Me rritjen e temperaturave, shtohen edhe rastet e helmimeve nga ushqimet.
Lidhur me këtë të fundit ka reaguar shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli. Përmes një postimi në Insta Story ai u ka bërë thirrje të gjithëve që të ushqehen shëndetshëm duke konsumuar ushqime të shëndetshme.
“Mirë të na bëhet të gjithëve se shkojmë për 100 lekë më pak në restorantet më të lira që çdo gjë merret gati dhe nuk japim 100 lekë në restorantet më të mira dhe të shijojmë vërtet diçka të mirë. Nuk ke lekë? Ha në shtëpi, por jo mbeturinat që të japin se një burger i mirë nuk ka shans ta hash më pak se 600 lekë, në të kundërtën shkojmë në spital të gjithë”, shkruan Mekolli. Si duket, Renato është nxehur keq me ata që frekuentojnë restorantet e lira, dhe… në fakt, i japim plotësisht të drejtë!