Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Statistikat, biznesi i vogël në krizë të thellë

7 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Statistikat, biznesi i vogël në krizë të thellë

Gjatë vitit 2017, numri i të punësuarve, numri i bizneseve dhe sasia e shitjeve të 95 mijë bizneseve të vogla shqiptare ra ndjeshëm në krahasim me vitin paraardhës, bëhet e ditur nga statistikat zyrtare të Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve.

Të dhënat tregojnë edhe për rritje të pabarazisë mes pak ndërmarrjeve të mëdha dhe shumicës së ndërmarrjeve të vogla.

Xhiroja dhe punësimi në bizneset e vogla ra ndjeshëm në Shqipëri gjatë vitit 2017 në krahasim me vitin paraardhës ndërsa bizneset e mëdha rritën më tej peshën e tyre në ekonominë shqiptare, bëhet e ditur nga të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave në Anketën Strukturore të Ndërmarrjeve.

Numri i përgjithshëm i ndërmarrjeve aktive në vend ra me 0.8% nga të cilat, ndërmarrjet e vogla që kanë deri në 4 punonjës ranë me 1.8%. Xhiroja e ndërmarrjeve të vogla me deri 4 punëtorë ra me 15% gjatë vitit të kaluar ndërsa ajo e ndërmarrjeve me 5-9 punëtorë ra me rreth 10%.

Përkundër rënies së xhiros së biznesit të vogël, biznesi i madh shënoi rritje dyfishrore. Bizneset me 10 deri në 50 të punësuar e rritën xhiron me 18% ndërsa bizneset me mbi 50 të punësuar e rritën me rreth 13%.

Pesha e bizneseve të mëdha në skenën ekonomike shqiptare duket se u rrit edhe më tej gjatë vitit të kaluar, nga një nivel sakaq i lartë më 2016. Kështu, afro 5 mijë subjekte me mbi 10 punëtorë në Shqipëri përbëjnë vetëm 5.6% të ndërmarrjeve aktive, por në vitin 2017 ato realizuan 79% të të gjitha shitjeve. Në krah të kundërt, 94.4% e ndërmarrjeve me më pak se 10 punëtorë, ishin përgjegjëse për vetëm 21% të të gjitha shitjeve.

Ndërmarrjet e vogla të kartakterit individual, të cilat në statistika raportohen si ndërmarrje me 1 deri në 4 punonjës janë përgjegjëse për një të tretën e të gjithë të punësuarve të cilët jetojnë me vetëm 12% të shitjeve. Gjatë vitit të kaluar në Shqipëri kishte afro 95 mijë ndërmarrje të tilla. Ndonëse për llogari statistikore këto ndërmarrje klasifikohen në grupimin 1 deri në 4 punonjës, në fakt, shifrat e Instat sugjerojnë se shumica e tyre ka vetëm një të vetëpunësuar. Më konkretisht, të 95 mijë ndërmarrjet e vogla kanë bashkërisht 150 mijë të punësuar me një mesatare prej 1.5 të punësuarish për ndërmarrje.

Vitin e kaluar në Shqipëri kishte edhe 6,700 ndërmarrje me 5-9 punëtorë, xhiroja e të cilëve ra gjithashtu me 10%.

Shitjet mesatare për çdo të punësuar gjatë vitit 2017 ishin rreth 4 milionë lekë për të gjithë ekonominë, me një rritje në masën 2.7% në krahasim me vitin paraardhës. Kjo rritje e ngadaltë e volumit të shitjeve ka qenë e pabarabartë. Ndërmarrjet me vetëpunësim pësuan rënie me 14% ndërsa ndërmarrjet e mëdha pësuan rritje.

Kështu, 95 mijë bizneset e vogla me 150 mijë të punësuarit patën shitje mesatare për të punësuar në masën 1.6 milionë lekë, me rënie 14% në krahasim me vitin 2016.Rreth 6,700 biznese që kanë 5 deri në 9 të punësuar për një total prej 43 mijë të punësuarish patën shitje mesatare për të punësuar prej 4.1 milionë lekësh me rënie 17%. Ndërmarrjet me mbi 10 të punësuar patën rritje. Rreth 4,800 ndërmarrje të klasifikuara në grupin 10-49 të punësuar patën njëvolum total shitjesh prej 665 miliardë lekësh, shifër që nëse pjesëtohet me 95 mijë të punësuarit e këtij segmenti flet për volum mesatar shitjeje për të punësuar prej afto 7 milionë lekësh.

Me rritje por në masë më të vogël ishin shitjet për të punësuar për ndërmarrjet e mëdha me mbi 50 punëtorë. Në këtë segment vitin e kaluar operuan gjithsej 1,242 ndërmarrje me 204 mijë të punësuar në total. Volumi mesatar i shitjeve për të punësuar këtu ishte 4.6 milionë lekë me një rritje prej 3.4% në krahasim me vitin paraardhës.  /BIRN/ Të dhënat kryesore të Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve

Tags: biznesii vogelnë krizëstatistikattë thellë

TË LIDHURA

Zgjedhjet e pjesshme në Tiranë/ PD vijon negociatat me aleatët, Noka takim me Shpëtim Idrizin
Politikë

Zgjedhjet e pjesshme në Tiranë/ PD vijon negociatat me aleatët, Noka takim me Shpëtim Idrizin

21:17 | 01/10/2025
Aksident i rëndë në Shijak, përplasen dy makina, humb jetën njëri nga drejtuesit
Aktualitet

Devoll, sherr masiv në qytetin e Bilishtit, plagosen 2 persona

20:52 | 01/10/2025
BE jep njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët
Aktualitet

BE jep njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët

19:51 | 01/10/2025
Next Post
Video/Hysaj në ‘gjumë’, Napoli ndëshkohet/Portieri i Genoas bën një superpritje

Video/Hysaj në ‘gjumë’, Napoli ndëshkohet/Portieri i Genoas bën një superpritje

Libër i ri/“Trump është injorant dhe i rrezikshëm, administrata e tij e përçarë”

Zbuloni gabimet e Trumpit gjatë takimit me Presidentin francez

Video/ Pritja fantastike e Strakoshës i dhuron fitoren Lazios ndaj Marseille

Video/Heshtin kritikët, dy ‘mrekullitë’ e bëjnë më të mirin në Europa League

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

Gjermania miraton eksportin e mallrave ushtarake me vlerë 2.46 milionë euro në Izrael
Bota

Gjermania miraton eksportin e mallrave ushtarake me vlerë 2.46 milionë euro në Izrael

by mirseda
22:52 | 01/10/2025
0

Gjermania ka miratuar eksporte armësh në Izrael me vlerë të paktën 2.46 milionë euro (2.9 milionë dollarë)...

Sulmi rus ndërpret energjinë elektrike në një pjesë të madhe të centralit bërthamor të Çernobilit

Sulmi rus ndërpret energjinë elektrike në një pjesë të madhe të centralit bërthamor të Çernobilit

22:30 | 01/10/2025
Barcelona dhe PSG dhurojnë spektakël në pjesën e parë, Juve në disavantazh në Champions

Barcelona dhe PSG dhurojnë spektakël në pjesën e parë, Juve në disavantazh në Champions

22:16 | 01/10/2025
Fotot dhe intervistat për varrimin e vëllait të Gjestit, Dafina Zeqiri reagon ashpër: U trondita

Fotot dhe intervistat për varrimin e vëllait të Gjestit, Dafina Zeqiri reagon ashpër: U trondita

21:52 | 01/10/2025
Zgjedhjet e pjesshme në Tiranë/ PD vijon negociatat me aleatët, Noka takim me Shpëtim Idrizin

Zgjedhjet e pjesshme në Tiranë/ PD vijon negociatat me aleatët, Noka takim me Shpëtim Idrizin

21:17 | 01/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com