Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Situata ende alarmante: 13 vatra zjarri në 24 orët e fundit

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Flakët “tmerrojnë” Voskopojën, digjet  një sipërfaqe me pyje dhe bimësi

Situata nga zjarret vijon të jetë problematike në vend. Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 13 vatra zjarri në disa qarqe të vendit.

Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 84 punonjës zjarrfikës, 17 automjete zjarrfikëse,60 forca ushtarake, rreth 60 punonjës të Pyjores e të bashkive dhe vullnetarë, të mbështetur edhe nga helikopterë.

Specialistët e Emergjencave Civile, janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin.
Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në Ministrinë e Punëve të Brendshme përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

Detajet për secilin rast: 

QARKU LEZHË

Në fshatin Skuraj Kurbin, është rindezur zjarri në sipërfaqen pyjore me shkurre dhe pisha. Shërbimi zjarrfikës, forca të ushtrisë së bashku më banorë të zonës dhe të mbështetur nga dhe nga një helikopter kanë punuar deri në orët e mbrëmjes për të shuar flakët.

QARKU DIBËR

Në fshatin Muhurr Dibër, ditën e djeshme është rindezur zjarri në një sipërfaqe pyjore me pisha duke rrezikuar banesat dhe varrezat e fshatit. Shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë, por e ka pasur të pamundur të shuajë flakët për shkak të terrenit malor.
Në mëngjes është ndërhyrë edhe me anë të helikopterit i cili ka shuar flakët.

QARKU SHKODËR

Gjatë ditës së djeshme ka vazhduar zjarri në pyllin me pisha në fshatin Karmë të Pukës. Terreni i thyer dhe era e fortë kanë favorizuar përhapjen e zjarrit në një sipërfaqe më të madhe duke përfshirë dhe një pjesë të zonës pyjore të fshatit Dush. Puna e forcave ka vazhduar deri në mbrëmje, por ato nuk kanë mundur të izolojnë vatrat e zjarrit. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me pyll pishe.

QARKU BERAT

Në lagjen “11 Shkurti”, Kuçovë ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Pas disa orë punë shërbimi zjarrfikës ka mundur të shuajë flakët. Si pasojë u dogj rreth 2 ha me shkurre, ferra dhe ullinj.

QARKU FIER

Në kurorën e bashkisë Lushnje, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe ullishte. Zjarrfikëset të mbështetur nga 15 forca ushtarake kanë ndërhyrë dhe kanë mundur të shuajnë zjarrin. Si pasojë u dogj një sipërfaqe prej 50 ha me shkurre dhe disa me ullinj shekullor.

Në fshatin Sheqishte, Patos ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ullinj. 3 automjete zjarrfikëse dhe forca vullnetare janë angazhuar për të shuar flakët. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 3 ha me shkurre ferra dhe 200 ullinj.

QARKU KUKËS

Në fshatin Cernicë, Tropojë ka rënë zjarr. Si pasojë u dogj rreth 0.5 ha me shkurre, ferra dhe kullotë.

QARKU ELBASAN

Në fshatin Hotolisht Librazhd ka rënë zjarr në sipërfaqe me shkurre. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 0.5 ha me shkurre ferra dhe dëllinjë.

Në fshatin Godolesh, Elbasan zjarri ka përshirë një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe ullinj. Pas disa orë punë zjarrfikëset kanë vendosur flakët nënkontroll. Si pasojë u dogj rreth 0.3 ha me shkurre ferra dhe disa ullinj.

Në Njësia Administrative Poroçan, Gramsh ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore. Shërbimi zjarrfikës kanë ndërhyrë dhe kanë punuar për të shuar zjarrin i cili favorizohej nga era e fortë. Si pasojë u dogj rreth 15 ha me pyll ahu dhe pishe.

QARKU KORÇË

Në fshatin Qina-Mollas, Kolonjë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe ullishte. Si pasojë e zjarri u dogj një sipërfaqe prej 10 ha me shkurre, ferra dhe kullotë.

QARKU DURRËS

Te “Shkëmbi i Kavajës”, Durrës, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve situata është normalizuar. Si pasojë u dogj një sipërfaqe prej 4 ha me shkurre, ferra dhe kullotë.

Në fshatin Manskuri, Durrës, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe ullishte. Si pasojë u dogj një sipërfaqe prej 1 ha me shkurre, ferra dhe 40 rrënjë ullinj.

Tags: Emergjencat Civilesituata alarmantevatra zjarri

TË LIDHURA

Aksident në galerinë e kromit “Klosi” në Bulqizë, firma mban të fshehur rastin
Aktualitet

Aksident në galerinë e kromit “Klosi” në Bulqizë, firma mban të fshehur rastin

18:59 | 11/03/2026
Protesta e PD-së para Kuvendit, Ambasada Amerikane: Shmangni zonat e përplasjeve
Aktualitet

Protesta e PD-së para Kuvendit, Ambasada Amerikane: Shmangni zonat e përplasjeve

17:37 | 11/03/2026
Pas shkarkimit të Ilir Prodës, dalin kandidatët për kreun e Policisë së Shtetit
Aktualitet

Pas shkarkimit të Ilir Prodës, dalin kandidatët për kreun e Policisë së Shtetit

17:03 | 11/03/2026
Next Post
Tentuan të vjedhin bankomatin në Sarandë, kapen në flagrancë dy bullgarë

Tentuan të vjedhin bankomatin në Sarandë, kapen në flagrancë dy bullgarë

Rama e zyrtarizon: Gramoz Ruçi, kryetari i ri i Kuvendit

Rama e zyrtarizon: Gramoz Ruçi, kryetari i ri i Kuvendit

Zyrtarizohet kreu i grupit parlamentar të PS, Balla zëvendëson Ruçin

Zyrtarizohet kreu i grupit parlamentar të PS, Balla zëvendëson Ruçin







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit
Bota

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit

by mirseda
22:46 | 11/03/2026
0

Izraeli njoftoi këtë të mërkurë në mbrëmje se ka filluar një valë sulmesh në shkallë të gjerë...

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

22:17 | 11/03/2026
Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

22:05 | 11/03/2026
BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

22:05 | 11/03/2026
Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

21:57 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com