Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Skandal/ Kompania e ministrit merr tender për ndërtimin e spitalit në Prizren

5 vjet ago
in Kryesore, Rajoni, Të Gjitha
Skandal/ Kompania e ministrit merr tender për ndërtimin e spitalit në Prizren

Tenderi i hapur për ndërtimin e një spitali në Prizren të Kosovës, u zvarrit për gati 1 vit, pasi ka patur shumë ankesa nga operatorët pjesëmarrës.

Shuma e paraqitur për ndërtimin e tij ishte rreth 5 milionë euro. Si për çudi, ky tender u zhbllokua në momentin kur Blerim Kuçi, zgjidhet Ministër i Ekonomisë së Kosovës.

Por, çudia nuk mbaron këtu. ‘Fiks Fare’ zbulon se kompania e cila fitoi tenderin, ‘Hidroterm’, është në pronësi 100% të ministrit Blerim Kuçi.

Pas shpalljes së fituesit përfundimtar, firmës së ministrit,”Hidroterm”, kanë vijuar ankesat nga operatorët, por që janë hedhur poshtë nga Organi Shqyrtues i Prokurimeve. Këto ankesa janë shqyrtuar në kohën kur Blerim Kuçi ka qenë ministër.

Drejtoria Kundër Korrupsionit në Kosovë ka nisur një hetim për konflikt të mundshëm interesi, ndërsa njëri nga operatorët jo fitues, i është drejtuar gjykatës.

Historiku i proçedurës së tenderimit me vlerë rreth 5 milion euro

Autoritet kontraktues për tenderin për ndërtimin e Spitalit “Nëna dhe Fëmija” në Prizren është Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHKSUK).

Më 31.07.2019 është bërë njoftimi për shpalljen e tenderit për të konkurruar.

Më 30.08.2019 është bërë dorëzimi i dokumentacioneve teknike dhe ofertës.

Më 29.10.2019 të gjithë ofertuesit, përfshirë edhe kompaninë “Hidroterm”, shpallen të papërgjegjshëm nga Autoriteti Kontraktues. Pas kësaj, vetëm “Hidroterm” dhe një kompani tjetër ankohen për këtë vendim.

Më 10.12.2019, pas ankesës në Organin Shqyrtues të Prokurimit, lënda kthehet në rivlerësim.

Më 26.12.2019, Autoriteti Kontraktues – SHSKUK shpall fituese një kompani tjetër, e cila ishte më e shtrenjtë se sa kompania “Hidroterm”, e që është në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit. Pas këtij vendimi, “Hidroterm” ankohet përsëri në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

Më 11.03.2020 Organi Shqyrtues i Prokurimit aprovon ankesën e “Hidroterm” si të bazuar dhe lënda kthehet përsëri në rivlerësim.Më 08.04.2020 Autoriteti Kontraktues – SHSKUK e shpall fituese kompaninë “Hidroterm”.

Pas shpalljes së fituesit kanë vijuar ankesat dhe lidhja e kontratës është bërë në muajin Tetor. Blerim Kuçi ka marrë detyrën e Ministrit qysh prej Qershorit dhe në vazhdim. Gjatë kësaj periudhe janë shqyrtuar ankesat e operatorëve të tjerë dhe si përfudnim është lënë fitues firma Hidroterm.  Lidhja e kontratës është bërë në muajin Tetor, kohë kur zoti Kuçi ka qënë në detyrë.Aktualisht çështja ndodhet në gjykatë pas ankesës së bërë nga njëri prej operatorëve, pjesëmarrës në tender.

Tags: blerim kucikosovetender

TË LIDHURA

Rriten aksidentet nga shkelja e rregullave, telefoni dhe alkooli në timon
Aktualitet

Rriten aksidentet nga shkelja e rregullave, telefoni dhe alkooli në timon

20:51 | 05/01/2026
Moti i keq shkakton shkarkime në HEC-et e Komanit dhe Vaut të Dejës
Aktualitet

Moti i keq shkakton shkarkime në HEC-et e Komanit dhe Vaut të Dejës

18:50 | 05/01/2026
Dyshohet abuzim ndaj të miturës/ 12-vjeçarja mbeti shtatzënë, gjyshi kërkon drejtësi
Aktualitet

Dyshohet abuzim ndaj të miturës/ 12-vjeçarja mbeti shtatzënë, gjyshi kërkon drejtësi

16:57 | 05/01/2026
Next Post
Gëbels: Ministri i Propagandës së Hitlerit, shpikësi i marketingut në politikë

Gëbels: Ministri i Propagandës së Hitlerit, shpikësi i marketingut në politikë

Milan marshon edhe në Europa League, befasohet Totenhem

Milan marshon edhe në Europa League, befasohet Totenhem

Shuhet në moshën 92-vjeçare kompozitori Avni Mula

Shuhet në moshën 92-vjeçare kompozitori Avni Mula







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025




TË FUNDIT

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lëvizja Vetëvendosje merr mbi 72 për qind të votave me postë
Kosovo

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lëvizja Vetëvendosje merr mbi 72 për qind të votave me postë

by mirseda
21:14 | 05/01/2026
0

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i më shumë se 27 mijë votave të...

Rriten aksidentet nga shkelja e rregullave, telefoni dhe alkooli në timon

Rriten aksidentet nga shkelja e rregullave, telefoni dhe alkooli në timon

20:51 | 05/01/2026
Përfundon Foltorja e PD, Berisha largohet në këmbë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Përfundon Foltorja e PD, Berisha largohet në këmbë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

20:07 | 05/01/2026
Erdogan bisedë telefonike me Trump: Venezuela nuk duhet të çohet drejt paqëndrueshmërisë

Erdogan bisedë telefonike me Trump: Venezuela nuk duhet të çohet drejt paqëndrueshmërisë

19:38 | 05/01/2026
Kreu i ri i SPAK miraton strukturën e re, me rolet e Altin Dumanit, Dorina Bejkos dhe Vladimir Marës

Kreu i ri i SPAK miraton strukturën e re, me rolet e Altin Dumanit, Dorina Bejkos dhe Vladimir Marës

19:22 | 05/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com