Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Skandali/Lumi Osum ndotet nga lëkurat e kafshëve

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Skandali/Lumi Osum ndotet nga lëkurat e kafshëve

Lumi Osum ndotet nga një fabrikë që përpunon lëkurët e kafshëve. Në denoncimin e bërë përmes “Fiks Fare”, banorët thonë njëzëri se ndotja ka ardhur nga fabrika që përpunon lëkurë kafshësh, që derdh ujin e kontaminuar në lumë. Sipas tyre, “lumi është i ndotur, vjen erë e qelbur dhe është infektuar”. Më tej, ata shtojnë se era e keqe ndihet gjatë të gjithë ditës, në mëngjes, drekë dhe darkë. “Më ka marrë malli të lahem në lumë, unë jam rritur këtu”, thotë një mesoburrë. Banorët kërkojnë që shteti të vërë dorë, pasi Berati është qytet turistik.

“Turistët ankohen për erën e keqe. Unë banoj në Torino të Italisë dhe një turist më tha ‘qytet i bukur, por vjen erë e keqe’”, thotë një tjetër banor. Ndërkohë, një person peshkonte në breg të lumit. Edhe ai thotë se gjatë verës vjen erë e keqe, ndërsa shton se peshkun e madh e mban për vete, të tjerët i hedh.

Pas këtyre pretendimeve, gazetarët e “Fiks Fare” shkuan te firma “VIGA”, e cila ka një fabrikë në lagjen “Uznovë” dhe përpunon lëkurë kafshësh. Punonjësit nuk dëshironin që të intervistoheshin, ndërsa në bisedë thonë se firma do të marrë një debrator (impiant për pastrimin e ujërave).

Edhe një prej punonjësve e pranon se era e keqe është pikërisht e lëkurave. Më pas tregon edhe lejen mjedisore të vitit 2005. Në leje thuhet: “Të bëhet rrjeti inxhinierik. Të gjelbërohet dhe sistemohet territori i jashtëm. Të vendoset impianti i pastrimit dhe trajtimit të ujërave, që cilësia e ujërave të shkarkuara të jetë konform normave në fuqi. Të bëhet trajtimi fizik dhe kimik i ujërave teknologjikë dhe të gjithë proceseve, neutralizimin, dekantimin, koagulimin dhe në fund klorifikimin, përpara derdhjes përfundimtare. Të bëhet monitorimi çdo 3 muaj”.

Punonjësi thotë se bëhet monitorim, por nga vet firma. Ai shton se kompania “VIGA” i ka bërë kërkesë Ministrisë së Mjedisit për impiantin e trajtimit të ujërave. Pyetjes se, përse nuk e kanë vënë deri tani, ai i përgjigjet: pse çfarë është ai, lek xhepi është ai?.

Ai thotë se firma po bën fabrikë të re, e cila është ngjitur me lumin Osum. I pyetur nëse era që vjen në këto kanale është e ngjashme me atë që ndiejnë banorët e lagjeve “Goricë” dhe “Mangalem”, ai thotë se “edhe një sallatë domate do të vij erë, jo kjo”.

Në fund të rrugëtimit, gazetarët gjejnë edhe vendin ku kompania derdh ujërat e zeza në lumë, ku sërish mban një erë e keqe. Punonjësi thotë se ka bërë analiza dhe se ato dalin mirë, nuk ka ndonjë ndotje të madhe. Megjithatë, në grykëderdhjen e kolektorit në lumë vjen sërish erë shumë e keqe.

“Fiks Fare” siguroi disa dokumente, ku rezulton se Agjencia Kombëtare e Mjedisit, në lejen e parë mjedisore në vitin 2005 i kishte lënë disa detyra firmës “VIGA”: ndër to të vendoste një impiant të trajtimit të ujërave. Kjo detyrë nuk u zbatua nga kjo kompani, pasi edhe në ditët e sotme, kur kanë kaluar 12 vite nga leja e parë, ujërat derdhen në lumin Osum të patrajtuara.

Ndërkohë, një vit më parë, Agjencia Kombëtare e Mjedisit ia rinovoi lejen mjedisore kësaj kompanie, megjithëse nuk ishte vendosur impianti i trajtimit të ujërave të zeza.

“Fiks Fare” iu drejtua me një shkresë zyrtare Agjencisë Kombëtare të Mjedisit për ndotjen e lumit Osum nga kompania “VIGA”, duke i kërkuar nëse u janë bërë kontrolle periodike ujërave që derdh kjo shoqëri në lumin Osum, e nëse po, cili ishte rezultati i tyre.

“Fiks Fare” informoi AKM-në se firma kishte investuar vetën në një gropë septike për trajtimin e këtyre ujërave, ndërsa i kërkoi nëse ka marrë ndonjë masë për mospërmbushjen e detyrave të lëna ndër vite.

Agjencia Kombëtare e Mjedisit ktheu si përgjigje faktin se “operatori ka bashkëngjitur raportin e vetëmonitorimit për zbatimin e kushteve të lejes mjedisore ekzistuese, ku rezultatet e analizave të ujërave të shkarkimeve rezultojnë të jenë brenda normave të lejuara”.

Sipas shkresës së AKM-së, firma “VIGA” ka dërguar raporte vetëmonitorimi në disa periudha. Pra, vet Agjencia Kombëtare e Mjedisit nuk ka bërë analiza, por është mjaftuar me raportet e vetëmonitorimit të kompanisë, të cilat normalisht e kanë nxjerrë cilësinë e ujit…të pastër!/Top Channel 

Tags: kafshevelekuratlumindotetosum

TË LIDHURA

Berisha kundërshton vendimin që e la në arrest shtëpie, GJK cakton datën për shqyrtimin e padisë
Politikë

Berisha kundërshton vendimin që e la në arrest shtëpie, GJK cakton datën për shqyrtimin e padisë

10:24 | 13/11/2025
Padia e Berishës në Gjykatën Kushtetuese, caktohet data kur do të zhvillohet seanca
Aktualitet

Padia e Berishës në Gjykatën Kushtetuese, caktohet data kur do të zhvillohet seanca

10:21 | 13/11/2025
Ish kreu i burgjeve, Agim Ismaili paraqitet në SPAK
Aktualitet

Ish kreu i burgjeve, Agim Ismaili paraqitet në SPAK

10:06 | 13/11/2025
Next Post
Kili si Titaniku, ja videoja që po bën xhiron e botës

Kili si Titaniku, ja videoja që po bën xhiron e botës

Burreli një vit e gjysmë pa gjinekolog, banorët e rinj me vendlindje në Tiranë dhe Lezhë

Burreli një vit e gjysmë pa gjinekolog, banorët e rinj me vendlindje në Tiranë dhe Lezhë

SHBA jashtë Botërorit, trajneri jep dorëheqjen

SHBA jashtë Botërorit, trajneri jep dorëheqjen







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025




TË FUNDIT

Italia vendos verifikimin e detyrueshëm të moshës për faqet pornografike
Rajoni

Italia vendos verifikimin e detyrueshëm të moshës për faqet pornografike

by mirseda
10:38 | 13/11/2025
0

Italia bëhet vendi i parë në Evropë që zbaton plotësisht një sistem të detyrueshëm verifikimi të moshës...

Berisha kundërshton vendimin që e la në arrest shtëpie, GJK cakton datën për shqyrtimin e padisë

Berisha kundërshton vendimin që e la në arrest shtëpie, GJK cakton datën për shqyrtimin e padisë

10:24 | 13/11/2025
Padia e Berishës në Gjykatën Kushtetuese, caktohet data kur do të zhvillohet seanca

Padia e Berishës në Gjykatën Kushtetuese, caktohet data kur do të zhvillohet seanca

10:21 | 13/11/2025
Alarm në Korenë e Jugut, zbulohen 28 kilogramë drogë e ‘maskuar’ si çaj kinez

Alarm në Korenë e Jugut, zbulohen 28 kilogramë drogë e ‘maskuar’ si çaj kinez

10:18 | 13/11/2025
Ish kreu i burgjeve, Agim Ismaili paraqitet në SPAK

Ish kreu i burgjeve, Agim Ismaili paraqitet në SPAK

10:06 | 13/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com