Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

S’ka rritje rrogash në Kosovë, Gjykata Kushtetuese pezullon Ligjin e Pagave

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
S’ka rritje rrogash në Kosovë, Gjykata Kushtetuese pezullon Ligjin e Pagave

Gjykata Kushtetuese me anë të një njoftimi ka treguar se ka pezulluar Ligjin për Paga në Kosovë.

Gjykata Kushtetuese e ka miratuar përkohësisht kërkesën e Avokatit të Popullit për pezullim të Ligjit të Pagave.

Sipas njoftimit për media, kjo masë do të zgjasë deri më 30 mars të vitit 2020.  Vendimi nga Kushtetuesja është marrë në mbledhjen e sotme.

“Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kërkesës së Avokatit të Popullit për caktimin e masës së përkohshme përkitazi me Ligjin nr. 06/L-111 për Pagat në Sektorin Publik, të shpallur në Gazetën Zyrtare më 1 mars 2019, i cili hyri në fuqi nëntë (9) muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare. Parashtruesi i kërkesës pretendonte se Ligji i kontestuar nuk është në pajtueshmëri me paragrafin 2 të nenit 3 [Barazia para ligjit], nenin 4 [Forma e qeverisjes dhe ndarja e pushtetit], paragrafin 1 të nenit 7 [Vlerat], nenin 10 [Ekonomia], nenin 21 [Parimet e përgjithshme], paragrafin 1 të nenit 22 [Zbatimi i drejtpërdrejtë i marrëveshjeve dhe instrumenteve ndërkombëtare], nenin 23 [Dinjiteti i njeriut], nenin 24 [Barazia para ligjit], nenin 46 [Mbrojtja e pronës], nenin 55 [Kufizimi i të drejtave dhe lirive themelore], paragrafët 3 dhe 7 të nenit 58 [Përgjegjësitë e shtetit], paragrafin 2 të nenit 102 [Parimet e përgjithshme të sistemit gjyqësor], paragrafin 1 të nenit 109 [Prokurori i shtetit], nenin 119 [Parimet e përgjithshme], paragrafët 1 dhe 2 të nenit 142 [Agjencitë e pavarura], nenin 130 [Autoriteti civil i aviacionit] të Kushtetutës, me nenin 1 të Protokollit nr. 1 [Mbrojtja e pronës] të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe me paragrafin 2 të nenit 23 të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut”, thuhet në njoftimin e Kushtetueses.

Po ashtu në këtë vendim thuhet se vendimi për ketë çështje është marrë me shumicë të votave.

“Lidhur me kërkesën për masë të përkohshme, Avokati i Popullit, duke u thirrur në dispozitat relevante të Kushtetutës, të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe të Rregullores së punës së Gjykatës, kërkoi që Gjykata Kushtetuese të bëjë “pezullimin e menjëhershëm të Ligjit nr. 06/L-1114 për Pagat në Sektorin Publik”. Avokati i Popullit gjithashtu theksoi se, ai ka pranuar gjithsej 35 ankesa individuale nga subjekte të ndryshme të sektorit publik dhe që është në “interes të ankuesve, por edhe të publikut, që Gjykata të vlerësojë nëse Ligji i kontestuar prek interesat legjitime të këtyre ankuesve”.

– Gjykata, pa paragjykim ndaj meritave të kërkesës dhe të kushtetutshmërisë së Ligjit të kontestuar, në mbështetje të nenit 116.2 të Kushtetutës, të nenit 27 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe të rregullit 57 të Rregullores së punës, vendosi, me shumicë votash, që:

TË MIRATOJË masën e përkohshme në kohëzgjatje deri më 30 mars 2020, nga data e nxjerrjes së këtij vendimi;

TË PEZULLOJË MENJËHERË zbatimin në tërësi të Ligjit nr. 06/L-1114 për Pagat në Sektorin Publik, në kohëzgjatje të njëjtë. Në fund, Gjykata po ashtu miratoi propozimin e Gjyqtares Raportuese që, bazuar në rregullin 55 [Amicus Curiae] të Rregullores së punës të Gjykatës, të ftohet Komisioni i Venecias që të dorëzojë një Opinion lidhur me Ligjin nr. 06/L-111 për Pagat në Sektorin Publik./Monitor

Tags: kosoveligji i pagavepezullohetrritja e pagave

TË LIDHURA

Vuçiç: Protestat një përrallë sikur e bëjnë studentët, çmenduria do mbarojë
Rajoni

Vuçiç: Protestat një përrallë sikur e bëjnë studentët, çmenduria do mbarojë

13:39 | 21/08/2025
Policia greke arreston 33-vjeçarin shqiptar, akuzohet për dh*në ndaj ish-partneres
Rajoni

Policia greke arreston 33-vjeçarin shqiptar, akuzohet për dh*në ndaj ish-partneres

09:16 | 21/08/2025
Protestat në Serbi, studentët bllokojnë institucionet e drejtësisë
Rajoni

Protestat në Serbi, studentët bllokojnë institucionet e drejtësisë

12:27 | 19/08/2025
Next Post
Plagjiatura/ Ministrit të Vuçiç-it i anulohet doktorata

Plagjiatura/ Ministrit të Vuçiç-it i anulohet doktorata

“Ikën dritat, janë regjistruar sekondat e para”, çfarë ndodhi me tërmetin

“Ikën dritat, janë regjistruar sekondat e para”, çfarë ndodhi me tërmetin

“Nuk kanë marrë asnjë ndihmë”/ Basha: Situatë alarmante. Po tallen me qytetarët

"Nuk kanë marrë asnjë ndihmë"/ Basha: Situatë alarmante. Po tallen me qytetarët

JU REKOMANDOJMË

‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda

‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda

17:48 | 15/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025
Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

12:54 | 18/08/2025




TË FUNDIT

Pas një konflikti me bashkëfshatarin ndezi zjarrin që dogji një sipërfaqe me ullinj, arrestohet 43-vjeçari në Selenicë
Aktualitet

Pas një konflikti me bashkëfshatarin ndezi zjarrin që dogji një sipërfaqe me ullinj, arrestohet 43-vjeçari në Selenicë

by mirseda
08:56 | 22/08/2025
0

Një 43-vjeçar nga fshati Drashovicë është vënë në pranga nga Policia e Selenicës, si autor i dyshuar...

BE paralajmëron se dhjetëra mijëra trupa evropiane nevojiten për Ukrainën, shtetet e mëdha duhet të dërgojnë nga 10 mijë ushtarë

BE paralajmëron se dhjetëra mijëra trupa evropiane nevojiten për Ukrainën, shtetet e mëdha duhet të dërgojnë nga 10 mijë ushtarë

22:47 | 21/08/2025
Zjarr i përmasave të mëdha shumë pranë banesave në Dukat

Zjarr i përmasave të mëdha shumë pranë banesave në Dukat

22:07 | 21/08/2025
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

21:55 | 21/08/2025
Gjermania ka gati 350 miliardë euro për tu shndërruar në superfuqi ushtarake

Gjermania ka gati 350 miliardë euro për tu shndërruar në superfuqi ushtarake

21:48 | 21/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com