Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Sot nata e ndërrimit të viteve, festë pa orë policore

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, W-Instant
Sot nata e ndërrimit të viteve, festë pa orë policore

Ndryshe nga viti i kaluar, festa e këtij fundviti në Shqipëri do të jetë e ‘lirë’ nga ora policore, ndonëse varianti Omicron është prezentë. Në mbledhjen e fundit, Komiteti Teknik i Ekspertëve konfirmoi se janë regjistruar dy rastet e para me këtë variant.

Masat që janë në fuqi mjaftojnë për të kontrolluar situatën, deklaroi kryetarja e Komitetit Mira Rakacolli, ndërsa shtoi se në natën e ndërrimit të viteve nuk do të ketë orë policore.

“Niveli i masave që janë në fuqi është i përshtatshëm për ta kontrolluar këtë situatë. Do të mbeten në fuqi të njëjtat masa. Por situata epidemiologjike në botë dhe përhapja e Omicron bën të domosdoshëm respektimin e këtyre masave që nuk po zbatohen në nivelin e kërkuar.

Studiuesit po bëjnë thirrje për vaksinimin. Infektohen shumë më tepër të pavaksinuarit dhe rastet e rënda dhe humbjet e jetës janë më shumë te të pavaksinuarit. Siç ka thënë dhe Fauci ‘Omicron do t’i gjejë të gjithë të pavaksinuarit’.

Jemi në prag të festave të fundvitit, mosrespektimi i masave vitin e kaluar solli rritje infektimesh. Të jemi të përgjegjshëm, të respektohen standardet e kërkuara, të përdorim maskat. Ora policore do mbetet e njëjtë, 23:00, me përjashtim të natës së ndërrimit të viteve. Në 4 janar, të gjithë punonjësit e administratës publike, supermarketeve dhe qendrave tregtare, duhet të sjellin certifikatën e vaksinimit”, tha Rakacolli.

Pavarësisht se ora policore nuk do të jetë në fuqi, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është shprehur se në 31 dhjetor qytetarët do duhet të kenë shumë kujdes, pasi respektimi i masave është një përgjegjësi individuale.

Masat në fuqi:

-​Ora policore vijon me orën 23:00 – 06:00, me përjashtim të 31 dhjetorit

-​Qytetarët që hyjnë në Republikën e Shqipërisë, nga të gjitha pikat kufitare apo ata që kalojnë tranzit, duhet të vijojnë të dorëzojnë një nga dokumentet e mëposhtme:

​Pasaportë vaksinimi, ku data e vaksinës së fundit të ketë të paktën dy javë e aplikuar nga data e hyrjes në kufi.

​Test PCR, të kryer brenda 72 orëve ose testin e shpejtë antigenic brenda 48 orëve të hyrjes në kufi.

​Provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov-2 të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

​Përjashtim nga rregullat e përcaktuara në pikën 2, bëhet për fëmijët deri në moshën 6 vjeç.

​Qytetarët rezidentë të Republikës së Shqipërisë dhe që nuk kanë asnjë nga dokumentet e përmendura në pikën 1, duhet të vetë izolohen për një periudhë 10 ditore dhe të informojnë autoritetet shëndetësore për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.

-​Vijon që në strukturën e aerorporteve do të lejohen të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë, të cilët duhet të zbatojnë me rigorozitet mbajtjen e maskës ashtu sic është rekomanduar sipas protokollit të ndryshuar.

-​Vijon të mbetet në fuqi që në të gjithë institucionet shëndetësore, moslejimi i hyrjes së familjarëve për personat që janë të shtruar.

-​Vijon të mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambiente të mbyllura, në qendra tregtare, supermarkete, dyqane etj, e në të gjithë ato vende ku nuk sigurohet distancimi fizik.

-​Vijon të mbetet në fuqi urdhri për lejimin e grumbullimeve deri në 50 persona dhe të aktiviteteve kulturore, sportive etj deri në 30% të kapaciteteve të tyre me prezencë të spektatorëve.

Tags: festimeOmicronViti i Ri

TË LIDHURA

Ibrahimaj: Do monitorohen edhe çmimet e shportës, masa deri në stabilizim
Aktualitet

Ibrahimaj: Do monitorohen edhe çmimet e shportës, masa deri në stabilizim

11:49 | 27/03/2026
Vrasja e Liridona Ademajt/ Dëshmia tronditëse: “Mora kredi 25 mijë € për Naim Murselin”
Aktualitet

Vrasja e Liridona Ademajt/ Dëshmia tronditëse: “Mora kredi 25 mijë € për Naim Murselin”

11:30 | 27/03/2026
Zbardhet Qafa e Llogarasë, reshje dëbore me intensitet të ulët deri në mesatar
Aktualitet

Zbardhet Qafa e Llogarasë, reshje dëbore me intensitet të ulët deri në mesatar

11:06 | 27/03/2026
Next Post
I dënuar në Itali, arrestohet 37-vjeçari i rrezikshëm me dy emra

Babai qëllon me armë zjarri në drejtim të djalit

Një vit pandemik, por me shpresë në horizont

Një vit pandemik, por me shpresë në horizont

Njihuni me këmbimin valutor, 6 nëntor 2021

Njihuni me këmbimin valutor, 31 dhjetor 2021







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026
Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve “produktive”

12:17 | 23/03/2026
Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

21:46 | 23/03/2026




TË FUNDIT

Ibrahimaj: Do monitorohen edhe çmimet e shportës, masa deri në stabilizim
Aktualitet

Ibrahimaj: Do monitorohen edhe çmimet e shportës, masa deri në stabilizim

by mirseda
11:49 | 27/03/2026
0

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj në konferencë me mediat ka deklaruar se stabiliteti ekonomik në...

Vrasja e Liridona Ademajt/ Dëshmia tronditëse: “Mora kredi 25 mijë € për Naim Murselin”

Vrasja e Liridona Ademajt/ Dëshmia tronditëse: “Mora kredi 25 mijë € për Naim Murselin”

11:30 | 27/03/2026
Zbardhet Qafa e Llogarasë, reshje dëbore me intensitet të ulët deri në mesatar

Zbardhet Qafa e Llogarasë, reshje dëbore me intensitet të ulët deri në mesatar

11:06 | 27/03/2026
Ish-reperi Shah bëhet kryeministër i Nepalit, sfida për stabilitet dhe punësim

Ish-reperi Shah bëhet kryeministër i Nepalit, sfida për stabilitet dhe punësim

09:51 | 27/03/2026
Çmimi tavan jo më shumë se 203lekë për litër,Konfindustria: Qeveria të ulë barrën fiskale per naften

Çmimi tavan jo më shumë se 203lekë për litër,Konfindustria: Qeveria të ulë barrën fiskale per naften

09:50 | 27/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com