E premte, 10 Korrik, 2020
29 C
Tirana

Evropa duhet të përgatitet për valën e re të emigrantëve

Më të lexuarat

“Unë kryeministër e ai president”, Rama thumbon Bashën

Përgjigjet e kundërpërgjigjet ndërmjet Ramës dhe Bashës nuk kanë fund. Pasi kryedemokrati zbuloi prapaskenat, lidhur me ofertën që i kishte ardhur nga ndërmjetësues të...

“Çdo veprim i njëanshëm do të përbënte prishje të marrëveshjes”, PD i përgjigjet Ramës

Partia Demokratike i ka kthyer përgjigje ftesës së kryeministrit Rama, i cili u shpreh i gatshëm për të arritur konsensus me opozitën jashtë parlamentare....

“U rrah nga shokët e skuadrës”, reagon lojtari rumun i Partizanit

Qendërmbrojtësi rumun i Partizanit, Deian Boldor, ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan sot në media se ai ka pësuar nga shokët e tij të...

Ngjela: Me lista të hapura, Sokol Olldashi e rrëzon sërish Bashën nga PD

Avokati i njohur, Spartak Ngjela, shprehet se korrupsionit të lartë shtetëror po i vijnë tre kërcënime: reforma në drejtësi, reforma antikorrupsion dhe reforma e...

Pandemia/ Italia mbyll kufijtë me 13 vende

Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, ka publikuar listën e 13 vendeve me të cilat Italia do të mbyllë kufijtë. Në listën e publikuar nga...

Ishte shpallur i humbur, kryebashkiaku gjendet i pajetë në një mal

Kryebashkiaku i kryeqytetit të Koresë së Jugut, Park Won-soon, është gjetur sot i pajetë nga policia pak orë pasi u shpall i humbur. Ishte vajza...

Ndihen lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Paraditen e sotme janë ndjerë lëkundje tërmeti në Ersekë. Tërmeti ishte me magnitudë 3.2 të shkallës rihter. Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë rreth 18...

Nga marrëveshja me Turqinë tek Konventa e Aarhusit, Meta dekreton 3 ligjet e rëndësishme

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme 3 ligje të parlamentit. Kreu i shtetit ka dekretuar shpalljen e ligjit “Për ratifikimin e...

Xhemi Shehu largohet nga “Top Channel”

Moderatorja simpatike e ekranit, Xhemi Shehu, është larguar nga "Top Channel". Pak kohë më parë u përfol për një largim të mundshëm të trupës...

Shqipëria do të mbyllet sërish? Rama flet për gjendjen kritike në vend

Rama foli sot në konferencën për mediat, në lidhje me situatën e rënduar nga koronavirusi. Pyetja që bëjnë më shpesh qytetarët lidhet me faktin...

Nga James Blake “The Guardian”

Në vitin 2015, në fillim të valës së emigrantëve që mësynë brigjet evropiane gjatë viteve që pasuan, kancelarja gjermane Angela Merkel tha se emigracioni dhe azilantët do të “shqetësonin më shumë më tepër Evropën, sesa çështja e Greqisë dhe stabiliteti i euros”.

Katër vjet më vonë, pak njerëz do ta vinin në diskutim deklaratën e saj. Në vitin 2016, britanikët votuan pro largimit nga Bashkimi Evropian, pjesërisht për shkak të frikës nga emigracioni.

Në gjithë kontinentin, është rritur ekstremizmi i ekstremit të djathtë, gjithashtu i nxitur nga ksenofobia.

Ndërkohë, janë shtuar shqetësimet në lidhje me terrorizmin islamik. Megjithatë, Evropës i mungon jo vetëm një politikë e koordinuar, humane dhe gjithëpërfshirëse për emigracionin. Por ajo nuk po arrin dot konsensus as për masat afatshkurtra.

Është e pamundur të harrohen imazhet e mijëra refugjatëve, që i iknin dhunës përpara pushtimit të Irakut dhe Sirisë nga Shteti Islamik. Pjesa më e madhe e tyre, pagoi trafikantët për të hipur në gomone të mbipopulluara në bregun perëndimor të Turqisë. Ata ishin të pasigurtë nëse do t’i mbijetonin udhëtimit deri në Greqi, e lëre më pastaj për në Evropë, aty ku kishin planifikuar të vendoseshin.

Gjatë një vizite të shkurtër në Stamboll, pashë një grup prej disa qindra refugjatësh, që mesa duket ishin mbyllur në një park ngjitur me stacionin e autobusëve, teksa autoritetet nuk dinin se çfarë të bënin me të ardhurit e rinj, dhe i linin ata të lëvizin drejt kufirit, në përpjekje për të vazhduar rrugën drejt Evropës.

Pas muajve të konfuzionit dhe pasigurisë, Bashkimi Evropian, i ofroi Turqisë një marrëveshje financiare në marsin e vitit 2016, për t’i mbajtur refugjatët dhe emigrantët në vend, duke besuar se kjo do të parandalonte ardhjet e pakontrolluara në Evropë. Marrëveshja ishte jopopullore për partitë e të majtës.

Ndërkohë, pas një rritje të papritur të mbështetjes për partitë e krahut të djathtë, si në Hungari, Austri dhe Francë, pati një pikëpamje në rritje se flukset e reja të refugjatëve, paraqesin një kërcënim për sigurinë dhe identitetin e vetë Evropës. Debati i polarizuar vazhdon.

Ndërsa njerëzit po vuajnë. Në Libi, Kombet e Bashkuara e kanë përshkruar “si të tmerrshme” situatën brenda kampeve të emigrantëve. Në vitin 2017, presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk tha se do të mbyllte rrugën e emigrimit përmes detit Mesdhe. Rojet bregdetare në Libi, kanë kapur çdo anije me refugjatë, duke i mbyllur ata sërish në qendrat e paraburgimit, ku sipas raporteve mungon ushqimi dhe kujdesi i mjaftueshëm mjekësor.

Qindra nga emigrantët që janë përpjekur të lënë kampet dhe udhëtojnë drejt Evropës, kanë gjetur vdekjen. Ndërkohë, ka pasur një rritje të vazhdueshme të numrit të refugjatëve dhe emigrantëve që mbërrijnë në Greqi. 44.000 azilkërkues udhëtuan përtej detit Egje midis janarit dhe nëntorit të këtij viti, një rritje me një të tretën, nga mbi 32.500 refugjatë gjatë gjithë vitit 2018.

Lexo edhe :   Komisioneri Oliver Varhelyi: Për Shqipërinë thelbësor mbetet sundimi i ligjit

Dhjetëra mijëra prej tyre, jetojnë në rrethana të tmerrshme në kampet greke. Në fund të muajit tetor, qeveria e re greke ka miratuar disa ligje më të forta mbi azilin, çka do të thotë se refugjatët do të qëndrojnë më gjatë nëpër kampe. Javën e kaluar, policia greke zbuloi 41 emigrantë në një kamion frigoriferik në veri të vendit. Incidente të tilla, janë një kujtesë se për shumë emigrantë, çdo lloj rreziku ia vlen për të nisur një jetë të re.

Lexo edhe :   Procesi i integrimit në BE/ Merkel ndan Maqedoninë nga Shqipëria

Dhe në muajt dhe vitet e ardhshme, Evropa mund të shohë mbërritjen e më shumë refugjatëve. Konfliktet e vazhdueshme në Irak, Siri dhe Jemen, dhe emigracioni i nxitur nga ndryshimet klimatike, do të krijojnë një fluks të madh njerëzish, që do të synojnë kontinentin e vjetër për të rindërtuar jetën e tyre.

Duke pasur parasysh prirjet, BE-së i duhet urgjentisht një politikë të re dhe koherente, për t‘u përgatitur për flukset e ardhshme. Dhe duke pasur parasysh spektrin e gjerë të pikëpamjeve, kjo gjë nuk do të jetë aspak e lehtë. Kjo pasi do të kërkohen shumë kompromise.

Është e qartë se ka kërkesa për më shumë zhvendosje në të gjithë Evropën, sesa në pikat e hyrjes. Ngjan e pamundur, që Bashkimi Evropian të pajtohet me shpërndarjen e një barre të tillë në një periudhë afatshkurtër. Gjithsesi, Brukseli mund të nisë të paktën një debat për katër çështje kryesore.

Së pari, Gjermania dhe Franca, duhet të rrisin gradualisht numrin e refugjatëve që kanë marrë nga Libia dhe gjetkë, ndërsa duhet t’u komunikojnë qytetarëve të tyre përfitimet që ka vendi nga kjo qasje. Për shembull, Fondi Monetar Ndërkombëtar deklaroi në vitin 2016 se ekonomia gjermane do të kompensonte rreziqet nga një popullsi në plakje të vazhdueshme, nëse vazhdon të integrojë refugjatët që kanë hyrë në vend vitet e fundit.

Së dyti, BE dhe qeveritë kombëtare duhet të përmirësojnë urgjentisht koordinimin midis shteteve-kombe dhe institucioneve ndërkombëtare, si dhe të sigurojnë fonde shtesë, si për policinë kombëtare ashtu edhe për organet transnacionale si Interpoli. Brukseli duhet të sigurojë mbështetje financiare shtesë, trajnime dhe informacione inteligjente, për të bllokuar rrjetet e trafikimit që përfitojnë nga emigracioni.

Së treti, aktorët jo-shtetërorë si organizatat joqeveritare, bizneset dhe drejtuesit e qyteteve duhet të koordinohen mes tyre, për të ofruar një mbështetje më efektive të qasjes së kufijve të hapur.

Në të gjithë botën, refugjatët dhe emigrantët kanë sjellë aftësi, talente dhe risi të reja kudo që shkojnë. Këto aftësi, duhet të shfrytëzohen.

Evropianët zbarkuan dikur me anije në SHBA dhe Kanada,për t’i shpëtuar persekutimit dhe intolerancës. Qeveritë evropiane, duhet të reflektojnë mbi të kaluarën e tyre, dhe të përmirësojnë politikat e tyre afatgjata. Por, në një periudhë afatshkurtër, ata duhet të ndërmarrin hapa të vegjël për t’u përgatitur për të ardhmen./ Tirana Today 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Aksident i rëndë në Përrenjas, humb jetën 24-vjeçari

Një aksident i rëndë është regjistruar sot në Përrenjas, ku për pasojë ka humbur jetën një 24-vjeçar. Raportohet se aksidenti është regjistruar pranë një shkolle...

Nga marrëveshja me Turqinë tek Konventa e Aarhusit, Meta dekreton 3 ligjet e rëndësishme

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme 3 ligje të parlamentit. Kreu i shtetit ka dekretuar shpalljen e ligjit “Për ratifikimin e...

Arrestohet 21-vjeçari në Elbasan, po transportonte 9 shtetas të huaj

Policia ka arrestuar sot një 21-vjeçar në Elbasan, pasi u kap u kap duke transportuar 9 shtetas të huaj, kundrejt fitimit 400–500 euro për...

Pandemia në Itali/ Rritet numri i rasteve të reja

Italia po regjistron një rritje të rasteve me koronavirus në ditët e fundit. Gjatë 24 orëve, në vendin fqinj janë shënuar 276 raste të reja...

Zbardhet përgjimi/ Ish-kryeministri maqedonas Zoran Zaev ofendon shqiptarët

Një përgjim i ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ku dëgjohet duke ofenduar shqiptarët po bën xhiron e rrjetit. Në videon e siguruar nga...