Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

“Standardet e ndërtimit dhe siguria sizmike domosdoshmëri”

6 vjet ago
in Të Gjitha
Video e re nga droni, ja si kanë përfunduar Durrësi e Thumana

Profesor Frederik Tilmann, drejtues i sektorit të sizmologjisë në Qendrën gjermane të Studimeve Gjeologjike (GFZ) në Potsdam shpjegon për DW dukurinë sizmike me goditjet pasuese të tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri.

DW: Tërmeti i rëndë i së martës (26.11) në Durrës dhe Thumanë, që shkaktoi dëme të paimagjinueshme, është shoqëruar me lëkundje të tjera, duket sikur toka nuk po gjen qetësi. Si shpjegohet ky aktivitet kaq intensiv sizmik në  këtë periudhë në zonën Adriatikut?

Frederik Tilmann: Një tërmet i fortë ndikon jashtë mase në tendosjen e terrenit në afërsi të lëkundjeve. Aty ku tensionet në tokë rriten, mund të shkaktohen tërmete të tjera, të ashtuquajturat tërmete pasuese. Në përgjithësi në ditët në vijim aktiviteti reduktohet mjaft shpejt, pastaj më me ngadalë dhe për këtë ka edhe prognoza me 6 tërmete pasuese me M> = 4.5 në 24 orët e para pas tërmetit kryesor dhe 3 goditje pasuese në 24 orët e mëtejshme. Por mund të ndodhë që edhe më vonë aktiviteti i tij të ripërtëritet, sidomos kur tërmetet pasuese janë të forta. Produktiviteti i sekuencave të tërmeteve pasuese është mjaft i ndryshëm në termete të ndryshme, dhe tërmeti në Shqipëri ka shkaktuar një numër të madh tërmetesh pasuese për shkak të magnitudës.

DW: Nga vrojtimi i vlerave të magnitudës dhe frekuencës së lëkundjeve të vazhdueshme a mund të nxirret ndoshta një pasqyrë e të bëhet një parashikim i mundshëm se sa mund të zgjasë një fazë e tillë dhe nëse mund të ketë lëkundje pasuese me magnitudë te lartë?

Frederik Tilmann: Për fat të keq këtu nuk mund të bëhen pohime të sigurta, por mund të jepen vetëm të dhëna statistikore. Mund të priten edhe më tej tërmete pasuese me magnitudë më të madhe se 5. Por lajmi i mirë është, se aktiviteti do të zbehet gradualisht ditët e ardhshme. Për fat të keq nganjëherë ka sekuenca më të gjata të tërmeteve të një force të konsiderueshme si në Italinë qendrore në vitet 2016 dhe 2017. Deri tani shkencëtarët nuk mund të përjashtojnë përfundimisht se mund të ketë një tërmet edhe më të madh, por me siguri ky skenar nuk është i mundshëm.

DW: Si shpjegohet ngirtja me 10cm e nivelit të tokës pranë Durrësit prej tërmetit të fundit, që është matur nga sateliti Sentinel-1 i ESA (European Space Agency)?

Frederik Tilmann: Edhe pse tërmeti ka ndodhur në thellësi prej afro 24 km dhe fraktura nuk e ka arritur sipërfaqen e Tokës, tërmeti shkakton tkurrjen e terrenit (siç shpjeguam më lart lidhur me goditjet pasuese), që në këtë rast çon në ngritjen e sipërfaqes së tokës. Në vende të tjera mund të shkaktohet një ulje e lehtë, por në tipe të tilla të tokës mbizotëron ngritja e sipërfaqes. Në epokat gjeologjike miliona vjeçare efektet e grumbulluara prej mijëra tërmetesh mund të çojnë në formimin e maleve si të Dinarideve.

DW: Shtypi shqiptar citonte një artikull të një gazete të vitit 1943 mbi një studim të italianit Carlo Morelli, i cili në librin “Carta sismica del l ‘Albania” e konsideron Shqipërinë të dytën në botë pas Japonisë, përsa i përket rrezikut të prekjes nga tërmetet.

Sikur edhe një farë të vërtete të këtë kjo, do të duhej që në ndërtimin e banesave në të ardhmen t’i kushtohet vëmendje e posaçme standarteve të ndërtimit dhe sigurisë sizmike.

Frederik Tilmann: Pa dyshim se tërmetet në Japoni për nga përmasat më të forta dhe më të shpeshta dhe tërmetet me magnitudë 6,4 si tërmeti në Shqipëri nuk janë gjë e rrallë.

Sidoqoftë shumica e tyre ndodhin nën tokë në një farë distance nga bregdetit dhe për këtë arsye nuk shkaktojnë tronditje të mëdha në tokë. Megjithatë rreziku nga tërmetet në Japoni është tepër më i lartë sesa në Shqipëri.

Pas tërmetit në Kobe më 1995 Japonia ka ndërmarrë shumë masa, veçanërisht me standarde strikte ndërtimi, duke u  bërë një nga vendet më të mira në botë për t’u përballur me një tërmet. Shqipëria është padyshim në një zonë shumë të rrezikuar nga tërmeti në Evropë së bashku me vendet e tjera të Ballkanit, Italinë, Greqinë dhe Turqinë.

Për këtë arsye është padyshim e domosdoshme që banesat të ndërtohen apo të fortifikohen, në atë mënyrë që të mos shemben as nga dridhje shumë të forta./DW

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Next Post
Ndëshkimi i reformave

Ata që duhen arrestuar para gazetarëve

Evropa duhet të përgatitet për valën e re të emigrantëve

Evropa duhet të përgatitet për valën e re të emigrantëve

“Mbi 10 milionë njerëz e ndjenë”/ Sizmologu serb: Ja çfarë pritet

“I bëjnë shtëpitë shto ujë e shto miell”/ Artikulli italian pas tërmetit

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Nga miqësia në armiqësi, si u kris marrëdhënia Trump-Musk
Analizë

Nga miqësia në armiqësi, si u kris marrëdhënia Trump-Musk

by mirseda
08:32 | 06/06/2025
0

Për më shumë se një javë, Elon Musk ka kundërshtuar fuqishëm legjislacionin kryesor të administratës Trump, një...

Parashikimi i motit për sot, 6 qershor 2025

Parashikimi i motit për sot, 6 qershor 2025

08:16 | 06/06/2025
Ron Zaiti rrëfen ndarjen pas “Ferma VIP”

Ron Zaiti rrëfen ndarjen pas “Ferma VIP”

23:06 | 05/06/2025
Maji do të jetë një muaj i vështirë për këtë shenjë horoskopi

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 6 Qershor 2025

22:52 | 05/06/2025
Spahiu: Qindra arrestime të mundshme për manipulimin e votës në Tiranë

Spahiu: Qindra arrestime të mundshme për manipulimin e votës në Tiranë

22:50 | 05/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com