Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

SPECIALE/ Martesa që thyen tabutë e presidencialeve franceze

8 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
SPECIALE/ Martesa që thyen tabutë e presidencialeve franceze

“The Washtington Post”

Emanuel Macron, kandidati i parë për zgjedhjet presidenciale të ditës së sotme ka një të përbashkët me Donald Trump; diferencën e moshës prej 24 vitesh mes tij dhe bashkëshortes. Ndryshimi i vetëm është se gruaja e Macron-it ka rolin e më të madhes, në këtë rast.

Ky fakt që sfidon klishetë, një kandidat aq i ri sa mund të ishte djali i gruas së tij, dhe jo aq i vjetër sa Trump, për të qenë babi i saj, është një “hakmarrje” e vogël sociale që po kënaq gratë franceze, përfshirë këtu Martine Bergossi.  

“Pse nuk mund të martohemi me burra më të rinj? Unë i frekuentoj gjithmonë ata”, thotë Bergossi, pronarja elegante e “Alternatives”, një dyqan i dorës së dytë në Paris, për të cilën mosha është thjesht një numër.

“Është normale të shohësh burra me gra më të reja nga ata. Madje, është më bukur të shohësh të kundërtën”– shprehet ajo.

Franca është e njohur për qëndrimin e saj “laissez-faire” ndaj seksit dhe dashurisë, megjithatë romanca mes midis Emmanuel dhe Brigitte Macron ka shtuar një “ooh-la-la” të vogël në një fushatë presidenciale, e cila pa të do të ishte një çështje tmerrësisht serioze.

Macron, një ish-bankier i investimeve është 39 vjeç dhe bashkëshortja e tij sapo ka mbushur 64.

Por kush është Emmanuel Macron?

Emmanuel Macron, ish-ministër i Ekonomisë në kabinetin e presidentit francez François Hollande, spikati më 23 prill në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale të Francës.

Ja çfarë duhet të dini rreth tij: Macron ishte vetëm 15 vjeç kur u takua me Brigitte Trogneux, një mësuese e martuar, që punonte në shkollën e mesme në Francën veriore, e cila kishte tre fëmijë. Prindërit e Macron e dërguan atë në Paris në mënyrë që ta distanconin djalin e tyre nga mësuesja e klubit të dramës, por lidhja e tyre rezistoi, derisa Brigitte u divorcua, dhe 10 vjet më parë ajo u martua me Macronin.

Shumica e grave të intervistuara franceze thanë se jeta private e një politikani nuk ndikon në votimin pro ose kundër tij. Edhe në Shtetet e Bashkuara, dy divorcet e Trumpit, diferenca e konsiderueshme e moshës me gruan e tij të tretë dhe madje një bisedë e regjistruar në të cilën ai diskutonte në lidhje me “kapjen” e femrave në pjesët intime, nuk e pengoi fitoren e tij elektorale.

Por, vetëm pak ditë përpara votimit francez, pothuajse të gjitha gratë e intervistuara thanë se ato ishin më të interesuara për Macronin, (duke qenë se deri kohët e fundit ishte i panjohur virtualisht), sepse martesa e tij e thyen tabutë.

Politika franceze ka kohë që është dominuar nga burra me të dashura më të vogla në moshë.

François Hollande, presidenti aktual, u nda nga partnerja e tij, Valerie Trierweiler, pas një historie të bërë publike me një aktore 18 vjeçare. Ish-presidenti François Mitterrand u martua me një mësuese, sa gjysma e tij në moshë kur ai ishte 40 vjeç, një grua më e re, e cila qëndroi  mirë e bukur pranë gruas së tij në atë kohë, kur ai vdiq më 1996.

“A pyetën njeri meshkujt kur nisën të martohen me femra të reja?”, tha Karin Lewin, një artiste me një studio në Montmartre. “Kush i përcakton rregullat?”

Asaj i pëlqen fakti që Macron po vë në lëvizje klubin politik të meshkujve.

Po ashtu edhe të tjerat. “Çdo ditë shoh një burrë në moshë që vjen në hotel me një femër që mund të ishte vajza e tij” thotë  Chloe Tournadre, një 26 vjeçare që punon në një hotel luksoz në Paris.

Lilach Eliyahu një “fashion dizajner” tha se fakti që Macron ka një grua me rrudha dhe celulit e bën atë të mendojë se ai është një feminist, pra e kundërta e Donald Trump.

Presidenti Trump dhe zonja e parë Melania Trump.

Brigitte Macron është një gjyshe dhe burri i saj ka pamje djaloshare. Melania Trump, e cila modelonte këtu në Paris, është mjaftueshëm e re për të qenë vajza e presidentit të SHBA-ve. Çiftet kanë pothuajse të njëjtën diferencë të moshës: Trump, i lindur 23 vjet e 10 muaj para së shoqes. Ndërsa Macron, 24 vjet dhe tetë muaj pas bashkëshortes së tij.

Le Pen, nëse zgjidhet, do bënte histori si presidentja e parë femër e Francës. Gjatë intervistave, shumë gra thanë se edhe pse dëshironin të shihnin një presidente femër, ato ishin shumë të shqetësuara për pikëpamjet e Le Pen si antiglobaliste e në disfavor të emigrantëve dhe pikëpamjeve konservatore të partisë së saj mbi të drejtat riprodhuese të grave. Le Pen, 48 vjeç, është martuar dy herë. Partneri i saj, një politikan që ka mbajtur një profil shumë më modest se Brigitte Macron, është 47 vjeç.

Cécile Alduy, një profesor francez në Universitetin Stanford, i cili ndodhet në Paris këtë semestër pas zgjedhjeve, tha se bashkëshortët politikë në Francë nuk kanë të njëjtin rol publik si ata në Shtetet e Bashkuara

“Ishte një gjë aq e pazakontë dhe e përfolur” bashkimi i Brigitte Macron me burrin e saj në skenë pas fitores së raundit të parë, tha Alduy.

Shumë grave iu duket interesante fakti që Macron po e vë gruan në qendër të vëmendjes, duke pozuar për revista përkrah saj, madje edhe duke u shfaqur në kopertinën e një reviste me kostum banje plazhi.

Carla Bruni, gruaja e ish-presidentit Nicolas Sarkozy, kishte gjithashtu një background të pasur. Por, ajo ishte një rast i veçantë, një ish-modele dhe këngëtare, e cila kishte qenë e dashura Mick Jagger dhe e yjeve të tjerë.

Çifti Macrons kanë qenë edhe objekt humori , duke bërë që kritikët politikë të shënjestrojnë diferencën e moshës mes tyre për të pikturuar Brigitte si një forcë kontrolluese mbi kandidatin  “nxënës”. Shumë deklarojnë në mediet sociale se ai është homoseksual – gjë që Macron e ka mohuar publikisht. Një fotografi që qarkullon gjithandej në internet, synon të paraqesë “takimin e parë” të çiftit: një grua që ecën krah për krah në plazh me një foshnjë.

Por, Alduy tha se gratë mund të influencohen që të votojnë Macronin të dielën, jo për shkak të moshës së gruas së tij, por sepse ai flet për çështjet e grave, duke përfshirë barazinë gjinore në paga.

“Ka një dallim të dukshëm midis tyre, kjo është e sigurt”, tha Martine Dumestre, një terapiste e fiziologjisë, 65-vjeç, pra një vit më e vjetër se gruaja e Macron.

Ajo tha se shumë votues nuk i pëlqejnë kandidatët, por së paku vlerësuan faktin që Brigitte Macroni u bë objekt i këtyre zgjedhje me qëllimin e vetëm që bashkëshorti i saj të kapë presidencën, edhe pse ai është vetëm 39 vjeç – dhe ajo së shpejti do të duket shumë më e vjetër.

Përshtati në shqip redaksia e Tirana Today

Tags: Brigitte MacronDonald TrumpEmanuel MacronFrançois HollandemartesaMartine BergossiMelania Trump

TË LIDHURA

Dy vatra zjarri ende aktive, Lura mbetet problem për shuarjen e flakëve
Aktualitet

Dy vatra zjarri ende aktive, Lura mbetet problem për shuarjen e flakëve

17:24 | 18/07/2025
Durrës/ Arrestohen 2 shoferë për aksidente të shkaktuara nga shpejtësia e lartë
Aktualitet

Durrës/ Arrestohen 2 shoferë për aksidente të shkaktuara nga shpejtësia e lartë

15:09 | 18/07/2025
Zjarri në Helmës, Kavajë dogji 10 hektarë tokë dhe 30 pemë ulliri; penalizohet i moshuari
Aktualitet

Zjarri në Helmës, Kavajë dogji 10 hektarë tokë dhe 30 pemë ulliri; penalizohet i moshuari

14:18 | 18/07/2025
Next Post
Lezhë, digjet makina e ish-shefit të policisë

Lezhë, digjet makina e ish-shefit të policisë

Erdogan nuk heq dorë nga kërkesa për ekstradimin e Fethullah Gulen

Erdogan nuk heq dorë nga kërkesa për ekstradimin e Fethullah Gulen

Qytetari i kujton foton e famshme me makarona, Rama: Foton e bëra për…

Qytetari i kujton foton e famshme me makarona, Rama: Foton e bëra për...

JU REKOMANDOJMË

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025




TË FUNDIT

“Eskortat në burg? Ç’ka këtu!”, avokati i Metës shpërthen: Problemi është korrupsioni, jo takimet intime
Politikë

“Eskortat në burg? Ç’ka këtu!”, avokati i Metës shpërthen: Problemi është korrupsioni, jo takimet intime

by mirseda
17:53 | 18/07/2025
0

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, i ka vënë kapakun debatit për takimet intime të të dënuarve,...

Dy vatra zjarri ende aktive, Lura mbetet problem për shuarjen e flakëve

Dy vatra zjarri ende aktive, Lura mbetet problem për shuarjen e flakëve

17:24 | 18/07/2025
Momentet e para të Dafinës dhe Kreshnikut me djalin

Momentet e para të Dafinës dhe Kreshnikut me djalin

17:04 | 18/07/2025
Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025
Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

15:47 | 18/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com