Ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka vendosur që të thyejë heshtjen sot përmes një konference për mediat. Deklarata për shtyp do të mbahet në orën 11:00.
Pasi u paraqit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Tahiri tashmë do ti bëjë të njohur opinionit publik se çfarë ishte prova e rëndësishme që kishte dorëzuar.
She siç është bërë publike tanimë, është vendimi i pafajësisë nga gjykata e Katanias për emrin e tij.
Kujtojmë këtu se dy ditë më parë, ai festoi ditëlindjen mes miqve dhe funksionarëve të tjerë të lartë të kësaj force politike.