Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Sovraniteti i Kenias rrezikohet prej huave kineze

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Sovraniteti i Kenias rrezikohet prej huave kineze

Sipas një prej gazetave kryesore të Kenias, zyrtarët e lartë mund të kenë vënë në rrezik burimet strategjike të këtij vendi duke nënshkruar një kontratë me Kinën. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Salem Solomon, në vitin 2014 zyrtarët kenianë i dhanë Kinës menaxhimin e sistemit hekurudhor të vendit.

Ndërsa gjarpëron mes parqeve të pasura kombëtare të Kenias, rrjeti hekurudhor “Standard Gauge Railway”, projekti më i madh infrastrukturor i vendit që nga pavarësia e tij, duket si një simbol i përparimit që ka bërë vendi.

Disa ekspertë thonë se hekurudha do të mbështesë zhvillimin afatgjatë të Kenias.

“Ky rrjet hekurudhor ndryshon çdo gjë. Tani mund të hipësh në tren dhe të shkosh në cepin tjetër të vendit brenda pesë orësh”, thotë Irene Sun, autore e librit “Fabrika e ardhshme e botës”.

Hekurudha lidh Nairobin me Mombasën, dy qytetet më të mëdha të Kenias. Më parë duheshin 10 deri në 15 orë udhëtimi me makinë në rrugë të këqija.

“Kjo ndryshon gjithçka për lëvizjen e njerëzve, por ndoshta edhe më shumë për transportin e mallrave”, thotë zonja Sun.

Por, gazeta më e madhe e pavarur e Kenias, “The Daily Nation”, mendon se ka një kosto të fshehur. Gazeta thotë se borxhi prej miliarda dollarësh ndaj Kinës për ndërtimin e hekurudhës, mund të vërë në rrezik sovranitetin dhe pasuritë kombëtare të Kenias.

Hollësitë e kontratës së nënshkruar në vitin 2014 mes Kenias dhe Bankës së Eksport-Importeve të Kinës filluan të dalin në dritë vetëm në fillim të këtij viti.

Marrëveshjet infrastrukturore dhe të huave kineze mbaheshin zakonisht sekrete.

Gazeta njoftoi se ka siguruar një kopje të marrëveshjes dhe ngre shqetësimin për asetet që Kenia mund të humbasë nëse nuk do të paguajë dot borxhin.

Kontrata gjithashtu përcakton se Kenia duhet të përdorë “mallrat, teknologjinë dhe shërbimet” kineze për ndërtimin dhe për funksionimin në vazhdimësi të hekurudhës. Kontrata gjithashtu i ndalon qeverisë së Kenias të bëjë publike detajet e marrëveshjes, pa marrë paraprakisht miratimin e Pekinit.

Ekspertët thonë se kjo është ndër provat më reale se Pekini mund të jetë duke ushtruar të mbiquajturën diplomaci të kurthit të huasë, duke i shtrënguar vendet përftuese të dorëzojnë tokë, minerale dhe asete strategjike, kur të mos jenë më në gjendje të paguajnë këstet.

Gazeta nuk bëri të ditur se si e siguroi kopjen e kontratës dhe si verifikoi autenticitetin e saj.

Sidoqoftë, teksti i saj përputhet me kontratat e shqyrtuara nga Zëri i Amerikës për projektet në Serbi, Kirgistan, dhe Guyana, në kuadrin e nismës globale infrastrukturore të Kinës me vlerë prej triliarda dollarësh. Këto kontrata sugjerojnë se kushtet e huasë për Kenian mund të reflektojnë praktikën huadhënëse të Pekinit në mbarë Afrikën dhe më gjerë.

Që kur filloi operacionet në vitin 2017, projekti hekurudhor në Kenia është shoqëruar me akuza për korrupsion, racizëm dhe keqmenaxhim. Akuza penale janë ngritur ndaj zyrtarëve kenianë dhe kinezë.

Presidenti Uhuru Kenyatta nuk i pranon akuzat se huaja kineze ka dëmtuar vendin.

“Miqtë e mi, jemi duke i paguar këstet para kohe… Nuk jemi të lidhur pas një vendi të caktuar, por bashkëpunojmë me vendet që vlerësojnë dhe kuptojnë nevojat e Kenias për zhvillim. Kina është një prej tyre dhe mbështet fuqishëm planin e Kenias për zhvillim. Dakort?”, u deklaroi gazetarëve Presidenti Kenyatta.

Presidenti kenian shtoi se madje do të merren hua të tjera në funksion të zhvillimit.

TË LIDHURA

Influencerja 32-vjeçare vritet në Austri, ish-partneri fsheh trupin në valixhe
Bota

Influencerja 32-vjeçare vritet në Austri, ish-partneri fsheh trupin në valixhe

22:48 | 18/03/2026
“Kemi të drejtë të mbrohemi”/ Katari dëbon ambasadorin iranian pas sulmit me raketa
Bota

“Kemi të drejtë të mbrohemi”/ Katari dëbon ambasadorin iranian pas sulmit me raketa

22:40 | 18/03/2026
Italia miraton dekret për frenimin e çmimeve të karburanteve për 20 ditë
Bota

Italia miraton dekret për frenimin e çmimeve të karburanteve për 20 ditë

21:57 | 18/03/2026
Next Post
Albin Kurti: Po ndotin fjalën “bashkim” për t’i dhënë toka Serbisë

Kurti i bindur: Unë do të jem kryeministri i ardhshëm i Kosovës!

Migjen Basha tallet keq me Mavrajn: A keni ulje, se desha…

Migjen Basha tallet keq me Mavrajn: A keni ulje, se desha...

Shfrytëzimi i grave dhe vajzave shqiptare nga trafikantët e drogës

Shfrytëzimi i grave dhe vajzave shqiptare nga trafikantët e drogës







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Influencerja 32-vjeçare vritet në Austri, ish-partneri fsheh trupin në valixhe
Bota

Influencerja 32-vjeçare vritet në Austri, ish-partneri fsheh trupin në valixhe

by mirseda
22:48 | 18/03/2026
0

Hetimet lidhur me vdekjen e influenceres 32-vjeçare në Austri, kanë marrë një tjetër rrjedhë. Provat, raportet mjeko-ligjore...

‘Nuk e di si ju mban toka’/Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

‘Nuk e di si ju mban toka’/Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

22:48 | 18/03/2026
“Kemi të drejtë të mbrohemi”/ Katari dëbon ambasadorin iranian pas sulmit me raketa

“Kemi të drejtë të mbrohemi”/ Katari dëbon ambasadorin iranian pas sulmit me raketa

22:40 | 18/03/2026
Italia miraton dekret për frenimin e çmimeve të karburanteve për 20 ditë

Italia miraton dekret për frenimin e çmimeve të karburanteve për 20 ditë

21:57 | 18/03/2026
Itali frenon çmimet e karburanteve për 20 ditë pas tensioneve në Lindjen e Mesme

Itali frenon çmimet e karburanteve për 20 ditë pas tensioneve në Lindjen e Mesme

21:51 | 18/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com