Juristi i OSHEE-së Romeo Kara, i cili njihet si personi që ka zbuluar skandalin e privatizimit të kompanisë CEZ”, i është përgjigjur të implikuarit kryesor në këtë çështje, Shkëlzen Berishës. Dëshmitari kyç për këtë çështje, ka hedhur një sërë akuzash ndaj djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha. Ndërkohë gjatë ditës së sotme Shkëlzen Berisha ka patur një fletë-thirrje nga Prokuroria e Tiranës, për t’u pyetur në lidhje me këtë aferë korruptive.
Shkëlzen Berisha, fletë-thirrjen e lëshuar nga Prokuroria e ka cilësuar si një sulm politik, që pas tij fshihet kryeministri Rama. Juristi është shprehur se këto jo vetëm janë trafikantë dhe grabitës të Shqipërisë, por më e keqja sipas tij, është se ata manifestojnë sjellje prej idioti duke shtuar se miliardat e vjedhura nuk u kanë hyrë fare në punë.
Ai tregoi se këto janë një lloj specie, me të cilët halli është gjithmonë i madh.
“Hall i madh me kete lloj specie.Keta mire qe jane grabites, hajdute, te korruptuar e trafikante, por mbi te gjitha keta jane idjote. Miliardat qe kane vjedhur, nuk i paskan hyre fare ne pune.Ka mbi nje vit qe derdimeni i Saliut me quan “urith” te Rames.Derdimeni nuk mban as shenim kur flas une dhe ia shpjegoj se: ai qe te del perballe, vetem urith nuk eshte. Ky derdimen ose nuk e di cfare eshte urithi, ose nuk do qe t’a besoje se, une i kam dale perballe atij dhe gjithe sojsezeve si ai, dhe as qe do te ndalem deri ne vendosjen e drejtesise”-tha ai.
Ai tha se paditë që Shkëlzen Berisha ka bërë ndaj meje për fshirje, nuk mund të zhvlerësojnë aspak kallëzinet e tij të lëshuara ndaj babait të tij, Sali Beridshës dhe 20 bashkëpunëtorët e tjerë.
“Ky derdimen, mire qe nuk mban shenim kur flas une, por nuk mban shenim as kur flet i ati.Nese ka gje te sigurte i ati i derdimenit, eshte ajo qe, une nuk kam qene dhe as nuk jam i Rames.Nese do te isha, do t’a kisha thene para derdimenit, se te jesh me Ramen, nuk eshte as turp dhe as fatkeqesi.Derdimeni permend me mburrje padite qe ka bere karshi meje per shpifje, ku ai ka perfshire si gjykates sorollopet e tij.Derdimen ziu, kerkon qe me ato padi qe nuk vlejne as per te fshire b….n, te zhvleresoje dy kallezimet penale te bere nga une perkundrejt te atit dhe mbi 20 bashkehajduteve te tjere me te.Persa mbulohet dielli me shoshe, per aq mund te mbulohet afera e vjedhjes ne CEZ-it me padite per shpifje karshi meje.Derdimeni i Saliut, i shtyre nga frika, ligesia, dhe shpirti i zi qe ka, nuk arrin t’a besoje se ka njerez qe jane te lidhur vetem pas te vertetes dhe drejtesise.Derdimen mbaj shenim: une nuk shpif per shpifesira si ty, por leri sorollatjet dhe merre seriozisht hallin qe ke me drejtesine,” nënvizon Karaj.
Skandali CEZ i ka shkaktuar një dëm të madh buxhetit të shtetit, ndërsa si dëmshpërblim ndaj gabimit të bërë nga qeveria Berisha ka qenë në shifrën e 95 milionë eurove.
Ndërsa marrëveshja e arritur me CEZ ishte me tre pika, ndërsa ato u lexuan nga ministri Damian Gjiknuri
1.Transfemrimin e menjëhershëm të aksioneve në favor të shtetit shqiptar 76 % që zotëroheshin nga CEZ duke i dhënë shtetit shqiptar pronësi të plotë të shoqërisë.
2.Pala ceke heq dorë nga kërkimi i vlerës prej 103 milionë euro të paguar për blerjen e aksioneve në vitin 2009 si dhe nga çdo pretendim tjetër financiar që lidhet me vlerën e blerjes dhe investimeve fillestare.
3.Shoqëria e re e shpërndarjes e energjisë, pra shoqëria e re që merr aksionet nga pala çeke e kontrolluar tashmë nga shteti merr përsipër t’i paguajë palës çeke një vlerë prej 87.1 milionë euro. Kjo vlerë u dakortësua të paguahet me këste deri në vitin 2018 me një vlerë të përgjithshme interesi 7.9 milionë euro mbi principalin e dakortësuar. Ky principal përfaqëson kreditë e mara dhe shumat e faturuara dhe të kërkueshme në çdo kohë nga CEZ s.a.