https://www.facebook.com/tiranatodaycom/videos/347732842338126/
I sapodalë nga zyra e Sali Berishes, Azem Hajdari, pas një sorollatjeje në korridor dhe një telefonate, kishte zbritur poshtë, duke u nisur për te vendi fatal. Astrit Patozi është kryqëzuar me të shkallëve duke u ngjitur për tek zyra e Berishës, ndërsa Genc Pollo e ka përcjell i fundit nga koridori i kattit të dytë.
Në katë të parë Sali Lusha ia dal përballë dhe e ka pyetur ku po shkon.
-Futu brenda merr një automatik dhe eja, i ka thënë Azemi dhe ka vazhduar drejt vendit fatal.
B. Daja një militant i PD, i ka telefonuar në zyrë Azemit për ti treguar për ata që janë para PD. Ai nuk ka qenë vet atje, por motra e tij, një mike e afërt e Liri Berishës e ka informuar me sa duket. Dhe ai ka telefonuar në zyrën e Azemit. Kjo ka ndodhur në intervalin e daljes së Azemit nga zyra e Berishës në zyrën e tij. Dikush u kudjes që Azemitë merrte atë teefonatë sapo mbriti në zyrën e tij 3 metra katrorë, pak më e vogël s enjë qeli, ku më parë linin mjetet e pastrimit pastrueset e PD. Ai ishte respekti real i Berishës dhe PD për të.
Breshëria e automatikut disa metra larg dritares së zyrës së Sali Berishës, pasi Azemi zbriti poshtë e gjeti Berishën të përgatitur për ngjarjen. Nuk pati as fuqi dhe as kuriozitet të ngrihej për të parë tek dritarja.
Shqiptoi vetëm emrin e Azemit, sapo dëgjoi krismat. Tjetri, Patozi, që kishte mbërritur në zyrë, u ngrit te dritarja dhe shquajti kufomën e përgjakur të tij të shtrirë te cepi i rrugës dhe zallamahinë e njerëzve që vraponin drejt tij. Vrasësit ishin zhdukur.
Ishte një natë, ku Sali Berisha vetëm dëgjonte ose më mirë të themi, një natë ku ai nuk fliste. Doli para kamerave para mesnatës dhe dukej se nuk qëndronte dot pa u mbështetur. Ata që dëgjonin, ishin militantë që kishin mbajtur frymën aty dhe disa reporterë të trembur.
– Azemin e vranë, – shqiptoi para gazetarëve në një sallë, që ngjante e rrjepur nga gëlqerja, në katin e dytë të PD.
Dëshmitari “A”: Isha katër metra larg vrasësve
Ishte ora rreth 20 e 30 minuta, kur Azemi përcolli gruan dhe fëmijët për në shtëpi, pasi iu kishte dhënë kafe para selisë së Partisë Demokratike. Atë ditë ai kthehej nga Fieri, nga një miting i Partisë Demokratike dhe ishte shumë i gëzuar.
Sikur të kishte një parandjenjë, ai puthi Fatmirën (gruan) dhe fëmijët para se t’i hipte në makinë. Më përqafoi dhe mua dhe më tha se do të ngjitej lart te zyra për të parë kasetën e mitingut të Fierit, që sapo ia kishte bërë gati një operator.
Unë me vajzën dhe djalin e kunatit do të iknim në shtëpi. I hipa të dy në një furgon dhe vetë thashë të rrija edhe pak, pasi kisha për të takuar dikë. Më bëri përshtypje se klubi i Guximit (klubi ku kryqëzohet sheshi i PD me rrugën ku u vra Azemi), ishte i mbyllur dhe para selisë së Partisë Demokratike ishte shkretë. Ishte kohë e vrenjtur dhe dukej se po afrohej shiu. Nuk mbaj mend, nëse ishte hapur ose jo klubi i Xhelës, (para selisë së PD), por aty nuk kishte njeri.
Unë po shëtisja te rruga nga sheshi i Partisë Demokratike deri te kryqëzimi, afër të cilit u qëllua Azemi. Më bëri përshtypje një makinë me sirenë të policisë me targa të Vlorës. U çudita, se ajo lëvizte nga selia e Partisë së Unitetit Kombëtar që është ngjitur me Partinë De- mokratike deri te vendi ku u vra më pas Azemi.
Ndërkohë, te kryqëzimi i sheshit të PD me rrugën ku u vra Aze- mi, pra te trotuari i lokalit të Guximit, u ndal një makinë, fuoristradë, ngjyrë blu me targa të huaja. Duke qëndruar aty, hodha sytë dhe pashë një fytyrë që m’u duk se ishte e një zyrtari të lartë të policisë shqip- tare, (1). Ishte (1). E pashë dhe njëherë dhe u binda se ishte ai.
Pas tij ishte një djalë i ri, por nuk njihej nga jashtë. Po më bënte përshtypje ky grumbullim policësh, por nuk isha shumë e vëmendshme më tej. Vazhdova të shëtisja te trotuari përballë vendit ku u vra Azemi dhe në kthim u hodha nga ai krah. Para selisë së PD ishte shkretë. (2) hynte dhe dilte te bilardoja, ndërsa një vëlla i tij, me “Benz” të bardhë, ishte aty afër.
Kisha mbërritur sërish te kryqëzimi i rrugës ku u vra Azemi me sheshin e PD (te lokali i Guximit, që më vonë u hodh në erë), kur pashë që nga dera e selisë së Partisë Demokratike doli Azemi. Mbante celularin në dorë dhe dukej se sapo kishte mbaruar një bisedë telefonike. Rojet e tij e rrethuan menjëherë dhe ai tregoi me gisht nga rruga ku isha unë.
Fillova të shqetësohem dhe të shikoj me dyshim makinat. Azemi dukej i shqetësuar. Më përshëndeti dhe ashtu me nxi- tim shkoi drejt e te makina që kishte sipër sirenë të policisë me targa të Vlorës dhe që ishte te vendi ku u vra Azemi.
Iu afrua makinës dhe vuri këmbën te bordura e trotuarit, ku kishte ndaluar makina. Dera e makinës u hap me rrëmbim dhe prej andej doli një djalë trupshkurtër, i mbushur, (3). Dukej që ishte nervoz, pasi u përplasën trup me trup me Azemin duke u shtyrë.
Në këtë moment, nga makina fuoristradë, që rrinte te cepi i lokalit të Guximit, aty ku isha dhe unë (tri- katër metra larg), u hap zjarr mbi rojen e Azemit, Besim Çerën, i cili u përpoq të mbronte Azemin nga personi që doli prej makinës me targa të policisë. Ai, Besimi, u qëllua në shpatullën që shikonte nga trotuari ynë dhe në ije. U rrëzua menjëherë në tokë.
Ndërkohë, nga “Benz”-i u hap zjarr me furi mbi Azemin dhe më pas Zenelin (Nezën). Ngriva e tëra dhe u përpoqa të afrohesha te lokali për të qenë më në errësirë. Nga makina fuoristradë doli një djalë i ri që u mat të qëllonte, por ra në shesh, pasi e zuri gjaku. Pasi u rrëzua, nga makina doli (1), që e mori menjëherë dhe e hipi në makinë. Kishte veshur kostum gri. E futi në makinë, hapi zjarr kot sa për panik dhe e nisi makinën fuoristrada në drejtim të rrugës për nga “Ushtari i Panjohur”, ndërsa “Benz”-i që e qëlloi Azemin u nis menjëherë me derë të hapur në drejtim të hotel “Drinit”. Brenda makinës fuoristradë ishte dhe një person, (4), shoqërues i një zyrtari të lartë.
Për mua mbetet enigmë se kush i telefonoi i fundit Azemit. Një nëpunës i PD mori përsipër që i ka telefonuar dhe e ka paralajmëruar për makinat atje para selisë, por, sërish dyshoj se ai mund të dilte me një fjalë të tij. Nuk di, kush dinte tjetër numrin e celularit të Azemit, pasi as Fatmira (gruaja) nuk e dinte të fundit. Nuk di për emrat e atyre që qëlluan, pasi unë jam nga Tirana dhe nuk i njoh ata që përfliten. Unë njoha vetëm (1) dhe mbaj mend pozicionet e makinave.
Dëshmitari “B”: Njoha ata që qëlluan
Unë isha duke hyrë në selinë e Partisë Demokratike, kur pashë Azemin që po zbriste. Celularin e kishte në dorë. Më tha se donte të verifikonte diçka dhe unë duhet ta ndiqja pas.
I thashë të më priste vetëm një minutë, sa të lija një porosi në kat të dytë. I dhashë dorën ashtu në ecje dhe u ngjita me rrëmbim lart. Mbarova punë menjëherë dhe zbrita pas tij.
Kur unë dola para selisë së Partisë Demokratike, dëgjova një krismë të thatë dhe pastaj në sekondë filluan breshëritë. U afrova si nëpër tym deri te mesi i sheshit të PD. Pashë dikë që e zuri gjaku dhe e hipën menjëherë në makinë. Ishte (4). Me aq sa pashë unë, ishte një makinë e ulët, e re dhe një fuoristradë që ikën në drejtime të ndryshme. E njoha dhe (5) e (6) në makinë.
Dëshmitari “C”: Vrasësit ishin në veturë
Isha te bilardoja, kur dëgjova krismat e para dhe dola menjëherë. Nga këndi ku isha, vura re se zjarr hapej nga makina- veturë, te vendi ku është vrarë Azemi. Pashë Azemin të binte në tokë, ndërsa ro-jet nuk i pashë askund. Vetura iku nga “Drini” në drejtim të Ministrisë së Brendshme, kurse fuoristrada nga “Ushtari i Panjohur”.
Dëshmitari “D”: Pashë policë dhjetë minuta para vrasjes
Unë isha me makinën time para sheshit të PD, pasi shefi im ishte ngjitur në zyrat e PD. Pashë një makinë fuoristradë përballë vendit ku u vra Azemi. Brenda ishin njerëz që unë e di që punojnë në polici. Një prej tyre është ende në detyrë. Kur u qëllua Azemi, nuk isha aty. (TemA)