Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri ka ofruar një shumë monetare për të kontribuar në rindërtimin e katedrales së Notre Dame, e cila u përfshi nga flakët ditën e hënë.
Përpos ndihmës që i dha qeveria e Kosovës dhe qeveria shqiptare Francës, Tahiri ka ofruar 1 mijë euro nga paga e tij, edhe pse thekson se nga gjendja financiare nuk është aq mirë sa ka qenë.
“Këto nuk janë shumë, por zemra ime i është mirënjohës kësaj Kosove e shqiptarëve, që ma mundësojnë, ku sot e kam mundësinë së paku një mirësi ta bëjë si shenjë mirënjohje për prindërit dhe familjen time dhe shumë familje që u ndihmoi shteti francez”, shkruan Tahiri.
Postimi i plotë i Labinot Tahirit:
Për Notre Dame nga paga ime!
Edhe pse nuk jam me financa ashtu siq kam qenë, duke kujtuar se nuk punojë jashtë Kosovës, derisa dorëzova pasaportat e mia!
Prapë, jam i gatshëm sado pak të jap nga vetja ime, si një djalë i një nane dhe djalë i babasë, kur ata ishin në gjendje të rëndë së bashku me vajzën Anduenen dhe djalin Milotin gjatë luftës! Duke mos harruarë kurrë, Franca e dashur, dhe qyteti Amien’s, i strehoi duke ua mundësuar bukën, fjetjen sigurinë dhe gjithçka të mirë që kishin deri në ditët që u kthyen në Kosovën e Lirë.
Si qytetarë i ri i këtij atdheu, humanitar, këngëtarë, e tani deputet i zgjedhur nga dora e 20 mijë të rinjëve e të rejave nē Parlamentin e Kosovës, dua të ndaj nga paga ime mujore, 1000 euro për rastin e Notre Dame!
Këto nuk jan shumē, por zemra ime i është mirënjohës kësaj Kosove e shqiptarëve, që ma mundesojnë, ku sot e kam mundesinë sëpaku një mirësi ta bëjë si shejë mirënjohëje për Prindët dhe familjen time dhe shumë familje që u ndihmoi SHTETI FRANCEZ.
Polemikat se ku bën të bëhet mirë apo keq, i di vetëm KRIJUESI YNË ZOTI.
Prandaj, kujtojeni ditën e vështirê, ani që sot nuk kemi luftë, mund të kemi prap.
Faleminderit FRANCË?
Zoti ju bekoftë juve dhe ata që i duan shqiptarët✊???
Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.