Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Sot fituesit e parë në katër fakultete. Si vijon gara, datat dhe afatet e regjistrimit

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Sot fituesit e parë në katër fakultete. Si vijon gara, datat dhe afatet e regjistrimit

Ndonëse afati zyrtar i shpalljes së listave zyrtare është data 30 gusht, katër fakultete, nga gjashtë që ka Universiteti i Tiranës, kanë gati që sot emrat e fituesve.

Ashtu siç bënë vitin e kaluar, Fakulteti i Ekonomisë, ai i Gjuhëve të Huaja, ai i Histori-Filologjisë dhe Drejtësia kanë marrë mesditën e djeshme listat me ID e kandidatëve, bashkëngjitur edhe rezultat e tyre, mbi bazën e të cilave edhe formulat përkatëse të pranimit, me anë të të cilave do të kalkulojnë pikët për secilin aplikant për të bërë kështu renditjen e tyre nga më i miri e deri tek ai me më pak pikë.

“Panorama” mëson se rezultatet do të jenë gati mëngjesin e sotëm të firmosura nga dekanët dhe do të bëhen publike përmes një deklarate për mediat. Veç lajmit nëse kanë fituar apo jo, do të mësohen edhe vendet bosh që mbeten me regjistrimin e të rinjve që mund të kenë fituar në të gjitha profilet, duke krijuar kështu mundësi reale për dhjetëra kandidatë në listë.

E pritshme është që lista e parë e fituesve të jetë për ekselentët, të cilët e kanë të qartë zgjedhjen e tyre, por kanë plotësuar gjithsesi dhjetë degë, duke ezauruar mundësinë për nëntë të tjerë në radhë. Por shpresa nuk humbet në nënfazat e raundit të parë e më pas dy raundet e tjera deri në tetor për vendet që mbeten të paplotësuara, si në universitetet publike, ashtu edhe ato private.

Mjafton të respektohet nota mesatare e vendosur nga këshilli i ministrave dhe kushtet e fakulteteve për të riaplikuar për kuotat e paplotësuara. Duhet theksuar se këtë vit, kuotat janë thuajse të njëjta, ndërsa mundësitë e kandidatëve më të mëdha. Kjo, për shkak të numrit të ulët të aplikantëve të regjistruar.

Trendi zbritës i të rinjve që kërkojnë të arsimohen vijon, për shkaqe multifaktoriale si rënia e lindshmërisë, braktisjet e maturantëve që kërkojnë të studiojnë jashtë vendit apo edhe notës kufi të qeverisë që ka penalizuar jo pak maturantë. Në tabelën përbri janë afatet e regjistrimeve për këtë raund si dhe vijimi i garës së aplikimeve për dy raundet e tjera/ Panorama

Tags: fituesitkatër fakulteteregjistrimit

TË LIDHURA

Mediu: Proces politik, nuk gjykohem për Gërdecin
Politikë

Mediu: Proces politik, nuk gjykohem për Gërdecin

15:38 | 07/03/2026
FOTO/ Ferit Hoxha merr detyrën si ministër i Jashtëm, falënderon Elisa Spiropalin
Politikë

FOTO/ Ferit Hoxha merr detyrën si ministër i Jashtëm, falënderon Elisa Spiropalin

14:58 | 07/03/2026
Email Ramës: Anuloni tenderin për Porto Romanon
Politikë

Email Ramës: Anuloni tenderin për Porto Romanon

14:48 | 07/03/2026
Next Post
Ndahet nga jeta themeluesi i PD-së, Basha ngushëllon familjarët

Basha pret në zyrë zyrtaren e CDU, pas takimit njofton komunikim me mediat

“Rama ka frikë nga Erdogan”, mediat greke reagojnë ashpër pas deklaratave të kryeministrit

“Rama ka frikë nga Erdogan”, mediat greke reagojnë ashpër pas deklaratave të kryeministrit

Tragjike në Itali/ Humb jetën punëtori shqiptar, rrëzohet nga 12 metër lartësi

Tragjike në Itali/ Humb jetën punëtori shqiptar, rrëzohet nga 12 metër lartësi







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Mediu: Proces politik, nuk gjykohem për Gërdecin
Politikë

Mediu: Proces politik, nuk gjykohem për Gërdecin

by mirseda
15:38 | 07/03/2026
0

Politik e ka cilësuar procesin e stërzgjatur gjyqësor ndaj tij ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu. Në një...

Irani vendeve të Gjirit: S’do të kryejmë më sulme, s’kemi synim pushtimin

Irani vendeve të Gjirit: S’do të kryejmë më sulme, s’kemi synim pushtimin

15:29 | 07/03/2026
FOTO/ Ferit Hoxha merr detyrën si ministër i Jashtëm, falënderon Elisa Spiropalin

FOTO/ Ferit Hoxha merr detyrën si ministër i Jashtëm, falënderon Elisa Spiropalin

14:58 | 07/03/2026
Email Ramës: Anuloni tenderin për Porto Romanon

Email Ramës: Anuloni tenderin për Porto Romanon

14:48 | 07/03/2026
7 Marsi, Presidenti Begaj takim me mësuesit shqiptarë nga vendi dhe diaspora: Gjuha, identiteti ynë!

7 Marsi, Presidenti Begaj takim me mësuesit shqiptarë nga vendi dhe diaspora: Gjuha, identiteti ynë!

14:33 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com