Trajneri i Interit, Luciano Spalleti ka shpërndarë një foto në rrjetin e tij, “Instagram” ku ka thumbuar në mënyrë të drejtpërdrejtë gazetarin e “Juventus TV”. Ai ishte shprehur në një transmetim live se: : “Me interistët duhet të mbushim haletë dhe Inter duhet fshirë nga planeti”.
Nuk kishte si të mungonte kundërpërgjigja e trajnerit zikaltër i cili ka shkruar në “Instagram”: “Bravo djema! Ka qenë një provë e madhe dhe… haletë kanë mbetur bosh edhe këtë javë”.“Shikoj shumë njerëz të mërzitur për këtë humbje të parë që nuk po vjen. Duket se mendojnë se është një magji që do të prishet dhe mejlma do të kthehet përsëri në një patok të shëmtuar… Por duhet ta dinë se, për momentin, përralla ka ndryshuar…”.