Skëndërbeu ka lënë mënjanë çdo parashikim. Korçarët kaluan në turin e katërt Dianamon e Zagrebit pas dy ndeshjeve të luajtura në Zagreb dhe Elbasan.
Në takimin e parë të luajtur në stadiumin “Maksimir” skuadra shqiptare mori një barazim me shumë vlerë, 1-1, ndërsa ndeshja e sotme e luajtur në “Elbasan Arena” përfundoi me rezultatin e bardhë 0-0.
Që nga minuta e 78’ Skënderbeu ishte me 10 lojtarë në fushë pas përjashtimit të Nimaga, por arriti të ruante rezultatin dhe të siguronte kualifikimin.
Fakt interesant është se korçarët arrijnë për herë të dytë në këtë fazë duke luajtur përballë të njëtin kundërshtar, ndonëse dy vite më parë ishte me humbje.