Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

SPAK dërgon për gjykim 11 persona për kontrabandë nafte në Durrës, mes tyre edhe një polic

4 javë ago
in Aktualitet, Kryesore
SPAK dërgon për gjykim 11 persona për kontrabandë nafte në Durrës, mes tyre edhe një polic

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim, procedimin penal nr. 35 të vitit 2025, në ngarkim të të 11 pandehurve:

Ky procedim penal është regjistruar në bazë të materialit referues të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore – Drejtoria Rajonale Durrës-Kavajë, në ngarkim të punonjësit të policisë Armand Marvataj, pranë Komisariatit të Policisë Durrës, dhe ndaj shtetasve Juxhin Koka dhe Drilon Malluta, për veprat penale, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të kryera në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 259/2 dhe 244/2-25 të Kodit Penal.

Gjithashtu, kjo çështje lidhet me procedimin penal nr.76 të vitit 2025 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, i regjistruar për veprat penale, “Kondrabandë për mallrat për të cilat paguhet akcizë, ose me pezullim të plotë apo të pjeshëm, nga detyrimet doganore, ose të akcizës”, e kryer në bashkëpunim, dhe “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 172/3 dhe 134-25 të Kodit Penal, të dërguar për kompetencë në Prokurorinë e Posaçme.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar e provuar se shtetasi, Juxhin Koka, në bashkëpunim me shtetasit Mohammad Sallit, me detyrë kapiten i anijes, Nedio Mejdani, me detyrë oficer i parë i anijes, dhe Hasan Broud, Sami Shanata, Faez Ismaeil, Wissam Rostom, marinarë të anijes me flamur tunizian, “AYA ZANOYBYA”, e ankoruar në Porto Romano, Durrës, më 07.1.2025, kanë planifikuar, organizuar dhe realizuar kontrabandimin e 200 tonëve naftë.

Anija “AYA ZANOYBYA” dhe nafta e kontrabanduar janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale më 12.1.2025, në kuadër të operacionit policor “Ari i zi”, i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.

Hetimet kanë treguar se më 27.1.2025, shtetasit Juxhin Koka dhe Drilon Malluta, i kanë ofruar shumën 10.000 euro, punonjësit të policisë Armand Marvataj, të planizuar me shërbim për ruajtjen e anijes së sekuestruar në Porto Romano, Durrës, me qëllim që të lejonte nxjerrjen e sasisë së naftës së sekuestruar nga anija, gjë e cila është realizuar mbrëmjen e datës 27.1.2025, në bashkëpunim me ekuipazhin e anijes; Samir Bayoumy me detyrë inxhinier i tretë dhe përgjegjës teknik i anijës, marinarët, Hasan Broud, Sami Shanata, Faez Ismaeil, Wissam Rostom dhe Abdoulmohaimen Shanata.

Shuma monetare prej 10.000 eurosh është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale gjatë kontrollit të banesës së punonjësit të policisë Armand Marvataj.

TË LIDHURA

AKU: Pikat e grumbullimit kanë dokumentacion të plotë për përdorimin e pesticideve.
Aktualitet

AKU: Pikat e grumbullimit kanë dokumentacion të plotë për përdorimin e pesticideve.

21:16 | 08/11/2025
Fluks fëmijësh në QSUT/ Rreth 300 vizita në ditë në Pediatri, shtohen virozat
Aktualitet

Fluks fëmijësh në QSUT/ Rreth 300 vizita në ditë në Pediatri, shtohen virozat

19:23 | 08/11/2025
Aksident në Shkodër, makina përplaset me motorin, një i plagosur
Aktualitet

Aksident në Shkodër, makina përplaset me motorin, një i plagosur

17:23 | 08/11/2025
Next Post
Egla Ceno gati për një projekt të ri, ja çfarë paralajmëron aktorja

Egla Ceno gati për një projekt të ri, ja çfarë paralajmëron aktorja

Trump nga Egjipti: Pa goditjen ndaj Iranit s’do të kishte plan paqeje për Gazën

Trump nga Egjipti: Pa goditjen ndaj Iranit s’do të kishte plan paqeje për Gazën

Play Off i Botërorit? Sylvinho me “këmbë në tokë”: Nuk ka mbaruar ende asgjë, vendoset në nëntor

Play Off i Botërorit? Sylvinho me “këmbë në tokë”: Nuk ka mbaruar ende asgjë, vendoset në nëntor







JU REKOMANDOJMË

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025




TË FUNDIT

Zgjedhjet lokale, pjesëmarrja në 5 bashkitë deri në orën 14:00
Politikë

Zgjedhjet lokale, pjesëmarrja në 5 bashkitë deri në orën 14:00

by mirseda
14:36 | 09/11/2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e fundit sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhjet për...

Capital T dhe Adrola Dushi kapën MAT gjatë një dasme

Capital T dhe Adrola Dushi kapën MAT gjatë një dasme

22:55 | 08/11/2025
SHBA/ Të shtëna me armë zjarri ndaj agjentëve të emigracionit në Çikago, autori në kërkim

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri ndaj agjentëve të emigracionit në Çikago, autori në kërkim

22:48 | 08/11/2025
Gjenerali gjerman: Moska mund të sulmojë nesër; NATO mund të dërgojë 800,000 trupa

Gjenerali gjerman: Moska mund të sulmojë nesër; NATO mund të dërgojë 800,000 trupa

22:41 | 08/11/2025
Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ

Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ

22:11 | 08/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com