Sllovakia ka nisur një projekt ambicioz, që ka për qëllim testimin për koronavirus të gjithë banorëve mbi 10 vjeç, por presidentja Zuzana Caputova, ka thënë se kjo ide është “e parealizueshme”.
Projekti për testimin e katër milionë persona pritet të zgjasë dy javë.
Rastet e reja me koronavirus janë rritur në Sllovaki dhe autoritetet kanë argumentuar se alternativa e vetme për të frenuar rastet e reja është mbyllja e përgjithshme, shkruann BBC.
Deri më tani, vetëm 70 për qind e stafit prej 20,000 pjestarësh për të kryer testet janë rekrutuar.
Sipas shifrave të fundit, në Sllovaki, që prej muajit mars e deri më tani janë regjistruar mbi 55 mijë raste me Covid-19, dhe 212 viktima.