Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Skenari/Xhafaj në SHBA: Ja si do kapen “peshqit e mëdhenj”

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Skenari/Xhafaj në SHBA: Ja si do kapen “peshqit e mëdhenj”

Ministri Xhafaj vijon të ketë takime intensive me përfaqësues të lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mesa duket, Xhafaj po merr porosi dhe leksione nga zyrtarët e lartë amerikan në kuadër të reformës në drejtësi.

Duket se peshqit e mëdhenj  tashmë kanë marrë fund. Xhafaj ka patur kontakte të shumta me njohës të mirë të fushës së drejtësisë  dhe grupeve të organizuara, kontakte këto, që do të rrisin efikasitetin në punë.  Një tjetër takim në Uashington, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj e zhvilloi në Departamentin e Drejtësisë me Bruce Swartz, zëvendës ndihmës Prokurorin e Përgjithshëm, i shoqëruar nga disa prej drejtorëve dhe drejtuesve të projekteve ndërkombëtare.

Ai tha se Shqipëria meriton hapjen e negociatave, pasi ka bërë shumë në përmbushjen e detyra  va të paracaktuara nga BE-ja. Ndërkohë ai tregoi se Shqipëria është ktheyr në një model  për vendet e Ballkanit.

Në krye të herës, Swartz shprehu falënderim për bashkëpunimin e shkëlqyer me Qeverinë shqiptare, duke e bërë Shqipërinë “vendin model në rajon sa i takon bashkëpunimit për çështjet penale”.

“Ajo çfarë kemi realizuar së bashku deri tani, është shumë e rëndësishme për sigurinë e të dy vendeve, – tha zoti Sëartz duke shtuar se – përfshirja personale e z.Xhafaj ka qenë shumë e rëndësishme në ndërtimin e një marrëdhënie të qëndrueshme mes dy palëve. Rezultatet e fundit të Policisë, janë tregues i kapaciteteve në rritje të saj në luftën kundër grupeve kriminale. Procesi i Vetting-ut që ju keni ndërmarrë është unik në rajon, duke e bërë Shqipërinë model për vendet e tjera të Ballkanit e më gjerë dhe ka ndikuar së tepërmi në ndërtimin e një marrëdhënie të mrekullueshme mes nesh”.

“Ne do të prezantojmë progresin që ju keni bërë në takimin e radhës ShBA-BE për çështjet e drejtësisë, i cili do të mbahet në Sofje, me fokus kryesor krimin e organizuar transnacional. Kjo do të jetë një mundësi shumë e mirë për ne, për të dhënë një mesazh tjetër mbështetje për procesin e reformave që ka ndërmarrë Shqipëria dhe domosdoshmërinë e hapjes së negociatave, pasi Shqipëria e ka merituar një vlerësim të tillë”, theksoj Swartz.

Ministri Xhafaj solli një retrospektivë të punës së bërë lidhur me reformën në drejtësi. “Kjo reformë do të ketë një impakt të madh edhe mbi pushtetet e tjera, të cilat po ashtu kanë po aq probleme sa drejtësia. Ajo do të pastrojë jo vetëm sistemin, por do t’i japë atij instrumentat e duhura për të vepruar në mënyrë proaktive”, pohoi ai.

Ministri informoi gjithashtu se “procesi i Vetting-ut po jep rezultatet e para domethënëse. Tashmë është momenti të fokusohemi te procesi për ngritjen e institucioneve të reja të sistemit, veçanërisht ato të drejtësisë penale, të dedikuara në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit (BKH e SPAK)”.

Në këtë kontekst, ministri Xhafaj kërkoi që asistenca e SHBA të fokusohet në ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë. Ai vlerësoi punën e OPDAT duke shtuar se i gjithë investimi amerikan në këtë proces, ka rezultuar shumë i suksesshëm. Duke shprehur vlerësimet për lidershipin e Xhafaj në procesin e reformës në drejtësi z.Sëartz u shpreh se “ne jemi krenarë që kemi punuar me ju gjatë reformës në drejtësi dhe dëshirojmë të vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë edhe në procesin e reformave të ndërmarra prej jush, në fushën e rendit dhe sigurisë”.

Nga ana e tij, ministri i informoi bashkëbiseduesit mbi prioritetet kryesore të MB, duke u ndalur vecanërisht tek operacioni “Forca e Ligjit” dhe Vetting-u në Policinë e Shtetit – dy ndër reformat kyçe të ndërmarrë nga Qeveria shqiptare në fushën e rendit dhe sigurisë dhe forcimin e zbatimit të ligjit.

Për realizimin e këtyre prioriteteve, ai kërkoi mbështetjen e palës amerikane, kryesisht në rishikimin e asistencës së dhënë përmes ICITAP, e cila duhet të orientohet sipas prioriteteve tona duke u zhvendosur nga ato tradicionale, për të qenë më eficente në të ardhmen. Gjithashtu ai kërkoi që ICITAP të mbështetet me financime shtesë për të mundësuar asistencë teknike në përmbushje të prioriteteve kyçe të përcaktuara.

Ministri Xhafaj kërkoi një prezencë dhe bashkëpunim më intensiv me FBI dhe DEA, duke riprezantuar kërkesën për një prezencë më të madhe te tyre në Shqipëri. Strukturat e reja që janë ngritur në kuadrin e operacionit “Forca e Ligjit” si dhe procesi për ngritjen e SPAK dhe BKH kanë nevojë jo vetëm për mbështetje e asistencë teknike, por edhe për motivim në përmbushjen e misionit të tyre.

Z.Swartz u shpreh se sa i takon asistencës së FBI dhe DEA do të inkurajojë lidershipin e këtyre dy Agjensive, për të plotësuar kërkesat. Ai ndau të njëjtin mendim me ministrin, se puna e ICITAP duhet të orientohet drejt prioriteteve kyçe të MB-së, duke synuar rritjen e kapaciteteve profesionale dhe operacionale.

“Kemi gjithë vullnetin e duhur për t’i shtyrë këto çështje përpara, për të bërë të mundur realizimin e këtyre prioriteteve madhore”, përfundoi ai.

Tags: do kapene mëdhenjpeshqitSiskenariXhafaj

TË LIDHURA

Përfundon Foltorja e PD, Berisha largohet në këmbë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
Politikë

Përfundon Foltorja e PD, Berisha largohet në këmbë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

20:07 | 05/01/2026
Kreu i ri i SPAK miraton strukturën e re, me rolet e Altin Dumanit, Dorina Bejkos dhe Vladimir Marës
Politikë

Kreu i ri i SPAK miraton strukturën e re, me rolet e Altin Dumanit, Dorina Bejkos dhe Vladimir Marës

19:22 | 05/01/2026
Moti i keq shkakton shkarkime në HEC-et e Komanit dhe Vaut të Dejës
Aktualitet

Moti i keq shkakton shkarkime në HEC-et e Komanit dhe Vaut të Dejës

18:50 | 05/01/2026
Next Post
LSI nxjerr emrat: Ja kush dy drejtorët që Rama emëroi në shkelje të ligjit, prokuroria të hetojë

LSI nxjerr emrat: Ja kush dy drejtorët që Rama emëroi në shkelje të ligjit, prokuroria të hetojë

Të mbytur në ujë e mes lotëve, Basha: Të shpallet emergjenca, Rama mos hesht!

Të mbytur në ujë e mes lotëve, Basha: Të shpallet emergjenca, Rama mos hesht!

Aksidenti në Gjirokastër, ja kush është i riu që humbi jetën

“I miri motrës ç`plagë të rëndë na le” rrënqeth motra e 25-vjeçarit që vdiq në aksident







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025




TË FUNDIT

Përfundon Foltorja e PD, Berisha largohet në këmbë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
Politikë

Përfundon Foltorja e PD, Berisha largohet në këmbë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

by mirseda
20:07 | 05/01/2026
0

Me fjalimin e liderit të opozitës, Sali Berisha, është mbyllur dhe protesta e parë e PD për...

Erdogan bisedë telefonike me Trump: Venezuela nuk duhet të çohet drejt paqëndrueshmërisë

Erdogan bisedë telefonike me Trump: Venezuela nuk duhet të çohet drejt paqëndrueshmërisë

19:38 | 05/01/2026
Kreu i ri i SPAK miraton strukturën e re, me rolet e Altin Dumanit, Dorina Bejkos dhe Vladimir Marës

Kreu i ri i SPAK miraton strukturën e re, me rolet e Altin Dumanit, Dorina Bejkos dhe Vladimir Marës

19:22 | 05/01/2026
Përfundon gjyqi për Maduron dhe gruan e tij, ja kur do të jetë seanca e rradhës

Përfundon gjyqi për Maduron dhe gruan e tij, ja kur do të jetë seanca e rradhës

19:02 | 05/01/2026
Moti i keq shkakton shkarkime në HEC-et e Komanit dhe Vaut të Dejës

Moti i keq shkakton shkarkime në HEC-et e Komanit dhe Vaut të Dejës

18:50 | 05/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com