Shtohet edhe më tej bilanci i rëndë si pasojë e gripit. Ndonëse autoritetet folën dje për një person, në mënyrë zyrtare se kishte ndërruar jetë si pasojë e gripit të derrit, tashmë përflitet për tre persona. Në orët e para të ditës është regjistruar edhe viktima e tretë nga gripi.
Ende nuk kanë dalë rezultatet përfundimtare, por dyshohet se shkaku i vdekjes janë komplikacionet që erdhën pas gripit.
Viktima është nga Gramshi, e ndërsa ka humbur jetën në Sanatoriumin e Tiranës, raporton “Top Channel”.
Në 3 ditë, në këtë spital humbën jetën edhe dy persona të tjerë, sërish nga komplikacionet e shkaktuara nga gripi.
Alarmi për gripin e derrit, 2 të vdekur dhe 8 pacientë të shtruar