Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Skënderbeu merr përpara Teutën, forcon kreun. Durrsakët futen në krizë

8 vjet ago
in Kryesore, Sport, Të Gjitha
Skënderbeu merr përpara Teutën, forcon kreun. Durrsakët futen në krizë

Skënderbeu vazhdon të mbajë kreun e renditjes duke mos lëshuar terren ndaj kundërshtarëve të tij. Këtë e tregoi edhe në ndeshjen e sotme, kur mposhti 4-1 Teutën e Durrësit. Skuadra korçare tregoi forcën e saj duke përmbysur gjithçka në pjesën e dytë të takimit, pas golit të shpejtë të shënuar nga Latif Amadu.

Megjithëse vinte nga një ndeshje e fortë ndaj Partizanit të Beogradit të javës së kaluar në Europa Legue, Skënderbeu tregoi një nivel të lartë fizik në fundin e javës së 7-të të Superligës, për një sfidë që pritej të ishte tejet delikate.

Trajneri Ilir Daja e nisi ndeshjen me lojtarët titullarë, i njëjti formacion që luajti ndaj serbëve javën e kaluar, me ndryshimin e vetëm, Alitin në vend të Radas. Nga ana tjetër, Gugash Magani u prezantua me skemën e zakonshme 4-3-3 dhe qendërsulmuesi Latif Amadu ia shpërbleu me një gol të shpejtë por që nuk mjaftoi për të gjithë ndeshjen.

Pjesa e dytë ishte tjetër histori. Gjithçka foli për Skënderbeun. Korçarët e nisin furishëm që në minutën e ‘49 duke barazuar rezultatin me anë të Takut, i cili përfitoi falë një asist të Sowes. Kaq mjaftoi që Skënderbeu të kalojë në avantazh me anë të Sabien Lilajt, i cili shndërroi në gol një 11-metërsh të fituar më parë nga James. I palodhuri Sowe arriti të gjejë rrugën e rrjetës pas një kërcimi fantastik me kokë në minutën e 71, ndërsa tregoi se ai mbetet përzgjedhja e duhur e trajnerit Daja.

Me rezultatin 3-1, Teuta vazhdoi të lëshojë terren në fushë aq sa pësoi edhe golin e katërt përmes një 11-metërshi që u ekzekutua nga Gjergji Muzaka. Teuta dorëzohet në fushën e saj, ndërsa Skënderbeu shënon fitoren e 6-të në 7-të javë kampionat. Korçarët mbajnë me forcë kreun ndërsa “kërcënohen” nga Kukësi që i ndjek me 3 pikë diferencë. Dueli i radhës së Skënderbeut është me Luftëtarin, që pritet të ketë njëjtin fat si Teuta. Ndërsa për këtë të fundit kanë filluar të fryjnë erërat e ftohta të detit, që pas 3 humbjeve rresht gjendet vetëm 2 pikë larg zonës së rënies nga Superliga. Dhe nëse vijon me këto rezultate vitin tjetër “djemtë e detit” mund ta gjejnë veten në kategorinë e I, shijen e së cilës e kanë provuar skuadra me histori si Partizani dhe Tirana. (TIRANA TODAY)

FORMACIONI I NDESHJES 

Teuta: Moçka, Beqja, Shkalla, Hrkaç, Hakaj, Hila, Lena, Dosti, Çyrbja, Dosti, Latif. Trajner: Gugash Magani.

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Jashanica, Aliti, Mici, Dita (Osmani 30′), Muzaka (Shkodra 79′), Lilaj, Taku, James, Soëe. Trajner: Ilir Daja.

Gjyqtarë: Klajdi Kola, Egin Doda, Ermal Barushi, Gernat Qirici

Delegati: Lysien Nurishmi; Vëzhgues: Sokol Jareci

Kartonë të verdhë: Dediç 46’/ James 37′, Osmani 47′,  Mici 60′

RENDITJA 

Tags: DurrsakëtforconkreunkrizepërparaSkenderbeuTeutën

TË LIDHURA

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur
Aktualitet

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Braho: Do godasim krimin e organizuar dhe zyrtarët që e ndihmojnë
Aktualitet

Braho: Do godasim krimin e organizuar dhe zyrtarët që e ndihmojnë

18:29 | 07/03/2026
Përplasen dy makina në Lushnjë, një i plagosur
Aktualitet

Përplasen dy makina në Lushnjë, një i plagosur

18:25 | 07/03/2026
Next Post
Ambasada e SHBA-ve u drejtohet të rinjve: “Mos votoni me inat, por me shpresë”

Vettingu/Ambasada amerikane, shqiptarëve: Aplikoni për vendet e lira të punës

Masakër mjedisore dhe humane në Librazhd/Fabrika e riciklimit bllokon rrugët me mbetje

Masakër mjedisore dhe humane në Librazhd/Fabrika e riciklimit bllokon rrugët me mbetje

Kryemadhi: Rama i futi shkelmin reformës në drejtësi, Meta përgjegjës

Kryemadhi: Rama i futi shkelmin reformës në drejtësi, Meta përgjegjës







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit
Bota

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

by mirseda
22:46 | 07/03/2026
0

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha në një fjalim të shtunën në mbrëmje se Izraeli dhe Shtetet e...

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

22:10 | 07/03/2026
Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

21:57 | 07/03/2026
Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad

Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad

21:39 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com