Pak minuta më parë, në aksin rrugor Pogradec-Lin, mjeti tip “Volkswagen” me targa AA 714 KO, me drejtues shtetasin Aleksandër Seitllari, 24-vjeç, ka aksidentuar shtetasin V.M, rreth 41-vjeç, banues në Buçimas, i cili drejtonte një motoçikletë.
Shtetasi V.M, pas mbërritjes në Spitalin e Pogradecit, ka ndërruar jetë.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, dhe po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.
U ngrit grupi hetimor, dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.