Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Spanja është duke flirtuar me një tjetër luftë civile

8 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Spanja është duke flirtuar me një tjetër luftë civile

Madrid – Për pesë vite, qeveria kombëtare e Spanjës dhe rajoni i Katalonjës, kanë luajtur si “macja me miun” mbi ofertën e fundit për pavarësi. Dhe gjithnjë e më shumë, duket se asnjëra palë s’ka ndërmend të ndalojë para momentit të përplasjes. Më 1 tetor, qeveria lokale katalanase, ka në plan të organizojë një referendum mbi pavarësinë, për të cilin pretendon se do të jetë përfundimtar.

Ligji i referendumit, i miratuar nga parlamenti i Katalonjës thotë se një votim “po”, do të nxisë shpalljen e deklaratës së pavarësisë “brenda dy ditëve” – ​​duke injoruar plotësisht faktin se baza juridike e referendumit, është pezulluar nga Gjykata Kushtetuese e Spanjës. Që nga viti 2012, Madridi është përballur me udhëheqjen pro-pavarësisë të rajonit të Katalonjës, me një “jo” të thjeshtë për çdo negociatë mbi sovranitetin e vendit.

Tashmë rajoni duket se synon të tregojë muskujt e tij. Autoritetet ligjore dhe policia spanjolle, po punojnë për të ndaluar zhvillimin e referendumit. Bastisjet në departamentet qeveritare katalanase dhe ambientet e tjera, që çuan në arrestimin e 14 personave më 20 shtator, shënuan një përshkallëzim të papritur në përpjekjet investigative, të cilat më parë qenë të kufizuara në konfiskimin e posterave të referendumit, dhe tek kërkimi për kutitë e votimit që qeveria katalanase pretendon se ka blerë për këtë proces.

Ajo që mbetet e paqartë, është se sa e përkushtuar është qeveria kombëtare në imponimin e rezultatit të saj të preferuar. Forca e ligjit në dispozicion të Madridit është e gjerë. Për shembull, qeveria qendrore mund te evokojë një nen të Kushtetutës, që pezullon autonominë e një rajoni në rebelim, duke suprimuar efektivisht qeverinë lokale të Katalonjës.

Por përdorimi i një bllokade kundër qeverisë së udhëhequr nga kryeministri katalanas Carles Puigdemont, do të kërkonte potencialisht zbarkimin e ushtrisë në këtë rajon. Dhe ndërsa politikanët spanjollë nuk kanë qenë të ndrojtur në dërgimin e një numri më të madh forcash policore në Katalonjë në prag të referendumit, ata tradicionalisht kanë hequr dorë nga përdorimi i ushtrisë në rrethana të tilla.

Por një akt i tillë, do të risillte në kujtesë veprimet e diktaturës së Frankos, që sundoi vendin për pjesën më të madhe të shekullit XX-të, çka do të minonte më tej mbështetjen për qeverinë kombëtare, dhe jo vetëm në Katalonjë. Shumë spanjollë në mbarë vendin, besojnë se gjuha kërcënuese e kryeministrit konservator të vendit, Mariano Rajoy, është përgjegjëse për ndarjen politike në rritje.

Mënyra përmes së cilës dhjetëra mijëra demonstrues rrethuan ndërtesat e qeverisë katalanase, teksa zyrtarët e policisë qëndrore po kërkonin pikën qendrore logjistike të referendumit të mërkurën e kaluar, tregon se gjakrat janë ndezur. “Nëse zgjidhja përfundimtare për shtetin spanjoll është një tank, ne do të kemi fituar tashmë”- tha zëdhënësi i qeverisë katalanase Jordi Turull.

Rajoy këmbëngul se referendumi nuk do të mbahet, duke përmendur paligjshmërinë e tij. Por hezitimi i Madridit për të përdorur forcat e sigurisë për bllokimin e qendrave të votimit, sugjeron se të dielën do të ketë një lloj votimi. Ekziston një precedent me “procesin pjesëmarrës” të Katalonjës në vitin 2014, i cili pa 2.3 milionë katalanas të votonin në një palë zgjedhje të mëparshme, të nxjerra jashtë ligjit nga gjyqësori spanjoll.

Nëse forcat e sigurisë do të përpiqen të pengojnë referendumin, duke bllokuar qendrat e votimit ose duke ndërmarrë masa të tjera të ngjashme, partia e krahut të majtë të Unitetit Popullor, një forcë shumë e vogël, por jetike për shumicës pro pavarësisë në parlamentin e Katalonjës, ka premtuar të organizojë një mosbindje të gjerë civile.

Kjo përbën një kërcënim të besueshëm ndaj rendit publik, duke marrë parasysh pjesëmarrjet masive, sikurse kane qenë shpesh demonstratat e deritanishme të mëdha dhe paqësore në rrugët e Barcelonës, në favor të shkëputjes gjatë gjysmës së dekadës së shkuar.

Pra, çfarë do të ndodhë të hënën më 2 tetor? Ka gjasa që qeveria katalanase të vazhdojë me mbajtjen e një referendumi në një formë të caktuar, dhe se rezultati do të favorizojë pavarësinë, duke marrë parasysh vendimin e unionistëve të rajonit për të bojkotuar procedurat. Nacionalistët katalanas ndoshta do të festojnë, edhe pse entuziazmi i tyre mund të dëmtohet nëse pjesëmarrja do të jetë nën 50 për qind.

Nëse votimi nuk arrin të kapërcejë pragun jozyrtar të suksesit, Puigdemont mund të zgjedhë të thërrasë zgjedhjet e menjëhershme rajonale, i vetmi proces zgjedhor ligjor në dispozicion për të treguar forcën e kauzës separatiste. Nëse rezultati është më vendosmërisht në favor të pavarësisë katalanase, qeveria rajonale do të duhet të vendosë se sa larg do të shkojë me këtë kauzë.

Në letër, një rezultat në favor të “po”-së, do të shkaktonte hyrjen në fuqi të një dispozitë kalimtare, nën të cilën Katalonja do të bëhej një “Republikë ligjore, demokratike dhe sociale”, me fuqinë për të rritur taksat dhe shpronësuar pasuritë dhe institucionet spanjolle, ndërsa një kushtetutë e plotë do të fillojë të hartohet për t’u miratuar në referendumin e radhës që duhet të mbahet pas një viti.

Gjykatat e Spanjës, do të vazhdojnë t’i godasin këto masa si të paligjshme në terma spanjollë, por udhëheqësit aktualë të Katalonjës pretendojnë se kanë me vete të drejtën, në rastin e një fitoreje në referendum, për ta vendosur parlamentin e tyre mbi çdo instrument të shtetit qendror spanjoll. Ata megjithatë mund të zgjedhin të përgjigjen në një mënyrë më pragmatike.

Brenda administratës Rajoy, qarkullojnë kohët e fundit zëra se qeveria qendrore është e përgatitur të rishikojë mënyrën, sesi ia jep pushtetin rajoneve të saj autonome. Pas referendumit, qeveria katalanase mund të zgjedhë që të kthehet të marrë pjesë në atë proces rishikimi, këtë herë nga një pozitë më e fortë. Por ka shumë pengesa përpara, për të pasur ndonjë zgjidhje të negociuar.

Pesë vite më parë, kryeministri i atëhershëm katalanas, Mas, udhëtoi në Madrid për të kërkuar një marrëveshje të ngjashme me atë të gëzon aktualisht rajoni Bask, sipas të cilës rajoni i pasur merr të njëjtën sasi të shpenzimeve qeveritare në raport me të ardhurat tatimore që derdh në arkën e shtetot. Ideja u hodh poshtë nga ana e Rajoy. Ndërkohë momenti optimal për një marrëveshje të negociuar, duket se ka kaluar.

Sondazhet e opinionit, tregojnë vazhdimisht se një shumicë e madhe e katalanasve dëshiron një referendum zyrtar mbi pavarësinë, edhe pse shumë do të votonin kundër saj. Rezultati më i mundshëm i referendumit të së dielës është tejet shqetësues. Qeveria katalanase ka hartuar një plan udhërrëfyes për pavarësinë, që i lejon banorët e rajonit të ruajnë statusin e tyre spanjoll, duke kërkuar kombësinë katalanase nëse ata dëshirojnë.

Është një njohje e heshtur që edhe në rast fitoreje, pavarësia do të mbetet në rastin më të mirë një zonë gri për të ardhmen e parashikueshme. Në një fare pike, këto realitete divergjente do të duhet ballafaqohen. Spanja mundet vetëm të shpresojë të gjendet rreth një tavoline negociuese politike, dhe jo në të dyja anët e barrikadave.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: barcelonaflirtonKatalonjaLufta civilespanja

TË LIDHURA

Joseph: Serbia në udhëkryq, duhet t’i largojë rusët nga industria e naftës, SHBA duket serioze
Bota

Joseph: Serbia në udhëkryq, duhet t’i largojë rusët nga industria e naftës, SHBA duket serioze

12:37 | 15/12/2025
Brataj jep ALARMIN: Po qarkullon nënvarianti A i gripit, prek më shumë fëmijët
Bota

Brataj jep ALARMIN: Po qarkullon nënvarianti A i gripit, prek më shumë fëmijët

12:33 | 15/12/2025
Dekreti i Putinit detyron të huajt në Rusi të nënshkruajnë kontratë me ushtrinë
Bota

Dekreti i Putinit detyron të huajt në Rusi të nënshkruajnë kontratë me ushtrinë

09:33 | 15/12/2025
Next Post
Shulku jep detajet për organizimin e turit të moshave në Shqipëri

Shulku jep detajet për organizimin e turit të moshave në Shqipëri

Ekonomia rritet me 4.06%, ndikon ndërtimi. Sektori Call Center fillon rënien

Ekonomia rritet me 4.06%, ndikon ndërtimi. Sektori Call Center fillon rënien

Spanja zbardh listën e lojtarëve që do të përballen me Shqipërinë

Spanja zbardh listën e lojtarëve që do të përballen me Shqipërinë







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025




TË FUNDIT

Ligji për“spiunët”në administratë, Manja përplaset me Tedi Blushin në Komision: Ti ibie bilbilit kot
Aktualitet

Ligji për“spiunët”në administratë, Manja përplaset me Tedi Blushin në Komision: Ti ibie bilbilit kot

by mirseda
13:34 | 15/12/2025
0

Gjatë shqyrtimit të projektligjit për disa ndryshime në ligjin nr. 60/2016, “për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”,...

Berisha : Ambasadori i BE telefonoi Ramën, një natë para votimit Balla i tha përfaqësuesit tonë se…

Berisha : Ambasadori i BE telefonoi Ramën, një natë para votimit Balla i tha përfaqësuesit tonë se…

13:20 | 15/12/2025
“Dyfish buxhet për bujqësinë”, Rama takim me fermerët në Elbasan

“Dyfish buxhet për bujqësinë”, Rama takim me fermerët në Elbasan

12:53 | 15/12/2025
Ministri Andis Salla: Nga 50% në 100% mbështetja për fermerët brenda këtij viti buxhetor

Ministri Andis Salla: Nga 50% në 100% mbështetja për fermerët brenda këtij viti buxhetor

12:46 | 15/12/2025
Joseph: Serbia në udhëkryq, duhet t’i largojë rusët nga industria e naftës, SHBA duket serioze

Joseph: Serbia në udhëkryq, duhet t’i largojë rusët nga industria e naftës, SHBA duket serioze

12:37 | 15/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com