferencë për të ardhmen e Europës do të krijojë mundësinë, që „të flitet hapur për Bashkimin Europian dhe për të dëgjuar qytetaret dhe qytetarët tanë, e në radhë të parë të rinjtë”.

Nismë për më shumë pjesëmarrje

Me iniciativën e Sllovenisë, që me Gjermaninë dhe Portugalinë krijojnë nga korriku 2020 deri në dhjetor 2021 presidencën treshe të BE-së, krerët e shteteve duan të angazhohen për të ingranuar sa shumë njerëz të jetë e mundur në zhvillimin e mëtejshëm të BE-së. Nga e diela (09.05) përgjatë një viti në nivel europian, kombëtar dhe rajonal do të zhvillohen forume e diskutime të shumta, ku qytetarët do të zhvillojnë bashkarisht rekomandimet për veprim në fushat si qendrueshmëria dhe mbrojtja e klimës, digjitalizimi dhe roli i Europës në botë. Përpos kësaj mund të shkëmbehen die edhe përmes platformave online./DW/

Tags: evropaGjermaniaSteinmeier

TË LIDHURA

Sulmi me granatë në ambasadën izraelite në Danimarkë, dënohen me burg dy suedezë
Bota

Sulmi me granatë në ambasadën izraelite në Danimarkë, dënohen me burg dy suedezë

20:23 | 03/02/2026
Athina mbështet bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ne BE!
Bota

Athina mbështet bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ne BE!

19:43 | 03/02/2026
Tërmeti i fortë godet Myanmarin, sa ishte magnituda
Bota

Tërmeti i fortë godet Myanmarin, sa ishte magnituda

17:36 | 03/02/2026
Next Post
EMRI/ I dënuar me 10 vite burg në Itali, pranga shqiptarit të shpallur në kërkim ndërkombëtar

Berat / Vihet në pranga një 38-vjeçar që dispononte armë zjarri pa leje

Raketa kineze, bien mbetjet në Oqeanin Indian pranë Maldiveve.

Raketa kineze, bien mbetjet në Oqeanin Indian pranë Maldiveve.

Hipotiroidizmi,  si të dallojmë ndryshimet në tiroide nga gjendja e jashtme 

Hipotiroidizmi,  si të dallojmë ndryshimet në tiroide nga gjendja e jashtme 







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

E papritur në Sanremo! Can Yaman bashkëprezanton, sytë nga Eurovision 2026
Showbizz

E papritur në Sanremo! Can Yaman bashkëprezanton, sytë nga Eurovision 2026

by mirseda
22:45 | 03/02/2026
0

Can Yaman është njoftuar si bashkëprezantues në Festivalin Sanremo 2026, ku do të zgjidhet përfaqësuesi i Italisë...

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE

22:27 | 03/02/2026
Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses

Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses

21:47 | 03/02/2026
Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale

Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale

21:16 | 03/02/2026
Punimet e ujësjellësit lënë 300 abonentë pa energji në Vlorë

Punimet e ujësjellësit lënë 300 abonentë pa energji në Vlorë

21:13 | 03/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com