Nuk ka fitues në “San Paolo”, mbyllet në barazim pa gola supersfida për vendin e parë dhe në krye të renditjes do të qëndrojë Napoli me +2 pikë nga Inter. Një ndeshje që kishte shumë për tu shijuar me të dyja ekipet që ditën të mbrohen mjaft mirë, por edhe të sulmojnë e të krijojnë shumë raste. Spalleti kishte zgjedhur formacionin që kishte në debi dhe duket se është i duhuri. Nsërsa Sarri kërkonte fitoren dhe po luante me të gjitha armët.
Pjesa e parë ka nisur mirë për napolitanët të cilët kanë kontrollin e topit por e kanë të pamundur që të futen në zonë e të rrezikojnë. Insigne tenton nga jashtë zone por duke mos rrezikuar portën e Handanovic. Mbas minutës së 30’ Inter merr veten dhe fillon të sulmojë duke krijuar tre katër raste mjaft të mira për shënim por që nuk u shfrytëzuan si duhet nga Valero e Icardi. Perisic ishte më në hije mbrëmjen e sotme përballë një super Hysaj i cili ishte më i miri në prapavijën e Napolit. Në pjesën e dytë kemi një Inter tjetër, si duket Spalleti ka kërkuar të provojë të fitojë ndeshjen dhe çunat hidhen në sulm. Krijojnë shumë raste dhe dominojnë pothuajse të gjithë pjesën e dytë por nuk arrijnë të shënojnë. Napoli nga ana tjetër krijoi rastet më të pastra, por një Skrinar si ky i sotmi ishte i pamundur për tu kaluar. Mertens dhe Insigne kanë vuajtur shumë nga markimi që u ka bërë sllovaku i cili nuk gabon në asnjë rast në 90’ minuta.
Pas këtij barazimi gara për kreun mund të bëhet edhe më e luftuar në Serie A, pasi nëse fiton Juventus do të jenë me një diferencë mjaft të afërt të gjitha ekipet. Serie A këtë vit i është rikthyer shija që ka pasur vite më parë dhe shumë shpejt premton që ekipet të rikthehen në lider të Europës.