Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, me një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka reaguar për situatën e zjarrve në vend. Ndoka thotë se kryeministri Rama nuk po merret me situatën alarmante dhe me zjarret që po shkrumbojnë vendin duke shtuar me ironi se kjo ndodh për shkak se “asnjë socialist nuk ja kërkoi në dëgjesat e tij ‘pas pilafit’”.
Gjithashtu, ai shkruan se sot pritet shkarkimi i kreut të Emergjencave Civile Shemsi Premçi, pas deklaratës bombastike të bërë një ditë më parë se vendi kërcënohet nga tërmete të forta si ai në vitin 1967.
POSTIMI I PLOTE
Rama nuk po merret me zjarret që shkrumbojnë vendin, sepse asnjë socialist nuk ja kërkoi në dëgjesat e tij “pas pilafit”!
‘Zero shqetësim për zjarret’; i rezulton Fugës në raportin përfundimtar përmbledhës!
Zjarret po trillohen nga Premçi, pritet shkarkimi i tij për panik, ndaj deklarata e tij për tërmet është normale!