Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

“Spitale për të vdekurit”, për të parandaluar varrosjet për së gjalli…

8 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha
“Spitale për të vdekurit”, për të parandaluar varrosjet për së gjalli…

Falë teknologjisë moderne, por edhe përgatitjes gjithnjë e me të madhe profesionale të mjekëve, sot nuk ekziston më frika e të varrosurit për së gjalli. Në pjesën më të madhe të historisë, madje deri disa dekada më parë, hipoteza e frikshme qe në fakt një shqetësim legjitim, sidomos për ata që kishin vuajtur realisht nga episodet apo “sulmet” e një gjendjeje të quajtur katalepsi, e quajtur edhe si “vdekja e dukshme”.

E ngjashme me narkolepsinë, katalepsia (nuk duhet të ngatërrohet me katapleksinë), është një gjendje e ngurtësimit të pakontrolluar muskulor, shpesh e lidhur me episode të katatonisë. E ndeshur shpesh tek pacientët që vuajnë nga skizofrenia, gjendjet katatonike kanë qenë pjesë e gjendjes njerëzore për shekuj me radhë, por vetëm kohët e fundit, shkenca mjekësore ka arritur t’i identifikojë ato, duke i dalluar nga vdekja klinike.

Në këto kushte, është e kuptueshme pse mundësia e varrosjes për së gjalli, qe një shqetësim tepër i madh. Shkrimtari i njohur amerikan, Edgar Alan Po, mjeshtër i romanit gotik, ndihmoi jo pak në rrënjosjen e një ankthi të thellë shoqëror, në lidhje me perspektivën e të varrosurit të gjallë. Kur kjo hipotezë e tmerrshme nuk ishte dhe aq e panatyrshme, pati një lloj gare për të zbuluar çdo mjet që mund të shmangte një gabim të këtij lloji.

Një zgjidhje e çuditshme, ishte edhe krijimi i “spitaleve për të vdekurit”, ku trupat mbaheshin nën vëzhgim për disa ditë, për të siguruar që pacienti kishte vdekur vërtetë. “Arkivolet në pritje”, sikurse quheshin, furnizoheshin mirë me ushqime, verë dhe puro, nëse një person do të zgjohej vërtet, ndoshta duke bërtitur “Unë s’kam vdekur ende!”. Kjo qe padyshim një zgjidhje kreative, por që nuk qe në gjendje t’i jepte zgjidhje problemit të vërtetë:njohuritë mjekësore dhe teknologjia nuk kishin përparuar mjaftueshëm për të kuptuar se si funksiononte katalepsia, e cila nuk kishte asnjë edhe një shenjë të një vdekje të padyshimtë.

Mjekët, fotografonin shpesh individët që dyshoheshin se kishin rënë në gjendjen katatonike. Katalepsia shkakton ndërkohë pandjeshmëri ndaj dhimbjes, e cila mund të zgjasë gjatë gjithë gjendjes, çka do të thotë se masat e marra gjatë shekullit XIX, me “testin e pandjeshmërisë”, ishin po aq i paefektshme.

Njerëzve që besohej se kishin vdekur u thyheshin gishtat, ose iu përcëlloheshin me cigare. Hamendësohej se nëse fatkeqi nuk do të zgjohej gjatë këtyre trajtimeve, kishte pak ose asnjë rrezik për ta varrosur atë të gjallë. Megjithatë për raste ekstreme, shpikësit planifikuan “arkivolet e sigurisë”, të pajisura me brirë ose këmbana të vogla, të cilat ishin të destinuara për të paralajmëruar njerëzit mbi tokë, se i varrosuri në fakt nuk kishte vdekur.

Do të duhej të kalonin shumë vite para se të njihej dukuria katonike, gjatë seancave të hipnozës. Kuptimi modern i fenomenit, garanton një siguri thuajse të plotë për të shmangur varrosjen e njerëzve të gjallë. Sot ne e dimë se katalepsia është relativisht e zakonshme, dhe kategorizohet tek çrregullimet REM të gjumit, ashtu si edhe narkolepsia.

Njerëzit që përjetojnë këtë gjendje, për shkak të përdorimit të drogës, vuajtjes nga skizofrenia apo çrregullime të tjera, mund të marrin medikamente dhe të praktikojnë teknikat e qetësimit, të cilat do t’i ndihmojnë të jetojnë një jetë tejet normale, pa pasur frikën e një vdekje tragjike nga të varrosurit për së gjalli.

 Përshtati për Tirana Today, Alket Goce  

Tags: parandaluarpër së gjalliSpitale për të vdekurit

TË LIDHURA

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
Aeroporti i Edinburgut në Skoci pezullon fluturimet, shkak defektet në teknologjinë e informacionit
Bota

Aeroporti i Edinburgut në Skoci pezullon fluturimet, shkak defektet në teknologjinë e informacionit

11:36 | 05/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Next Post
Napoleoni mund të ishte arratisur nga Shën Helena

Çfarë ka ndodhur më 15 korrik?

Vdes laureati i Çmimit Nobel për Paqe, Liu Xiaobo, humbi betejën me kancerin

Kina mohon përgjegjësinë për vdekjen e nobelistit Liu Xiabo

Shtypi i ditës, 15 korrik 2017

Shtypi i ditës, 15 korrik 2017







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

Detaje të reja nga aksioni i SPAK, biznesmeni Gerond Meçe u mor peng për t’u tërhequr nga gara

11:13 | 16/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025




TË FUNDIT

Komisioni i Disiplinës merr vendimet, gjoba për të gjithë
Shqipëria

Komisioni i Disiplinës merr vendimet, gjoba për të gjithë

by mirseda
20:20 | 16/12/2025
0

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së ka marrë vendimet sa i takon ngjarjeve të fundit sportive...

Presidenti i FFK takohet me Infantino në Doha, pjesëmarrës në Komitetin e FIFA-s

Presidenti i FFK takohet me Infantino në Doha, pjesëmarrës në Komitetin e FIFA-s

19:53 | 16/12/2025
19-vjeçari përplas këmbësorin 62-vjeçar në Tapizë-Fushë Krujë, viktima ndërron jetë

19-vjeçari përplas këmbësorin 62-vjeçar në Tapizë-Fushë Krujë, viktima ndërron jetë

19:32 | 16/12/2025
SPAK kërkon arrestimin e zv.kyeministres Belinda Balluku, letër zyrtare Kuvendit: Hiqini imunitetin

SPAK kërkon arrestimin e zv.kyeministres Belinda Balluku, letër zyrtare Kuvendit: Hiqini imunitetin

19:15 | 16/12/2025
Aksident tragjik, rrëzohet avioni, 10 të vdekur, mes tyre edhe fëmijë

Aksident tragjik, rrëzohet avioni, 10 të vdekur, mes tyre edhe fëmijë

18:58 | 16/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com