Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Sot tek ne luhen me miliona. Ku i gjejnë?”, Fidel Ylli: Bastet t’i kontrollojë shteti e jo privati!

4 vjet ago
in Kryesore, Sport, Të Gjitha, W-Instant
Dëgjesa për hapjen e basteve, Rama: Kjo periudhë kohe na ndihmoi të shohim dy anët e medaljes

Kreu i Komitetit Olimpik Shqiptar Fidel Ylli, në një dëgjesë publike nëse duhet që të hapen bastet sportive, tha se duhet që të mos ekzistojnë më bastet online, që kontrollohen nga të fortët. Ai i mëshoi faktit që bastet t’i kontrollojë shteti e jo personat me profil kriminal. Teksa bëri një pasqyrim të situatës në përgjithësi, Fidel Ylli u shpreh se çdo shtet europian ka kompani bastesh. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, ai shtoi më tej se sot tek ne luhen me miliona dhe shteti nuk merr asgjë.

“U bë mirë që u mbyllën bastet. Por ky është një fenomen që tani po luhet më shumë se më parë. Luhet edhe me 20 milionë e 30 milionë lekë në javë. Ku i gjejnë këta para, janë para droge, janë para të pastra? Unë them t’i mbyllim zoti kryeministër, por të mbyllim bastet në të zezë. T’i kontrollojë shteti e jo privati. Çdo shtet europian ka kompani bastesh. Ligjet tona do njehësohen me ligjet europiane, si do i themi neve një europiani që dëshiron të luajë me 1 euro apo 2 euro. Ka ligje që një person nuk mund të luajë dot në Suedi më shumë se 500 euro, shteti e kontrollon. Sot tek ne luhen me miliona dhe shteti nuk merr asgjë.

Shteti duhet që të marrë para nga bastet normale. Kur shtete europiane si Anglia, Gjermania, i kanë me ligje dhe i kontrollon shteti, e pse duhet t’i kontrollojnë të fortët tek ne. Si është më mirë që një fëmijë të hyjë në dhomë dhe të luajë fshehurazi apo të kontrollohet pasi të mbushë 18 vjeç?! T’i nxjerrim në dritë të diellit bastet dhe shteti të bëjë fusha futbolli, pishina, pallate sporti. Nuk kemi pallat sporti, nuk kemi pishinë për gara ndërkombëtare. Kjo bëhet me disa standarde, të luajnë me rregulla loje.

Suedia merr 810 milionë euro nga bastet dhe i çon në shkolla, i çon në infrastrukturë sportive. Sporti bëhet në shkollë, në klube, qëllimi është që të futet sporti që në shkollë. Ne kërkojmë që rinia të jetë e shëndetshme. Me paratë që do të marrim nga bastet, do u japim atë që meriton sportistëve që na nderojnë”, deklaroi Fidel Ylli.

Tags: bastetfidel ylliKreu i Komitetit Olimpik Shqiptar

TË LIDHURA

Silvinjo apo brezi i artë, kush e rriti Kombëtaren?
Sport

Silvinjo apo brezi i artë, kush e rriti Kombëtaren?

22:20 | 14/04/2026
Zjarri në kompleksin “Arlis”/ Shkon në 11 numri i personave të lënduar
Aktualitet

Zjarri në kompleksin “Arlis”/ Shkon në 11 numri i personave të lënduar

21:40 | 14/04/2026
Berisha: Pallati u ndërtua jashtë çdo standardi, digjet si kasolle; denoncim i hershëm në prokurori
Kryesore

Berisha: Pallati u ndërtua jashtë çdo standardi, digjet si kasolle; denoncim i hershëm në prokurori

21:20 | 14/04/2026
Next Post
Duka flet për rikthimin e basteve: Turp për mua që na e ka kaluar edhe Kosova!

Duka flet për rikthimin e basteve: Turp për mua që na e ka kaluar edhe Kosova!

Rikthimi i basteve/Rama: S’ka më salla parazitësh ku hedhin në erë edhe ato pak kursime

Rikthimi i basteve/Rama: S’ka më salla parazitësh ku hedhin në erë edhe ato pak kursime

“Duan ta zëvendësojnë sepse nuk e kanë nën kontroll”, Dashnor Sula paralajmëron shkarkimin e radhës

“Duan ta zëvendësojnë sepse nuk e kanë nën kontroll”, Dashnor Sula paralajmëron shkarkimin e radhës







JU REKOMANDOJMË

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026




TË FUNDIT

Dënohen me burg zëdhenësi i qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LVV
Rajoni

Dënohen me burg zëdhenësi i qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LVV

by mirseda
22:35 | 14/04/2026
0

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka, dhe deputeti i partisë në pushtet Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Egzon...

Një tjetër grua akuzon Eric Swalwell për drogim dhe përdhunim

Një tjetër grua akuzon Eric Swalwell për drogim dhe përdhunim

22:24 | 14/04/2026
Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe

Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe

22:22 | 14/04/2026
Silvinjo apo brezi i artë, kush e rriti Kombëtaren?

Silvinjo apo brezi i artë, kush e rriti Kombëtaren?

22:20 | 14/04/2026
Zjarri në kompleksin “Arlis”/ Shkon në 11 numri i personave të lënduar

Zjarri në kompleksin “Arlis”/ Shkon në 11 numri i personave të lënduar

21:40 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com