Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Skandal! Teksti ‘+18’ për fëmijët e klasës së 3 –të, ja çfarë shkruhet

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Skandal! Teksti ‘+18’ për fëmijët e klasës së 3 –të, ja çfarë shkruhet

Fëmijët e klasës së 3 -të të shkollës “Kongresi i Manastirit” në Yzberisht janë detyruar të blejnë një libër për “të zgjeruar” njohuritë, ku flitet me terma shumë të rëndë e të parakohshëm për trupin, organet gjenitale, marrëdhëniet seksuale dhe riprodhimin.

Disa nga prindërit kanë refuzuar ta blejnë librin e rekomanduar nga shkolla. E pyetur për këtë, drejtoresha e shkollës thotë se teksti është blerë në ofertë, me çmim të reduktuar. Sipas saj, edukata seksuale nis që në klasë të 5-të dhe fëmijët do të rriten. 

Drejtoresha e Drejtorisë Arsimore Tiranë, Arjola Byzyku deklaron se do të marrë shpjegime dhe më pas do të ketë përgjigje. Ndërsa sesa i përshtatshëm është teksti, sipas saj, duhet pyetur një psikologe. Emisioni ”STOP” bisedoi me psikologen Aurela Agalliu, e cila thotë se të tillë terma e në këtë moshë i dëmtojnë fëmijët.

Pranë redaksisë së emisionit “STOP” kanë mbërritur shumë ankesa për “Librin e dijes” nga prindërit e nxënësve të klasës së tretë në shkollën “Kongresi i Manastirit”. Në një prej kapitujve të këtij libri shpjegohet në mënyrë aspak etike mënyra e riprodhimit, njohuri e cila nuk është e nevojshme për një fëmijë të moshës 9 ose 10 vjeç.

“Gjatë marrëdhënieve seksuale, p****i bëhet i fortë dhe hyn brenda në v****ë. Muskujt përqark uretrës së mashkullit tkurren, duke nxjerrë një sasi të vogël s****e nga p****i në v****ë. Ky quhet e******m.

S***********t notojnë përmes m****s për tek t***t f*********ë. Nëqoftëse një qelizë s****e takon një vezë, ato mund të bashkohen dhe të krijojnë një zigotë, qeliza e parë e një foshnje të re. Ky quhet fertilizim ose pllenim.”

Pothuajse të gjithë nxënësit e klasave të treta të shkollës “Kongresi i Manastirit”, të udhëzuar nga mësuesit janë pajisur me këtë libër, i cili kushton 1000 lekë të reja. Ndërsa të tjerë thonë se nuk i kanë lejuar prindërit ta blejnë.

Gazetarja e emisionit “STOP” iu drejtua zyrës së drejtoreshës për ta pyetur nëse është në dijeni të përmbajtjes së këtij libri, pasi në kurrikul edukata seksuale është e vendosur për t’u kryer në klasë të 5-të.  

Gazetarja – Kur është futur ky libër në shkollën tuaj?

Drejtoresha – Tashi nëndrejtoresha e ciklit të ulët, që meret me zyshat e ciklit të ulët, në ndihmë të kurrikulës në shkollë, mund të futen edhe pjesë të tjera dhe libra të tjerë, të cilët janë gjithmonë në shërbim të kurrikulës. Pjesa e riprodhimit fillon që në klasë të 5-të në kurrikulë.

Gazetarja – Keni qenë në dijeni të një kapitulli të tillë në këtë libër? Apo s’është se … ?

Drejtoresha – Tani unë vetë… faqe më faqe e kam shfletuar, por ndoshta kjo më ka … më ka … Nëndrejtoresha e ciklit të ulët sëbashku me gjithë grupin e mësuesve të ciklit të ulët e kanë parë të udhës që në një panair, të zhvilluar për ‘Librin e Dijes’, të futet në ndihmë të kurrikulës. Ka qenë një libër në ofertë, pra nuk është dhënë me këtë lloj çmimi.

Gazetarja – Mos është pak herët dhënia e një informacioni në mënyrë kaq të detajuar për organin gjenital të femrës, për …

Drejtoresha – Po fëmija do rritet …

Gazetarja – Fëmija do rritet, por kurrikula e thotë në klasë të 5-të, ju e keni futur në klasë të 3-të?

Drejtoresha – Po fëmija do rritet …

As Drejtoresha e Drejtorisë Arsimore Tiranë, Arjola Bylyku nuk është në dijeni të përmbatjes së këtij libri, por ndryshe nga drejtoresha e shkollës “Kongresi i Manastirit” mendon se nuk është i përshtatshëm për atë grup moshë nxënësish.

“Nuk është libër mësimor. Do ngre një grup pune për të parë sesi ka hyrë ky libër në atë shkollë. Se ndoshta nuk është kështu siç pretendoni ju.”

Drejtoresha Bylyku shton gjithashtu se për përmbajtjen e librit duhet të konsultohet me një psikologe, pasi ajo vetë nuk është eksperte tekstesh.

Ndaj gazetarja e emisionit “STOP” iu drejtua një psikologeje.

Aurela Agalliu shprehet se informacioni që gjendet te “Libri i Dijes” nuk është në përputhshmëri me moshën, pasi nuk është i filtruar, çka i dëmton fëmijët e moshës 9 – 10 vjeç.

“Dëshira që këto informacione të jenë reale, të prekshme nga fëmijët për t’i shkuar më tej me kureshtjen e tyre, i dëmton dhe nuk i zhvillon aspak. Konkretisht ky informacion në një moshë 9 – 10 vjeçare e nxit fëmijën dhe i krijon një botë të rrituri brenda botës së tij fëminore.

Tags: ‘+18’e klasësja çfarëpër fëmijëtsë 3 –tëshkruhetSKANDALTeksti

TË LIDHURA

Xhironin gomat e makinës tek Bulevardi i Ri, e pësojnë tre shoferët, u bllokohen makinat
Aktualitet

Xhironin gomat e makinës tek Bulevardi i Ri, e pësojnë tre shoferët, u bllokohen makinat

22:27 | 28/11/2025
113-vjetori i Pavarësisë — Spiropali: Përkushtimi ndaj integrimit europian mbetet i palëkundur
Politikë

113-vjetori i Pavarësisë — Spiropali: Përkushtimi ndaj integrimit europian mbetet i palëkundur

18:51 | 28/11/2025
Ben Blushi në Ditën e Pavarësisë: “Otomanizmi, sëmundja jonë më e madhe.”
Politikë

Ben Blushi në Ditën e Pavarësisë: “Otomanizmi, sëmundja jonë më e madhe.”

18:06 | 28/11/2025
Next Post
A është penduar Berisha që është bërë deputet?

A është penduar Berisha që është bërë deputet?

Zgjohet Lulzim Basha: Rama po fuqizohet me paratë e drogës. Duhet ta ndalim

Basha “dorëzohet”: Vendim unanim, të zbresim në bazë për dialog me demokratët

Pas Italisë edhe Brazili kërkon sistemin Var (VIDEO)

Pas Italisë edhe Brazili kërkon sistemin Var (VIDEO)







JU REKOMANDOJMË

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

18:46 | 26/11/2025
“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
Rrezikon 30 vite burg/ Arrestohet në Spanjë shqiptari i kërkuar nga SPAK, në pritje të ekstradimit

LAJMI I FUNDIT/ SPAK regjistron procedim penal ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit

11:38 | 24/11/2025




TË FUNDIT

Ky veprim sapo vulosi gjithçka! Nuk ka krizë në martesën e Klea Hutës dhe Elgit Dodës
Showbizz

Ky veprim sapo vulosi gjithçka! Nuk ka krizë në martesën e Klea Hutës dhe Elgit Dodës

by mirseda
22:37 | 28/11/2025
0

Nuk ka krizë mes Klea Hutës dhe Elgit Dodës. Prej kohësh dyshja janë përfolur për një ndarje...

Xhironin gomat e makinës tek Bulevardi i Ri, e pësojnë tre shoferët, u bllokohen makinat

Xhironin gomat e makinës tek Bulevardi i Ri, e pësojnë tre shoferët, u bllokohen makinat

22:27 | 28/11/2025
Me simbole kombëtare, shqiptarët festuan Ditën e Pavarësisë në sheshin “Syntagma” në Greqi

Me simbole kombëtare, shqiptarët festuan Ditën e Pavarësisë në sheshin “Syntagma” në Greqi

21:54 | 28/11/2025
28 Nëntori/ Në Ditën e Flamurit përurohet shtatorja e Skënderbeut në Garanë të Kërçovës

28 Nëntori/ Në Ditën e Flamurit përurohet shtatorja e Skënderbeut në Garanë të Kërçovës

21:06 | 28/11/2025
Rusia mund të mbyllë WhatsApp-in nëse nuk respekton ligjet kombëtare

Rusia mund të mbyllë WhatsApp-in nëse nuk respekton ligjet kombëtare

20:01 | 28/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com