Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

“Siguria kibernetike, përgjegjësi sovrane e RSH!”

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
“Siguria kibernetike, përgjegjësi sovrane e RSH!”

GJENERAL * PIRO AHMETAJ

Në përgjigje të interesimit të disa mediave rreth reagimit të Tiranës zyrtare mbas sulmit kibernetik të Iranit ndaj sistemeve dixhitale të Republikës së Shqipërisë, në vijim gjeni një përmbledhje strategjike: Para së gjithash, përtej dhe përfshi rastin konkret, ku sistemet dixhitale të një shteti (R.SH) u sulmuan nga një shtet tjetër (Irani), po paraqes një opinion të zgjeruar PSE (?) vendet kanë jo vetëm përgjegjësinë, por janë edhe në të drejtën sovrane për të reaguar ndaj sulmeve kibernetike?

Së pari, kryesisht mbas viteve 2000, kërcënimet kibernetike janë të konsideruara në toplistën e rreziqeve asimetrike ndaj stabilitetit, për rrjedhojë edhe ndaj sovranitetit kushtetues të çdo vendi më vete, ndaj Aleancës Transatlantike (NATO) dhe jo vetëm.

Mbas Samitit të Çikagos 2012, NATO ka bërë përpjekje për t’i konsideruar kërcënimet kibernetike si pjesë të artikullit 5, ose si përgjegjësi e mbrojtjes kolektive. Ndërkohë, ajo ka zhvilluar projekte, kapacitete dhe aktualisht zotëron aftësi operacionale për mbrojtjen kibermetike “vetëm të sistemeve dixhitale të NATO-s”, qofshin ato të instaluara në Bruksel, në instalimet e kohës së paqes apo në 30 vendet anëtare (përfshi në R.SH)!

Si dëshmitar/ekspert teknik i këtyre përpjekjeve, e përsëris se përfshirja e kërcënimeve kibernetike brenda “Ombrellës së përgjegjësive të NATO-s” (artikulli 5), do të transformonte nga themelet Marrëveshjen e Washintonit (1949) si dhe përballjen e Aleancës me kërcënimet e gjeneratës së shekullit 21/22.

Ndërsa “dështimi” i kësaj përpjekje (nëse do e quanim kështu), ndërlidhet jo vetëm me barrën e jashtëzakonshme financiare (Triliona Dollarë) të sistemeve të mbrojtjes nga sulmet kibernetike, por edhe me konkurrencën mes USA, UK, Gjermanisë, Francës, etj. për prokurimet e sistemeve nga industritë ushtarake respektive si dhe me traditën hezituese të Agjencive të Inteligjencës për të ndarë informacione me peshë, gjeopolitike dhe strategjike njëherësh.

Gjithsesi, do ishte shumë mirë sa më herët, por shpresoj nuk do jetë shumë vonë, pasi përfshirja e kërcënimeve kibernetike brenda artikullit 5 të NATOs do të imponohet nga dinamika e lartë e ndryshimit të gravitetit të kërcenimeve në mjedisin e “erës së re të sigurisë”! Sigurisht NATO, do duhet të mbështesë vendet anëtare me mesazhe solidatiteti dhe asistencë teknike, si në rastin e sulmit kibernetik të Iranit ndaj RSh, kur Sekretari Stoltenberg, i konfirmoi mbështetjen e saj.

E lexuar nga konteksti i sipërpërmendur, besoj del edhe më e qartë që çdo vend i NATO-s, ka përgjegjësinë dhe të drejtën sovrane për të zhvilluar strategji, programe, kapacitete, infrastruktura dhe rregulla angazhimi për mbrojtjen e vendit nga kërcënimet kibernetike. Por, më duhet ta bëj të qartë se ndërtimi i kapaciteteve për mbrojtjen kibernetike është një ndërmarrje shumë e vështirë dhe me kosto pothuaj të pamundur për t’u përballuar jo vetëm nga vendet e vogla të ngjashme me vendin tonë.

Po ashtu, përfitoj nga ky rast, për t’ju përgjigjur një shqetësimi publik në 10 vitet e fundit (nga kur Qeveria Berisha në marrëveshje me USA, pranoi valën e parë të opozitarëve Iranian: ‘në rast se regjimi i Iranit do guxonte të komplotonte sulme terroriste kundër Muxhahedinëve (MEK) të akomoduar në territorin e RSH, pa asnjë mëdyshje (ashtu si rasti i 11 shtatorit në kullat binjake) do të konsiderohej/t sulm ndaj sovranitetit të RSH dhe çdo vendi të NATO, dhe nëse kështu do të merrte përgjigjen shpaguese nga fuqia ushtarake e Aleancës Transatlantike (NATO/SHBA).

Së dyti, prandaj në rastin konkret, gjykoj se mbështetur në të drejtën sovrane, Tirana Zyrtare vendosi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin si kundërpërgjigje proporcionale ndaj sulmit kibernetik të kryer në muajin korrik ndaj infrastrukturave dixhitale të RSH.

Përtej definicioneve të kujdesshme diplomatike, nga ana e sigurisë strategjike: “një sulm kibernetik (në këtë rast i provuar edhe nga agjencitë prestigjioze të inteligjencës), përbën mbi të gjitha kërcenim serioz ndaj stabilitetit dhe Sigurisë Kombëtare të një vendi sovran”, në këtë rast ndaj RSH. Nuk besoj se as udhëheqësit, strategët apo diplomatët e regjimit të Iranit të kenë kundërshtime thelbësore ndaj këtij përcaktimi të gjithëpranuar botërisht?!

Parë kështu, reagimin e ”fortë”, për këdo që do ta quajë kështu të Qeverisë R.Sh për ta larguar brenda 24 orëve prezencën diplomatike të Iranit nga Tirana, e gjej jo vetëm të legjitimuar brenda kornizës kushtetuese të RSH, por edhe të drejtë sovrane, të mirëpeshuar si dhe të koordinuar në raport me parimet e integritetit të çdo vendi të NATO-s dhe jo vetëm.

Së treti, sigurisht nuk ka vend fare as për politizimin, as për triumfalizëm delirant (si në rastin e spiunazhit rus për depot e braktisura të Gramshit) as për kapitalizmin e suksesit dhe lëvdata ndaj qeverisë, pasi në rastin më të mirë institucionet përgjegjëse kanë përmbushur detyrën kushtetuese ndaj stabilitetit, sovranitetit, sigurisë dhe interesave kombëtare.

E thënë më drejtpërdrejt, edhe pse si ekspert i mirëkuptoj shumë mirë vështirësitë deri në pamundësi për të parandaluar me garanci 100 % rreziqet kibernetike, Qeveria dhe Institucionet përgjegjëse, në bashkëpunim me ato homologe të SHBA, Izraelit apo ndonjë vendi tjetër, (si parandalimi i sulmit terrorist në stadiumin e Shkodrës) do të duartrokiteshin me meritë nga shqiptarët nëse do ta kishin parandaluar në kohë këtë sulm.

Nga ana tjetër, mendoj se duhet nënvizuar jo vetëm për komunitetin e sigurisë, se duke iu bashkuar me kurajë programeve të SHBA në betejën kundër regjimit të Iranit (duke strehuar oponentët e regjimit të Iranit), akt që në fakt nuk e ka bërë as Franca, as Gjermania, as Suedia, etj. Prandaj është fare e thjeshtë që bashkë me përfitimet nga statusi i aleatit të privilegjuar, strategjik siç e vetëquajnë pushtetarët e radhës), Shqipëria ka marrë mbi vete edhe peshën e rreziqeve nga regjimi i Iranit.

E parë nga ky këndvështrim, mendoj se SHBA e ka përmbushur “detyrimin” duke e kompensuar Shqipërinë e vogël në raport me peshën e madhe të kërcënimeve që ka marrë duke ju bashkuar interesave gjeopolitike në luftën kundër regjimit Iranit, Irakut, dhe në çdo rast tjetër të ngjashëm. Për më konkretisht, përveç qëndrimeve diplomatike, SHBA e ka mbështetur RSH për projektin e mbrojtjes kibernetike me asistencë teknike, ekspertizë etj., por edhe me sisteme, trajnime dhe financime duke e vendosur në krye të listës së bashkëpunimit midis dy vendeve tona.

Së katërti, përtej modestisë së tepruar, nuk bashkohem aspak as me privatizimin politik të gjithëpushteteve, as me (mavro) administratorët e emëruar me zvarritje në krye të institucioneve të larta shtetërore dhe as me delikuencën e mjero-opozitarëve të bravave, vulave dhe procedurave; as me përrallat egocentrike të Batonëve të pushtetit dhe teoritë konspirative të Haxhiqamilëve modernë, si dhe as me opinionistët e gjithëditur, por të mirëpaguar nga oligarkët trudhjamosur.

Ajo që dua të shtoj nga kapaciteti i ekspertit për të peshuar rreziqet ndaj sovranitetit dhe interesave kombëtare, është që faktorët politikë, për më keq ato shtetërorë, nuk do duhet kurrsesi të demonstrojnë protagonizëm, të tipit të udhëheqësve të internacionalizmit botëror në luftën ndaj regjimeve që gjithsesi kanë peshë dhe mundësi të konsiderueshme për të kërcënuar apo qoftë edhe dëmtuar interesat e vendit tonë jo vetëm në planin e sigurisë kibernetike, por dhe më gjerë. Së pesti, në dijeninë time të kujdesshme, 10 vitet e fundit, Shqipëria ka bërë përpjekje serioze, e finalizuar me “Marrëveshjen për Sigurinë Dixhitale”, e nënshkruar në janar 2022 me Kompaninë elitare, JC Jones Cybersecurity, që drejtohet nga gjenerali i mirënjohur James Jones, ish-Komandant i NATO-s, Këshilltar për Sigurinë Kombëtare gjatë Presidencës Obama etj.

Gjithësi gjykoj se mbetet emergjente dhe rekomandoj që edhe mësimet e nxjerra nga ky rast të shërbejnë si një kambanë e fortë alarmi, për të zhvilluar strategji aplikative (jo letra inventar/dekor për zyrat e shtetarëve të radhës); modernizuar sistemet, aftësitë mbrojtëse, si dhe kulturën e bashkëpunimit mes institucioneve dhe strukturave përgjegjëse ndaj kërcënimeve kibernetike dhe jo vetëm.

Në shtesë, përfitoj nga rasti, që ashtu si në 10 vitet e fundit, të rirekomandoj edhe më fort Autoritetet Shtetërore në Tiranë dhe Prishtinë që brenda Platformës: “dy shtete sovrane, një komb i vetëm”, do të duhet të jetësohet si një projekt shembullor i përbashkët për mbrojtjen kibernetike mes RSH dhe asaj Kosovës (për më tepër se ky projekt është jashtë kornizës së artikullit 5 të NATO-s).

*Gjeneral ® Piro AHMETAJ,

Senior Expert për SK, Rajonin dhe NATO-n, Zv.President i Këshillit të Atlantikut, Ish: Këshilltar Ushtarak i Presidentit të R.Sh, Zv.SHSHPFA & Përfaqësues në SHAPE/NATO. Shënim: Kjo përmbledhje është ndarë me ekspertë/kolegë në Këshillin e Atlantikut, Uashington, Bruksel etj.

Tags: Piro Ahmetajshqiperisiguria kibernetike

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Next Post
Sulmohet sistemi “TIMS”, zbardhet mesazhi që u shfaqej policëve në kompjuter

Sulmohet sistemi “TIMS”, zbardhet mesazhi që u shfaqej policëve në kompjuter

Maqedonia e Veriut pre e një sulmi kibernetik

Maqedonia e Veriut pre e një sulmi kibernetik

Gjithë bota kërkon distancimin e PD nga Berisha, PD kërkon distancimin nga Basha

Vendimi i 9 shtatorit ndau në dy epoka historinë e opozitës në Shqipëri







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

by mirseda
20:42 | 10/03/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk do të lejojë që Irani të ndërpresë lirinë e lundrimit dhe...

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

19:29 | 10/03/2026
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

19:12 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com