Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

SPAK regjistron procedim të ri penal për Veliajn, Belind Këlliçi: Do mbajë përgjegjësi për çdo krim që ka kryer

1 vit ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
SPAK regjistron procedim të ri penal për Veliajn, Belind Këlliçi: Do mbajë përgjegjësi për çdo krim që ka kryer

BELIND KELLIÇI: Ditën e djeshme, u bë publike në media kërkesa zyrtare e Prokurorisë së Posaçme, për marrjen e të dhënave financiare për Erion Veliajn dhe familjarët e tij të afërt.

Shumëkush mendoi se bëhet fjalë për një hetim të thjeshtë pasuror, por ndërkohë në shkresën zyrtare të SPAK drejtuar Bankave të Nivelit të Dytë, e në dijeninë tonë edhe institucioneve të tjera, citohet:

“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka regjistruar procedim penal, në funksion të të cilit kërkojmë të na vendosni në dispozicion çdo informacion lidhur me veprimet bankare dhe çdo transaksion financiar të kryer brenda dhe jashtë vendit, për shtetasit e mëposhtëm: Erion Veliaj, Ajola Xoxa, Arbër Veliaj, Shqiponjë Veliaj”.

Nga sa kuptohet nga kjo shkresë e SPAK, Prokuroria e Posaçme, ka regjistruar një procedim penal mbi bazën e indicieve e në funksion të të cilit, kërkon të dhënat financiare dhe lëvizjet bankare brenda dhe jashtë Shqipërisë të këtyre shtetasve.

Pra, po kërkohen paratë e korrupsionit të pronarit faktik të inceneratorit Tiranë dhe bandës “5D” Erion Veliaj, si brenda ashtu dhe jashtë vendit tonë.

Ky hajdut që qëndron ende në zyrën e kryetarit të Bashkisë Tiranë, me votat e blera me paratë e krimit dhe të korrupsionit, po hetohet për disa çështje:

1. Inceneratorin fantazmë të Tiranës

Aferë për të cilën i kemi vënë në dispozicion SPAK mbi 1600 faqe dokumente dhe materiale autentike, të cilat faktojnë përtej çdo dyshimi se Erion Veliaj ka urdhëruar veprimtarinë financiare të kësaj kompanie, duke përcaktuar se cila kullë në Tiranë paguante për depozitimin e dherave në Sharrë, e cila kullë jo.

I kemi faktuar SPAK burimet e dyshimta të financimit për këtë koncesion me para ruse dhe iraniane, duke i kërkuar SPAK të konfirmojë përmes letër porosive edhe vizitat dhe takimet e Erion Veliajt në Iran.

Sot në mbrëmje, do i faktojmë sërish SPAK se Erion Veliaj nuk është thjeshtë një klient i inceneratorit Tiranë siç ai deklaron, por është pronari faktik i cili vendos edhe se cila bashki paguan për mbetjet dhe cila jo.

Aferë e paprecedentë e korrupsionit 100% me tenderat publikë, e kallëzuar nga unë më 26 prill të vitit 2023, veprimet hetimore të së cilës kanë zbuluar jo vetëm 6 drejtorë hajdutë, por një aplikacion privat komunikimi me në krye Erion Veliajn, komunikime të cilat mund të jenë arsyeja e hetimit që u bë publik ditën e djeshme.

Hetim, i cili u plotësua me dokumentacion nga Grupi i Ekspertëve pranë PD vetëm 2 javë më parë, ku faktuam lidhjen se si biznesi i riciklimit dhe marrëdhënia me AMIA Veronën, kompani e akuzuar në Itali për lidhjet e saj me grupin kriminal Ndranghetta, kishte nisur pikërisht nga Erion Veliaj që kur ishte fillimisht Ministër në Qeverinë Rama 1 dhe më pas u konkludua me futjen e Veliajt në zyrën e kryetarit të Bashkisë Tiranë.

Këto 3 hetime janë fokusi kryesor i punës të Grupit të Ekspertëve pranë PD. Nga dita e djeshme, në fokus do të jetë edhe kallëzimi i ri i regjistruar ndaj shtetasit Erion Veliaj. Në shkresën e djeshme mungojnë disa persona të tjerë, për të cilët brenda 2 javësh do të informojmë zyrtarisht SPAK.

Garantojmë qytetarët shqiptarë se Partia Demokratike, do vijojë të bëjë transparencë të plotë për të gjithë drejtorët dhe zyrtarët hajdutë të Bashkisë Tiranë, të cilët deri më sot kanë përfituar qindra milionë euro tendera dhe leje ndërtimi me firmën e vet Erion Veliajt, duke mos lejuar kurrë që këto hetime të kenë fatin e hetimeve të inceneratorit të Elbasanit apo të koncesionit të sterilizimit.

Erion Veliaj, do të mbajë përgjegjësi për të gjitha krimet që ka kryer në këtë dekadë të pushtetit të tij të shfrenuar korruptiv, duke nisur me Ardit Gjoklajn, me inceneratorin e Tiranës, me bandën “5D”, me shembjen e Teatrit Kombëtar e duke përfunduar me dhunimin dhe nxjerrjen forcërisht nga banesat e tyre të banorëve të 5 Majit, Unazës së Re, Laprakës dhe Myslym Ketës.

TË LIDHURA

Sekuestro pasurish në Sarandë për dyshime për pastrim parash
Aktualitet

Sekuestro pasurish në Sarandë për dyshime për pastrim parash

13:47 | 08/11/2025
Reagojnë avokatët e Veliajt: Fitore për shtetin e të drejtës, priti 9 muaj për të folur 9 minuta
Aktualitet

Reagojnë avokatët e Veliajt: Fitore për shtetin e të drejtës, priti 9 muaj për të folur 9 minuta

13:26 | 08/11/2025
Ndahet nga jeta vëllai i ish-deputetit Petro Koçi, i prekur nga tumori
Aktualitet

Ndahet nga jeta vëllai i ish-deputetit Petro Koçi, i prekur nga tumori

12:44 | 08/11/2025
Next Post
Mori pjesë në protestën e Rithemelimit dhe PL-së para Bashkisë, bie në pranga 38-vjeçari, ja akuzat që rëndojnë mbi të

Mori pjesë në protestën e Rithemelimit dhe PL-së para Bashkisë, bie në pranga 38-vjeçari, ja akuzat që rëndojnë mbi të

Reagon Balla: Arratisja nga përgjegjësia ligjore po merr përgjigjen e duhur çdo ditë, drejtësia nuk harron

Reagon Balla: Arratisja nga përgjegjësia ligjore po merr përgjigjen e duhur çdo ditë, drejtësia nuk harron

Licencimi i kanabisit mjekësor dhe lojërave të fatit, zbulohet shpërblimi që përfitojnë anëtarët e komisioneve

Licencimi i kanabisit mjekësor dhe lojërave të fatit, zbulohet shpërblimi që përfitojnë anëtarët e komisioneve







JU REKOMANDOJMË

EMRI/ U vra në derë të shtëpisë, kush është 36-vjeçari nga Fieri që u vra në Selenicë

EMRI/ U vra në derë të shtëpisë, kush është 36-vjeçari nga Fieri që u vra në Selenicë

21:26 | 01/11/2025
Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025




TË FUNDIT

Izraeli kryen sulme ajrore në Liban, në shënjestër objektivat e lidhur me Hezbollahun
Bota

Izraeli kryen sulme ajrore në Liban, në shënjestër objektivat e lidhur me Hezbollahun

by mirseda
16:40 | 08/11/2025
0

Sulmet ajrore izraelite në Liban kanë vrarë tre persona dhe kanë plagosur disa të tjerë më 8...

Vrau dy kunetërit, burri kishte dhunuar edhe gruan e tij me kabllo elektrik

Vrau dy kunetërit, burri kishte dhunuar edhe gruan e tij me kabllo elektrik

16:33 | 08/11/2025
Izraeli vret dy persona në Liban, BE i bën thirrje të respektojë armëpushimin

Izraeli vret dy persona në Liban, BE i bën thirrje të respektojë armëpushimin

15:14 | 08/11/2025
Trupi i karbonizuar brenda makinës në Skourta të Greqisë mendohet se i përket një punëtori shqiptar

Trupi i karbonizuar brenda makinës në Skourta të Greqisë mendohet se i përket një punëtori shqiptar

14:58 | 08/11/2025
Sekuestro pasurish në Sarandë për dyshime për pastrim parash

Sekuestro pasurish në Sarandë për dyshime për pastrim parash

13:47 | 08/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com