Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Skandal, burri i hallës përdhunon dy herë 15-vjeçaren (VIDEO)

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Skandal, burri i hallës përdhunon dy herë 15-vjeçaren (VIDEO)

Një e mitur 15-vjeçare ka denoncuar në emisionin “Stop” sesi është abuzuar seksualisht nga burri i hallës.  Ai quhet Resmi Turani dhe punon si taksist.

“Në Janar të vitit 2015 Resmi Turani më ka abuzuar seksualisht. Jeton në fshaton Bilç, afër qytetit të Beratit. Unë Resmiun e kam burrin e hallës. Ai erdhi të shtëpia ime, i mori leje prindërve për të më marrë mua që iknim në Rinas. Unë isha 14-15 vjeç. Ai do merrte një grua që do të vinte nga Italia se është taksixhi”.

Ajo rrëfeu se prindërit nuk i dhanë leje, ndërsa xhaxhai pranoi vetëm nëse do t’i shoqëronte bashkëshortja e Resmiut, pra halla e denoncueses. Por ajo nuk i shoqëroi, pasi i shoqi i tha që nuk kishte vend në makinë. U nisën për në Rinas dhe mbërritën 1 orë e gjysmë para se të zbriste avioni i klientes që do të merrnin, ndaj dhe ai bëri xhiro me makinë në autostradë.

“U fut në një rrugicë me çakull dhe fiku makinën, Erdhi mbrapa ku isha unë dhe filloi të më zhvishte e kafshonte. Atë ditë nuk më çoi të shtëpia ime, por më la në shtëpinë e tij. Flejta me vajzën e tij dhe me hallën. Kur shkova ditën tjetër në shtëpi, i tregova prindërve. Mami po qante dhe ia tregoi gjyshit dhe xhaxhait. Do shkoja në polici, por nëna (gjyshja) nuk më la. Mami i tha historinë nuses së Resmiu, Fajresë. Ata erdhën të gjithë si familje në shtëpinë time në darkë dhe më pyetën nëse ishte e vërtetë. Resmiu më shikonte në sy dhe më bëri me shenjë “mos trego”. Dhe unë i thashë që nuk është e vërtetë sepse kisha frikë nga kërcënimet që më bëri Resmiu”.  

Por kjo histori nuk do të mbetej këtu. Më datë 27 Korrik 2017 Resmiu shkoi në shtëpinë e saj, duke përfituar që familjarët ishin larguar dhe ndodhej vetëm i ati që është i sëmurë mendor, me pretendimin se do ta merrte të miturën për të ndihmuar të bijën e tij me disa punë shtëpie. Por gjithçka ishte gënjeshtër dhe ai abuzoi sërish seksualisht me mbesën e bashkëshortes në makinë, duke i lidhur duart.

“La shtëpitë mbrapa dhe u fut në mes të pyllit. Fiku makinën dhe erdhi mbrapa ku isha ulur unë. Më lidhi duart, më zhveshi, më kafshonte dhe unë vetëm e gjuaja me pëllëmba, qaja dhe bërtisja”.

15-vjeçarja këtë herë e denoncoi Resmi Turanin në Policinë e Beratit për marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së saj. Më datë 03.11.201, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë, mbi bazën e materialeve kallëzuese të ardhura për kompetencë nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat, ka regjistruar procedimin penal nr. 2069/2017, për veprën penale “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, parashikuar nga neni 101/1 i Kodit Penal. Por ky vendim është në kundërshtim me ligjin, pasi kallëzimi i të miturës është bërë pa praninë e psikologut.  

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat la në burg Resmi Turanin me akuzën se ka përdhunuar mbesën e gruas së tij 15-vjecare. Gjatë seancës që u zhvillua me dyer të mbyllura dhe që zgjati më shumë se një orë prokuroria kërkoi burg pa afat për Turanin, deri në përfundimin e raportit mjeko – ligjor për të konfirmuar dyshimet.

Oficeri i Policisë Gjyqësore, Besmir Dervishi vendosi kryerjen e ekspertimit mjeko – ligjor, çka nuk është kompetencë e tij, por e prokurorit.

Raporti mjeko – ligjor është po ashtu i jashtëligjshëm, pasi nuk është kryer në prani të psikologut si dhe ekspertët Idlir Frashëri, Gentian Kusta dhe Leka Papa nuk ishin mjekë të Institutit të Mjekësisë Ligjore, por të jashtëm. Ndaj dhe Resmi Turani sot endet i lirë dhe vijon të përndjekë të miturën.

“Ai doli nga burgu dhe më përndjek akoma. Dilja nga shkolla dhe më thoshte gjithmonë hajde, hip në makinë, pse nuk hipën. Biles ka ardhur një herë natën te shtëpia, i binte derës. Kam qenë në dhomë me një shoqe e mamin dhe kam marë Policinë e Beratit në telefon. Ai  tha bëji fotografi makinës së Resmiu kur të kalojë aty që të sjell patrullën. I thashë që ai s’mund të vijë me makinën e tij që të bjerë në sy dhe telefonin nuk e kam me kamer. Ju si shtet nëse më ndihmoni, i thashë, mirë do bëni. Tha nuk e sjell patrullën kot”, tregoi 15-vjeçarja.

Kamera e emisionit “Stop” provon me zë dhe figurë sesi Resmi Turani e përndjek të miturën dhe e detyron të deklarojë në noter që nuk e ka ngacmuar seksualisht.

Resmi Turani – Denoncimin e bëre ti?

Vajza – Po!

Resmi Turani – Ti i jep dum, po, jo …

Vajza – Si?

Resmi Turani – Ti po të ishte ashtu, te noterja i thoshe: Nuk dua më ta vazhdoj, e le me kaq ëëëë… Të kam respektuar dhe të respektoj prapë, në qoftë se do ta mbyllim edhe këtë, o nesër, o hyp prapë tani, është deri në 6 hapur.

Resmi Turani – Moj, s’ke punë…

Vajza – Duhet prindi. Ajo s’bën dot pa dijeninë e prindërve ose pa mjet identiteti, se ajo futet brenda.

Resmi Turani – Ajo më tha mua…

Vajza – Ajo më tha mua, po lere çfarë të ka thënë ty se e thua ti nga mendja jote. Po ajo ashtu më tha mua.

Resmi Turani – Të tha ajo, do ta shkruaj vetë? Të tha?

Vajza – Po, por e tha ashtu për mos të rënë në sy se më tha mua nuk bëhet ajo pa mjet, pa prindërit dhe pa kartë identiteti.

Si të mos mjaftonin të gjithë këto, ai vijon ta joshë në makinë, duke i premtuar para e celular.

 Vajza – Ti duhet të më lesh mua të qetë!

Resmi Turani – Unë të kam lënë ty të qetë. Ke dëgjuar ndonjëherë, të kem sharë unë ty? Më thuaj një! Më thuaj, të kam sharë apo jo? Që kur janë bërë këto debate, ke dëgjuar llafe nga mua?

Vajza – Po mirë e mirë, po ti që the vdeksha unë për ty, të kam shpirt, të kam zemër?

Resmi Turani – Po lëre ato, çfarë thashë unë! Ti nga mua ke dëgjuar fjalë të këqija deri më sot? Më thuaj një, po pate dëgjuar, më thuaj! Mirë tani, unë po të them kështu, ti… Ti s’më beson mua? Do vish tani? Hajde! Do vish thashë, moj?  Ooo? Do vish?  E me do vish?

Vajza – Ik, ik…!

Resmi Turani – Ëëë?

Vajza – Ik, ik!

Resmi Turani – Hajde … hajde hip!

Vajza – Ik, ik!

Resmi Turani – Nuk do?  Po shiko eee? Dëgjon, moj?

Vajza – Si? Ça the reee? Do bëhem unë pishman? Për çfarë?

Resmi Turani –  A do lekë? Kishte thënë Leta që ka telefonin e çupës. Telefonin e bardhë.

Vajza – Po!

Resmi Turani – Po pra! E kam në polici. Kur ta marr, ta jap ëëë tani unë cfarë të bëj?! Do gjë tjetër? Kështu cupë! Rezmiu të ka respektuar dhe do të respektojë. Dëgjon oo.., do të respektojë prapë.Do vish tani të ikim? Hajde! Apo s’do? Apo s’pranon më me mua? Hip moj! Unë po të them, hip mo! Kishe hall, se mos të shikojnë njerëzit moj?  Ëëë?  Ta dinë njerëzit, që…

Vajza – Po ti e the në sy t’meje: vdeksha unë për ty, të kam shpirt, të kam zemër!

Resmi Turani – Moj, ka gjë ajo? Jo, po pati gjë ajo, thoj? Ka gjë?

Vajza – Mbaje këtu! Do zbres, do iki në këmbë…

Resmi Turani – Jo, jo!

Vajza – Jo, jo! Këtu mbaje!

Resmi Turani – Po hajde, moj cupë!

Vajza – Mbaje, mbaje këtu!

Moderatorët e emisionit “Stop”, Saimir Kodra dhe Gentjan Zenelaj bënë apel që të tregohet kujdes për këtë 15-vjeçare që ka kaluar kërtë dramë të madhe në jetë nga ana e psikologëve dhe instancave përkatëse që do ta rishqyrtojnë këtë çështje./tvklan.al

Tags: 15-vjeçarenburridy herei hallësperdhunonSKANDAL

TË LIDHURA

Përplaseshin shpesh për motive pronësie, merret nën hetim një person për vrasjen e Fatos Cenajt në Itali
Aktualitet

Përplaseshin shpesh për motive pronësie, merret nën hetim një person për vrasjen e Fatos Cenajt në Itali

22:19 | 02/09/2025
Vjehrri shpërblen nusen me një makinë: Në shenjë respekti dhe mirënjohje për ty! Je shtylla kryesore e shtëpisë
Aktualitet

Vjehrri shpërblen nusen me një makinë: Në shenjë respekti dhe mirënjohje për ty! Je shtylla kryesore e shtëpisë

21:14 | 02/09/2025
Historia e dhimbshme e 70-vjeçarit të vdekur në Korçë/ Niko Kita vdiq në vetmi, bashkëshortja dhe 2 vajzat jetonin jashtë
Aktualitet

Historia e dhimbshme e 70-vjeçarit të vdekur në Korçë/ Niko Kita vdiq në vetmi, bashkëshortja dhe 2 vajzat jetonin jashtë

20:49 | 02/09/2025
Next Post
Zjarr në një magazinë në kryeqytet, evakuohen banorët përreth

Zjarr në një magazinë në kryeqytet, evakuohen banorët përreth

Skandali/Premier League cilësohet si kampionati më i bukur, por del i trukuar

Skandali/Premier League cilësohet si kampionati më i bukur, por del i trukuar

Mesfushori i kombëtares bëhet me ekip të ri

Mesfushori i kombëtares bëhet me ekip të ri

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

14:28 | 28/08/2025




TË FUNDIT

Albin Kurti reagon për transferimin e Zhegrovës tek Juvja: Edoni bëri realitet ëndrrën e shumë të rinjve
Kosovo

Albin Kurti reagon për transferimin e Zhegrovës tek Juvja: Edoni bëri realitet ëndrrën e shumë të rinjve

by mirseda
22:50 | 02/09/2025
0

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar futbollistin Edon Zhegrova për transferimin e tij të...

Përplaseshin shpesh për motive pronësie, merret nën hetim një person për vrasjen e Fatos Cenajt në Itali

Përplaseshin shpesh për motive pronësie, merret nën hetim një person për vrasjen e Fatos Cenajt në Itali

22:19 | 02/09/2025
Grupet kriminale nga Ballkani zgjerojnë rolin në tregtinë e kokainës nga Afrika

Grupet kriminale nga Ballkani zgjerojnë rolin në tregtinë e kokainës nga Afrika

22:00 | 02/09/2025
Macron i vendosur, paralajmëron Izraelin: Asgjë nuk do ta ndalë lëvizjen për të njohur shtetin palestinez

Macron i vendosur, paralajmëron Izraelin: Asgjë nuk do ta ndalë lëvizjen për të njohur shtetin palestinez

21:44 | 02/09/2025
Trump: Jam shumë i zhgënjyer nga Putini, do të ishte gjëja më e keqe nëse Rusia dhe Kina

Trump: Jam shumë i zhgënjyer nga Putini, do të ishte gjëja më e keqe nëse Rusia dhe Kina

21:27 | 02/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com